• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Letër babait tim

10:38 : 04/05/2019
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Xhulian Shehat Tota.

Kjo është hera e parë që shkruaj për babain tim. Tani që e mendoj duket sikur e kam më afër kur flas për të. Më duket sikur e sjell në jetë me historinë dhe kujtimet për të. Thonë se babai për fëmijën është ai heroi i përrallave që bën botën një vend më të mirë. E them me bindje se babai im do të mbesë heroi i jetës time. Atij nuk i duheshin superfuqi, ai i kishte ato në ekzistencën e tij. Babai im lindi ne Kukës nga një familje e nderuar dhe e respektuar. Që në vegjëli u dalluan ato grimcat e para të një njeriu me perspektivë e me vlera.

Babai im punoi fort për të arritur aty ku dëshironte. Planet e qarta, vullneti i hekurt dhe dëshira e madhe ishin çelësat që e ndihmuan për të ecur përpara. Ai donte të linte gjurmën e tij në këtë botë dhe ia arriti. Edhe pse i rritur me vështirësi sepse kushtet e atëhershme ishin të pakta për një jetesë normale ai nuk u dorëzua por u bë më i fortë. Ai donte t’ia dilte mbanë, të dilte nga ajo jetesë e vështirë duke punuar fort dhe me nder. Mbaroi me rezultate të shkëlqyera në të dyja universitet si për veterinari ashtu dhe për juridik. Arriti të zinte miq të cilët kishin të njëjtat ëndrra si ai duke e mbështetur në rrugën që po niste.

Për dy vite e gjysme shërbeu si drejtor hekurudhash e për vite me rradhë sherbeu si drejtor i shërbimit publik. Arriti në poste të larta të administratës shtetërore ku tregoi përkushtim dhe profesionalitet. Babait tim i pëlqente gjithashtu të shkruante shumë, disa nga shkrimet e tij janë botuar në gazeta te ndryshme shqiptare. Duke qenë se në ato kohë Partia Demokratike po sillte një frymë të re në Shqipëri ai e përkrahu duke themeluar dhe degën e njësise numër 7 me disa nga kolegët dhe miqtë e tij. Me përkrahjen e miqve, me punën e palodhshme sot ajo degë njihet edhe sot dhe vazhdon të zhvillohet më së miri ashtu sic ka dashur vetë ai. Shumë meshkujve në këtë botë iu takon të bëhen prindër por shumë pak prej tyre meritojnë emrin baba.

Kjo shprehje më ka mbetur thellë në mendje dhe do doja ta vendosja në këtë shkrim për tim atë sepse e personifikon më së miri. Ai ishte një bashkëshort i devotshëm, një baba per të tre fëmijët e tij. Sigurohej të na rriste dhe të na edukonte përherë me vlerat e një njeriu të moralshëm. Suksesi më i madh për të ishte të gëzoje moral të pastër. I jam mirënjohës për njeriun që jam sot. Ai më mësoi të isha pozitiv, të rrethohesha nga njerëz të mirë dhe mbi të gjitha të respektoja çdo njeri. Respekti ishte vlera më e lartë për të. Atij i pëlqente të qeshte, përherë në rrethin shoqëror ai ishte gazi dhe hareja.

Lexo edhe:

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Do ishte mëkat nëse i hiqet Kastriot Pirolit

5 vite pa Teatër Kombëtar

Shakatë dhe humori i tij ishte tepër dashamirës dhe kërkonte të shihte tek të tjerët sy të shkëlqyer dhe të gëzueshëm. Babai im ishte nga ata njerëz që fjalën e kishte me peshë, nëse ai fliste të gjithë e dëgjonin me kureshtje dhe admirim sepse ai kishte gjithmonë dicka për të thënë. Ai ishte përherë i hareshëm, përherë mundohej të krijonte situata për të cliruar të tjerët nga energjitë negative. Pika e tij e fortë ku përherë mbështetej ishte meritokracia.

Ai e kishte si qëllim barazinë. Nuk i falte kurrë askujt atë cfarë meritonte dikush tjetër. Im atë ishte mbështetës në idetë e të tjerëvë, i pëlqente idetë inovatore. Ishte një person i drejtë, i mencur dhe i duruar. Pëlqente t’i thoshte gjërat në mënyrë të drejtpërdrejtë sepse ai nuk kishte frikë nga përballja madje i kërkonte ato. Debatet me të ishin përherë me tone të ulëta, fliste përherë me argumenta duke e mbrojtur mendimin e tij më së miri. I pranonte njerëzit ashtu sic ishin me të mirat dhe të metat e tyre sepse tek e fundit kjo është barazia. Sa më shumë flas për të aq më shumë dua të eci në hapat e tij.

Shpesh kërkoj nga Zoti një shenjë për të kuptuar nëse babai im është krenar për deri ku kam arritur unë. Ai nuk ndodhet fizikisht me mua por është në mendimet e mia në zemrën time. Njerëzit që më rrethojnë më thonë se sa vij dhe I ngjaj atij, ky është komplimenti më i bukur që marr. Jam krenar për gjithcka ka bërë për veten e tij, për të tjerët dhe për ne, familjen e tij. Jam i bindur se do të kishte bërë shumë më shumë.

Kontributi i tij ka qënë dhe mbetet i vlefshëm jo vetëm për mua por për të gjithë ata që e njohën. Kjo biografi e vogël për tim atë shërben jo vetëm për t’i hedhur dritë veprave të tij por si një mesazh gjithashtu për të gjithë ata që duan të ndihen më të mire dhe që duan të ndjekin ëndrrat e tyre ashtu sic ia arriti babai im. Jam me fat që jam pasardhësi i tij dhe me krenari të plotë do të shprehem përherë se jam biri i Shehat Totës.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Do ishte mëkat nëse i hiqet Kastriot Pirolit

14:23 : 17/05/2025
AKTUALITET

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025
AKTUALITET

Gjirokastër/ Kishte një urdhër të SPAK, Policia arreston 32-vjeçarin

13:58 : 17/05/2025
AKTUALITET

I vodhi çelësat e makinës dhe më pas automjetin, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

13:50 : 17/05/2025
AKTUALITET

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

13:27 : 17/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025
Para

Shqiptarë, mos e lejoni nesër kriminelin serb Vuçiç të shkelë në tokën tuaj…

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Gjekmarkaj: Do ishte mëkat nëse i hiqet Kastriot Pirolit

14:23 : 17/05/2025

5 vite pa Teatër Kombëtar

14:10 : 17/05/2025

Gjirokastër/ Kishte një urdhër të SPAK, Policia arreston 32-vjeçarin

13:58 : 17/05/2025

I vodhi çelësat e makinës dhe më pas automjetin, arrestohet 30-vjeçari në Elbasan

13:50 : 17/05/2025

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

13:27 : 17/05/2025

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com