Një tjetër shtetat është arrestuar në flagrancë ku iu sekuestruan sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike, si hashash dhe kokainë si dhe municione armësh. Shtetasi me iniciale M.J është arrestuar në Tepelenë, në fshatin Levan të Memaliajt ndërkohë që kryepalku i fshatit është gjithashtu nën hetim.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve dhe falë inforamcioneve të ardhura nga qytetarët, janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike .
Finalizohet operacioni policor i koduar “Liqeni”, i zhvilluar Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër
Sekuestrohen municion luftarak, doza me kokainë, një sasi farash të dyshuara si ato të bimës Cannabis Sattiva dhe kubikë të kultivuar me fara të dyshuara Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një kryeplak fshati.
Në kuadër të luftës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, nga ana e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër është organizuar operacioni “LIQENI”. Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: M.J., 26 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur Liqeni i fshatit Levan, Memaliaj, ku në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi disa doza me lënë të dyshuar Kokainë, një sasi të konsiderueshme fara cannabis sative si dhe kubikë të kultivuar me fara canabis sativa. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.
Gjithashtu po në kuadër të kontrollit të pandërprerë të territorit, si pasojë e presionit të Policisë duke ushtruar kontroll të pandërprerë, në një zonë të pyllëzuar në territorit e fshatit Vasjar , nga shërbimet e Policisë Memaliaj gjatë kontrollit të territorit u gjetën të hedhura 350 fishekë luftarak, lëndë narkotike canabis sativa dhe kubikë me fara cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin B.Ll, me detyrë kryeplak i fshatit Vasjar, Bashkia Memaliaj, për “Shpërdorim detyre”
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.