• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të jesh Rama. Të zgjerosh hendekun

10:57 : 09/05/2019
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Alfred Lela

Kryeministri Edi Rama po fliste dje para një grupi biznesmenësh të mëdhenj, në zemër të qytetit, ndoshta në hotelin më luksoz të Tiranës, për kërcënimin e jetës së qytetarëve nga (pa)siguria ushqimore. Me siguri, bash në kohën kur ai fliste, në drejtim të sheshit ‘Avni Rustemi’ apo të Pedonales, në ndonjë cep rruge a pallati, një plakë apo burrë në moshë, me sytë katër, po kontrollonte, sa tufat e qepëve dhe të majdanozit, sa ndonjë shishe qumështi te këmbët, dhe në të gjitha drejtimet e mundshme prej nga mund t’ia behnin ‘të zinjtë’ e Bashkiakes.

I njoh ‘trembje’ të tilla. Në rrugën që të çon te redaksia e Politiko-s, një burrë i këputur, e bën çdo ditë këtë betejë ‘ngriva-shkriva’ me policët. Ka një kovë të bardhë (tashmë e murrme), në fund të saj ca ujë dhe në krye tufa me lule të stinës, ku mbretërojnë trëndafilat. E has shpesh poshtë shkallëve, te cepi i një pallati të vjetër ‘të Enverit’ sa kalon Vesa Center. Kur ‘trimërohet’ ose nuk shquan rrezik, hedh 10 hapa dhe i afrohet kryqëzimit të semaforit, një zonë më e rrahur dhe më ‘e suksesshme’ për ‘tregtinë’ e tij. Kur lulet nuk janë më në sezon, nga fundi i verës, kalon te misrat e pjekur. Më vonë, kur del vjeshta dhe bien gjethet, e gjen me gështenja. Gjithë ç’i ka mbetur nga jeta janë dy sy të gjallë, me një të kaltër në gri dhe me dritë. Të tjerat i janë rrënuar: duart nga kallot, lëkura nga rrudhat dhe hapat nga mundimet.

Kryeministri mund të ketë të drejtë kur thotë se, shitësit ambulantë të qumështit, të freskët me gjasë, por të pakontrolluar dhe të pacertifikuar, shpërndajnë edhe pasiguri ushqimore. Nuk mund ta ketë megjithë mend ama kur identifikon ata si zemrën e problemit dhe ngecjen e sistemit. E kundërta është e vërtetë: ata që ishin ulur dje me të dhe e dëgjonin sy e veshë, biznesmenët e mëdhenj të prodhimit apo importit të ushqimve, pijeve dhe ilaçeve që konsumojë shqiptarët, janë problemi. Sigurisht, ka të ndershëm mes tyre, por edhe ata kthehen në pisa prej korruptimit, paaftësisë, papërgjegjshmërisë së një enti shtetëror mbi të cilin kryeministri ka të gjithë pushtetin e reformës, AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit).

Nga AKU, nga autoriteti mbi të cilin ka autoritet, duhet t’ia nisë kryeministri, dhe jo të ndjekë fshatarët e varfër me tri tufa majdanoz e dy shishe qumësht, rrugicave të Tiranës. Kjo kërkohet prej tij dhe prej shtetit. Te ky dallim qëndron edhe dështimi i tij. Shteti i madh dhe i paaftë bën pikërisht këtë: përndjek të voglin dhe të pamundurin për të krijuar grimasën e shtetit të fortë.

Lexo edhe:

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Kryeministri duhet të ruhet nga madhështia e hamendësuar e vetes, nga efigjia e shtetit të madh dhe nga biznesi i madh shqiptar. Një televizion kombëtar, një ndër dy më të mëdhenjtë, gjatë muajve të fundit ka bërë dy ‘hetime’ apo zbulime’, që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin publik. Në fillim disa kronika intensive për ujin e pijshëm, që rezultonte i ndotur dhe, së fundmi një investigim për prodhimet e ndryshme ushqimore që ‘mbushen’ me agjentë të dëmshëm për shëndetin.

Televizioni në fjalë ende nuk i ka bërë publike kompanitë e ujit apo ushqimeve që rrezikojnë shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. AKU nuk ka lëvizur vendit. Kryeministri, që ka partneritet me të mëdhenjtë, iu është turrur fukarenjve. Kur të zhdukë ata do të ketë marrë fund për të ‘Reformimi’ i Shqipërisë.

Nën qeverisjen e tij, ata, me sa duket, nuk zhduken por shtohen. Ndoshta, të shumtë dhe të bezdisshëm sa janë, do t’i përzejë të gjithë drejt getove, siç po bën me banorët e Astirit. Si sot, kur dërgoi trimat e Gjeneraleshit të tij për të dëbuar me dhunë ‘informalët’ e 28 viteve informalitet nga shtëpitë e tyre në periferi. Ku, me gjasë, me të fuqishmit, paret e të cilëve ‘e hedhin ujin përpjetë’ do të ndërrojë rrjedhën e Lanës.

Kundërshtarët politikë ia recitojnë përditë fundin politik Ramës, por aty nuk shkohet me fatwa politike. Fundi lexohet qartë, më shumë se kudo, te diferenca e thellë mes të mëdhenjve dhe të vegjëlve. Paaftësia për ta bërë këtë lexim, të jetuarit në ‘dhomën e jehonës’ që i krijojnë servilët, të jetuarit jashtë realitetit, është fundi.

Aty shkohet gjithmonë nëpër hendekun që një qeverisje zgjeron ndërmjet shtresave të popullatës.

/politiko.al/

Lajme të lidhura

SPORT

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

23:34 : 14/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/08/2025
SPORT

Egnatia nuk dorëzohet, me një lojtar më pak barazon shifrat ndaj O. Ljubljanës

22:52 : 14/08/2025
BOTA

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025
SPORT

Guardiola telefonon Donnarumman, kontakti i parë për ta marrë te Man.City

22:35 : 14/08/2025
BOTA

Bitcoin arrin rekord të ri, ja shkaqet

22:33 : 14/08/2025
Para

‘Burgun s’ta ka më frikë njeri’ Socialistja 'ujë të ftohtë' Ramës: Nuk ndërtohet shteti me terror

TË GJITHA

Liga e Konferencës/ Dinamo kalon në play-off, mbyllet aventura europiane për Egnatian

23:34 : 14/08/2025

Horoskopi, e premte, 15 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 14/08/2025

Egnatia nuk dorëzohet, me një lojtar më pak barazon shifrat ndaj O. Ljubljanës

22:52 : 14/08/2025

VIDEO/ Protesta të dhunshme kundër Vuçiç-it në Serbi, sulmohen dhe zyrat e partisë së tij

22:45 : 14/08/2025

Guardiola telefonon Donnarumman, kontakti i parë për ta marrë te Man.City

22:35 : 14/08/2025

Bitcoin arrin rekord të ri, ja shkaqet

22:33 : 14/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit/ Autori pozonte me armë dhe i dërgonte “mesazh”: Të vij aty kur s’ta pret mendja

22:21 : 14/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com