• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama, “orgji kufijsh” me dy burra shtatlartë në një dhomë…

09:30 : 09/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Donin të mbesnin në histori, por historia e tyre u shkrua në librat e zinj, që do mbahen mend gjatë, edhe pse ideja pati jetën e shkurtër. Ndarja e Kosovës, mbi baza etnike, nën konceptin e “korrigjimit të kufijve”, sot është damka më e zezë e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Plani i tyre, që nuk ishte gjë tjetër përveçse një projekt i kahershëm i serbisë, dështoi me sukses, kur në Samitin e Berlinit u varros, ndoshta një herë e përgjithnjë koncepti i ndarjes së Kosovës.

Projekti parashikonte për t’i ofruar Serbisë Veriun e Mitrovicës, (përfshi edhe Minierën e Trepçes), ndërsa si lëmoshë, Kosova të fuste në hartën e saj një pjesë të Luginës së Preshevës.

Dhe koha zbuloi të fshehtat e një plani… Në vitin 2014, Rama kreu një vizitë “historike” në Beograd, nën atributet e një “lideri rajonal” që do të zbuste politikat konfliktuale në Ballkan, veçanrisht mes Kosovës dhe Serbisë. Si për ironi, vizita e parë dhe e fundit e një zyrtari të lartë shqiptar në postin kryeministror në Beograd ishte ajo e Enver Hoxhës në qershor të vitit 1946.

Lexo edhe:

Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

Me madhështinë e së shkuarës dhe të tashmes, Rama sa për koperturë u kthye nën petkun e një heroi, kur mbajti një fjalim gjoja të “beftë” para homologut të kohës Aleksandër Vuçiç, kur përmendi çështjen e Kosovës, e cila medemek u konsiderua si “Provokacja” nga ana e tyre, dhe e përmbylli me një takim madhështor në Luginën e Preshës, ku e gjitha shqiptaria aty kishte dalë në rrugë për ta pritur e brohoritur Ramën.

Gjithçka ishte një kamuflim i madh që zuri kokë vetëm pak vite më vonë. Në takimin e mbajtur në Nish të Serbisë në vitin 2016, medohet se u gatua plani i ndarjes së Kosovës, mes tre liderëve, Rama, Thaçi dhe Vuçiç. Që të tre burrat u mbyllën në një dhomë për disa orë dhe sikur të kishin një “tepsi qulli” përpara, nisën të bëjnë hesapet, ti merr kaq, unë aq dhe në fund dalim të gjithë të lumtur… Kjo “orgji kufijsh” me tre burra shtalartë nuk e pati jetën e gjatë të bashkëjetesës.

Fillimisht ishte kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, që prerazi dhe me fort vendosmëri u shpreh se kurrë nuk do të lejonte t’i prekej asnjë milimetër territorit të Kosovës. Thaçi nga ana e tij bëri luftë të madhe mediatike dhe shtetare për ta vijuar këtë nismë të nisur e bitisur sipas tyre që në vitin 2016 në Nish.

Nga ana tjetër, Rama nën rrogozë nxiste elementë mediatik dhe politik që ta elaburonin këtë ide, duke mos preferuar të dalë vetë në skenë, por ishte gjithnjë i gatshëm që në “errësirë” të vinte në zbatim atë moment të bukur që kaloi në Nish.

Haradinaj në Kosovë, Berisha në Shqipëri dhe Merkel në Europë u “bënë bashkë” kundër treshes së burrave të “orgjisë së Nishit”, për të rrëzuar përfundimisht konceptin e korrigjimit të kufijve. Të paktën Europa zyrtare, nën drejtimin e kancelares gjermane Merkel, (dhe jo ajo e zyrtarëve të mesëm të Brukselit nën oazin e Mogerinit), janë qartësisht kundër idesë së hedhur në tregun botëror të tre të ashtqëuajtur liderëve të Ballkanit.

E fituara e madhe do të dilte Serbia që realizonte ëndrrën e kahershme për të marrë Veriun e Mitrovicës dhe gjithashtu këtij shteti që ka shkatuar luftat më të tmerrshme në Ballkan, i hapej edhe një mundësi për të ndezuar makinerinë ushtarake edhe në Bosnje.
Ndryshimi i kufijve do sillte precedentin e rëndë, fundi i së cilës mund të shkonte në disa vatra të mëdha lufte në të gjithë rajonin. I telendisur në arenën ndërkombëtare, i dërmuar nga situata e rëndë që po kalon vendi, kryeministri Edi Rama tashmë është një lider qesharak që tentoi ta bëjë Ballkanin si pikturat e tij abstrakte.

Këtë herë nuk i “ndezi” shkrepësja që mund të shpërthente barutin e badh ballkanik dhe i vetmi kujtim i bukur nga e gjitha kjo mesele, do mbetet ajo treshe me Thaçin dhe Vuçiç në vitin 2016.

Lajme të lidhura

SPORT

Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite

21:40 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025
SPORT

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

21:21 : 23/07/2025
BOTA

Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç!

21:13 : 23/07/2025
SPORT

Zyrtare/ Liverpool forcon sulmin, paguan 79 milionë £ për Hugo Ekitike

20:55 : 23/07/2025
AKTUALITET

Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik

20:50 : 23/07/2025
Para

Komisioneri i Vetingut pa shtëpi dhe i mbytur në borxhe

TË GJITHA

Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite

21:40 : 23/07/2025

“Duhet të lirohem”/ Zbardhet dëshmia e policit të burgjeve që i dha telefonin Veliajt

21:28 : 23/07/2025

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

21:21 : 23/07/2025

Mes tensioneve të larta, udhëheqësit e BE-së nisen drejt Kinës për samitin kyç!

21:13 : 23/07/2025

Zyrtare/ Liverpool forcon sulmin, paguan 79 milionë £ për Hugo Ekitike

20:55 : 23/07/2025

Zjarr në periferi të Finiqit, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik

20:50 : 23/07/2025

“Vjel” votat dhe taksat, Llatja braktis fshatrat e Elbasanit, banorët shtrojnë vetë rrugën

20:45 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com