Një fëmijë 3-vjeçar është aksidentuar për vdekje në Berat.
Policia bën të ditur se u ndalua drejtuesi i makinës, shtetasi A.H 48 vjeç banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore.
“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se në fshatin Drenovicë, shtetasi A.H, duke drejtuar mjetin tip Benz ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja”, sqaron policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme, shtuan të njëjtat burime.