Qytetarët shqiptarë nuk janë vetëm kundër Edi Ramës dhe Rilindjes së tij në pushtet, por nuk pranojnë edhe kandidatët për kryetarë bashkie të PS-së.
Një qytetare e ardhur nga Londra ka shpërthyer në fyerje dhe ofendime ndaj Edi Ramës dhe kandidatit të PS për bashkinë e Kolonjës, Erjon Isai.
Qytetarja shprehet mjaft e zhgënjyer nga socialistët, të cilëve ju ka dhënë votën në 2017-n.
“ Më ka bërë përshtypje para 3 ditësh, që kandidat për kryetar bashkie është Erion Isai. E keqja më vjen se, unë votën time ia kam dhënë Edi Ramës,ka ardhur enkas nga Londra. Nuk jam as pederaste dhe as lëvizje interesi, LSI. Unë nesër ja për rrugë, por më bëri përshtypje që të vijë tani një p.…..një votë është e vlefshme, të shpie atje ku ti kërkon. Portokallia të marrë rrethin e Kolonjës, që Kolonja ka një vend aq të vogël, por aq me medje të ndritur. Ka plot kolosa ky vend, dhe që janë besnik, por jo të vijë Erion Isai. Kolonja nuk është Shalqi, i kuq nga brenda dhe jeshil nga jashtë. Isai është për humor dhe atë humor që ka arritur nuk e ka me televotim. Na degjeneruat fare, unë s’kam asgje personale me atë person. Të qajmë hallet me Erion Isain ne tani, ai është çapaçul, ai A-së, I thotë B. Unë i rri Kolonjës besnike dhe nuk lëviz”, tha qytetarja.













