Sipas avokatit Altin Goxhaj, Aleksandër Vuçiç lidhur me qëndrimet e tij ka marrë këshillat e Ramës, duke argumentuar se sipas të dhënave që kanë dalë gjatë javës u tregua qartë se Rama e ka shpikur historinë e copëtimit të Kosovës.
Sipas Goxhajt të gjithë e kanë kuptuar rolin që ka luajtur Soros duke argumentuar se kryeqyteti për këtë organizatë ku ka ndikimin më të madh është Beogradi.
“Roli i Tiranës tashmë është jashtë loje dhe vizita e Vuçiçit në Tiranë është që të shpëtojë Ramën dhe Thaçin. Bashkë me Vuçiçin ata janë të tre në të njëjtën varkë, kjo varkë po mbytet dhe kjo është një gjë për të shpëtuar”, tha Goxhaj.
Lidhur me protestën e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, Goxhaj tha: “Unë i bëj thirrje çdo kujt që të mos shkojë në protestën e thirrur nga Vetëvendosja, është protesta më e pavërtetë e mundshme. Protesta do të kishte kuptim para Samitit të Berlinit që të jepnin një mesazh dhe presion. Vetëvendosja është një instrument i Sorosit dhe i shpikur nga Soros dhe unë mund të paraqes dokumenta që e provojnë si për Ramën si për Vetëvendosjen.
Këta dalin vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, për të treguar se po iku Edi Rama do të na vijnë ekstyremistët, janë tyë gjithë një vegël siç është edhe Aleanca KuqeZi që ka pranuar tëq futet në Zzgjedhje. Kanë dashur të rrëzojnë edhe Haradinajn pasi ishte i vetmi që i vuri gjoksin copëtimit, dhe Albin Kurti e bojkotoi Haradinajn. Kush e solli Vetëvendosjen në Tiranë, këlyshët e Sorosit dhe Albin Kurti siç shpiku dhe krijoi Shpend Ahmetin që e bëri pjesë e delegacionit për dialog me Serbinë”./faxweb













