• Kontakt
Friday, July 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Je partizan apo ballist…?!

14:52 : 06/05/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pak para se Rama të përkulej para monumentit në varrezat e dëshmorëve, një grup idhtarësh të komunizmit, nderuan me grusht ndër tëmtha diktatorin Enver Hoxha. Si çdo vit ata ishin të parët që provokuan, por prej të paktën gjashtë vitesh dalin të lirë me fotografitë e Enver Hoxhës.

Një tjetër udhëheqës, “vijim i së shkuarës në gen”, po i nderon kohët e fundit. Ai është kryeministri Edi Rama, i cili dje ka thurur elozhe për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ), duke bërë ndarjen nga një grup tjetër që dënojnë krimet e komunizmit. Rama u tregua dje një partizan i vërtetë, duke gjetur ca “ballistë” që po i prishin imazhin ‘luftës së ndritur’.

Rama sulmoi hapur Institutin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe gjeti “forcat e errëta” që sipas tij po përdhosin epopenë e ndritur të luftës çlirimtare. Dhe lufta vazhdon… Jo më me pushkë maleve dhe me nuanca të konfliktit civil, por me deklarata e qëndrime politike, duke kthyer “kinematografinë komuniste” me partizanë e ballistë, të mirët dhe këqijtë. Në reagimin e gjatë u ndal edhe në përplasjet e fundit edhe nga deputetë të tij me kreun e Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit Agron Tufa.

Lexo edhe:

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

Dyshime për rrjedhje gazi në hotelin “Vlora Priam”, turistët përfundojnë në spital

“Unë nuk i besoj historisë së shkruar nga fitimtarët, por domosdoshmërisë që ta kapërcejmë atë histori duke mos rënë në grackën e asnjë rehabilitimi të bashkëpunëtorëve të fashizmit dhe nazizmit dhe mos lejuar që në emër të studimeve të krimeve të komunizmit t’i cenohet një fije floku kujtdo që mori armët për të luftuar fashistët e nazistët. Qëndrimi është shumë i qartë, çfarë ndodhi dhe si në pikëpamje të luftës për çlirim deri në 29 nëntor 1944 nuk mund të jetë objekt i një instituti që paguhet nga taksat e shqiptarëve”-tha Rama, ndërsa paralajmëroi se tashmë ky institut mund ta ketë kaluar vijën e kuqe që ka vendosur qeveria, teksa shtoi: “i takon Kuvendit që të bëjë vlerësimet e nevojshme në raport me ligjin apo shkeljen e ligjit, apo dënimin e shkaktuar nga një i tillë institut”.

Por kryeministri, që historinë e njeh që nga “momenti kur ai qeveris”, me parimin se “historia jam unë”, sot po tenton të rindezë konflikte dhe hapë debate, për një qëllim të caktuar. Çështja e ndarjes “të majtë e të djathtë”, “partizanë apo ballistë”, në ditët e sotme është një ushqim i skaduar që Rama po e shpërndan si lëmoshë.

Vetëm në këtë mënyrë, duke kthyer dhe rikthyer debate të vjetra dhe pa ndikim në përditshmëri, Rama po tenton ti ikë aktualitetit, problemeve të mëdha që po kalon vendi. Sot problem është papunësia, niveli i ulët ekonomik që po kalon vendi, kapja e të gjithë pushteteve nga qeveria, protestat masive, mungesa e integrimit të vendit drejt BE-së, largimet masive të shqiptarëve në emigracion të paligjshëm, e mbi të gjitha korrupsioni i tmerrshëm që po kalon vendi.

Kjo e fundit është kthyer si armë shfarosëse që po vret shpresën e çdo qytetari që nuk është i lidhur me pushtetin. Megjithatë Rama këtyre çështjeve u ikën edhe me dy fraza tashmë të dalë boje: “fajin e ka opozita dhe media”. Kur të gjitha këto nuk mjaftojnë kryeministri rikthen kohën e luftës, për ti ndarë qytetarët në partizanë dhe ballistë…! Po me gjasë ketë herë nuk do i shkrehë pushka e ndryshkur…

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

23:08 : 24/07/2026
AKTUALITET

Dyshime për rrjedhje gazi në hotelin “Vlora Priam”, turistët përfundojnë në spital

23:06 : 24/07/2026
AKTUALITET

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026
AKTUALITET

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026
AKTUALITET

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

22:39 : 24/07/2026
BERLIN, GERMANY - MARCH 03: German designated chancellor and leader of the German Christian Democrats (CDU) Friedrich Merz speaks to the media the day after the Hamburg city-state election on March 03, 2025 in Berlin, Germany. Merz is under pressure to negotiate the formation of the next federal government coalition quickly in order to help strengthen Europe's position over defence and its relationship to the USA. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)
BOTA

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

22:37 : 24/07/2026
Para

Aksioni te “Komuna e Parisit”/ Lihet në qeli Barushi dhe bashkëpunëtori

TË GJITHA

Horoskopi 25 korrik/ Një ditë me surpriza, mundësi dhe sfida për shenjat e zodiakut

23:08 : 24/07/2026

Dyshime për rrjedhje gazi në hotelin “Vlora Priam”, turistët përfundojnë në spital

23:06 : 24/07/2026

Në kërkim nga SPAK, Denis Tafili plagos me armë një person në Durrës. Po ‘mbronte’ mikun e tij polic

23:03 : 24/07/2026

Sherr në Durrës, dy persona në kërkim, shoqërohet një efektiv policie

22:44 : 24/07/2026

Nga pengmarrja në Angli te tragjedia në Roskovec, zbardhet e shkuara e Refit Buzit

22:39 : 24/07/2026
BERLIN, GERMANY - MARCH 03: German designated chancellor and leader of the German Christian Democrats (CDU) Friedrich Merz speaks to the media the day after the Hamburg city-state election on March 03, 2025 in Berlin, Germany. Merz is under pressure to negotiate the formation of the next federal government coalition quickly in order to help strengthen Europe's position over defence and its relationship to the USA. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Ristrukturim në qeverinë gjermane, Merz paralajmëron valë të re ndryshimesh

22:37 : 24/07/2026

Bilanci i hidhur i investimeve strategjike

22:17 : 24/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinograndpashabetgrandpashabetjojobetcasibomcasibomcasibom girişgrandpashabet