Nga Flir Mosho
Dje mbylli vizitën në Shqipëri misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili na tregoi me shumë profesionalizëm dhe elegancë se në ç’gjendje janë në të vërtetë financat dhe gjendja ekonomike e vendit. Në thelb raporti i FMN-së identifikon këto probleme:
- Ngadalësimi i rritjes ekonomike të vendit me 3.5% për 2019, (thënë ndryshe, 25% rënie, vetëm brenda muajit të katërt të vitit, shumë larg nga parashikimet e bëra për 2019-ën).
- Rritje të defiçitit fiskal (në 2.5% të PBB-së)
- Dështimi total i politikës fiskale që ka prodhuar zvogëlimin e bazës tatimore, dhe trajtim preferencial për disa sektorë, përfshirë këtu uljen e shkallës së TVSH-së dhe shkallës së tatimit mbi fitimin.
- Risqet e mosrealizimit të mëtejshëm të planit të të ardhurave dhe humbjeve të pritshme në sektorin energjetik për shkak të rënies së prodhimit nga hidrocentralet.
- Gjendja e përkeqësuer e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të akumuluara nga qeveria.
- Borxhin tepër të lartë 69.9% e PBB-së duke përfshirë detyrimet e prapambetura
- Ekspozimi i lartë dhe një rrisk i lartë fiskal që lidhet me rritje në detyrimeve të kushtëzuara që ka ndërmarrë qeveria në lidhje me partneritetet publike-private (PPP).
Ndërkohë që FMN rekomandon se rritja e të ardhurave fiskale është jetike në një vend si Shqipëria që ka shumë nevojë për infrastrukturë dhe zhvillim njerëzor, menaxhimi i financave publike dhe performanca fiskale është në momentin e saj më të vështirë. Vetëm gjatë tre mujorit të parë të 2019-s rezulton se administratat përgjegjëse për të ardhurat kanë krijuar një defiçit prej më tepër se 2.4 milliardë lekë (20 Milionë euro) në buxhetin e shtetit ku taksa me performancën më të dobët ka qënë ajo e TVSH-së (-2.1 miliardë lekë).
Fakt | Plan | Fakt | Diferenca | Diferenca | |||
Emertimi | 2018 | 2019 | 2019 | Fakt 2019 Plan 2019 |
% kundrejt Plan 2019 |
Fakt 2019 Fakt 2018 |
% kundrejt Fakt 2018 |
Të ardhura tatimore | 98,456 | 102,744 | 101,552 | -1,192 | -1.2% | 3,096 | 3.1% |
Nga Tatimet dhe Doganat | 72,220 | 75,236 | 72,773 | -2,464 | -3.3% | 553 | 0.8% |
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar | 33,614 | 34,510 | 32,380 | -2,130 | -6.2% | -1,234 | -3.7% |
Tashmë nga vetë raportimet e qeverisë duket se performanca fiskale e ka humbur ritmin nga ku duket qartë që realizimi faktik i 2019-s, është pothuajse i barabartë me atë të 2018-ës (72,7mld leke – 72,2 mld lekë).
Të njëjtat raportime të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë tregojnë se përqindja e rritjes së të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat, respektivisht për vitet 2016 – 2019 janë në rënie progresive dhe nuk reflektojnë aspak sukseset e qeverisë.
3M- 2016 | 3M-2017 | 3M-2018 | 3M-2019 | |
Përqindja e rritjes së të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat në raport me një vit më parë. | 17.9% | 5.2% | 3.2% | 0.8% |
Në mungesë totale të transparencës, me arrogancë dhe pa asnjë ndjeshmëri ndaj biznesit, administrata tatimore vazhdon akumulimin e detyrimeve ndaj biznesit teksa performanca e saj është shumë larg pritshmërive të ‘udhëheqësit suprem’. Stoku i detyrimeve të prapambetura ka shkuar në rreth 30 miliardë lekë (rreth 300 milionë dollarë) ku rreth 250 milionë i takojnë qeverisë qëndrore dhe 50 milionë i takojnë qeverisë lokale. Mosrealizimi i planit të rimbursimeve vetëm sa ka përkeqësuar gjendjen në këtë drejtim.
Në kushtet e mos realizimit të të ardhurave, ‘lideri suprem’, Edi Rama do ta kuptojë shumë shpejt, se premtimet për rritjen e pagave, pensioneve dhe investimeve nuk janë gjë tjetër vetëm se utopi dhe akoma më e rëndë do të jetë kur do të materializohet kriza energjitike dhe do të duhet të paguajë detyrimet e borxheve që ka marrë dhe PPP-të me mbështetje buxhetore që ka firmosur këto 5 vite në pushtet.
Për transparencë, duhet të kemi parasysh se për vitin 2019 pagesat vjetore neto që parashikohen të kryhen për kontratat koncesionare apo PPP janë 12.7 miliardë lekë (mbi 100 milionë euro), shifër kjo që parashikohet të shkojë në 15 miliardë lekë (120 milionë euro) në 2020 dhe 16 miliardë lekë (130 milionë euro) në 2021.
Prej kohësh po ndjek me vëmendje zhvillimet ekonomike në vend dhe duket qartë se qeveria “e re” që prodhoi shuplaka e studentëve nuk ka asnjë lidhje me mbarëvajtjen e punëve dhe aq më pak me efiçiencën menaxhimit të ekonomisë së vendit. Kur të gjitha burimet qeveritare të informacionit (INSTAT, Ministria e Financës dhe Ekonomisë) tregojnë:
- Rënie të eksporteve, prej 3% në periudhën e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të 2018. Eksportet kanë një rol kyc dhe ndikojnë direkt në rritjen ekonomike, punësim, bilancin e pagesave dhe rritjen e konkurueshmërisë së vendit në arenën ndërkombëtare.
- Përkeqësimin e deficitit tregtar me 5.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.
- Rënie të treguesit të ndjesisë ekonomike me 5.6 pikë në krahasim me periudhën e parë të 2018.
- Rënie të kredisë për ekonomine, me bazë krahsimore mujore (mars 2019/mars 2018).
- Rënie të totalit të kredisë me bazë krahasimore 3 mujore (3M_2019/3M_2018) me 1.44%, madje edhe e krahasuar me 3 mujorin e parë të 2017 me 2017, që reflekton pasigurinë dhe besimin e humbur të biznesve në situatën ekonomike të vendit.
- Inflacioni 1.1%, nje indikator shumë i rëndësishëm që tregon së shqiptaret kanë humbur besimin dhe nuk shpenzojnë më.
- Rritje te kriminalitetit në vend në 2018 me 0.4% më shumë vepra kriminale në krahasim me 2017.
Që gjerat shkojnë si mos më keq në këtë vend, këtë vetëm Rama nuk ka sy ta shkojë dhe veshë të degjojë. Kuptohet, kur zgjedh të shohësh vetëm zhgarravinat bosh që vizaton gjithë ditë në zyrë, pamja është gjithmonë e bukur dhe plot ngjyra. Rama më kujton gjithnë e më shumë Narcizin që sipas gojëdhënes së mitologjisë greke, duke parë vehten në pasqyrën e liqenit nuk e kuptoi që ishte thjeshtë reflektimi i tij dhe ra thellësisht në dashuri me të. Dashuria për vehten ishte dhe fundi i tij i mjerë.
Tashmë që mori edhe lajmin e dështimit të rradhës, që negociatat me BE-në nuk do të hapen edhe për kushedi sa kohë, do të ishtë në nderin e tij të bënte aktin sublim të dorëheqjes për t’i dhënë zgjidhje krizës totale që ka përfshirë vendin.