Nga Boldnews.al
Janë zhdukur nga qarkullimi kapsollat dhe fishekzjarrët, por vendin e tyre e kanë zënë armët. Krisma me breshëri, atentatet, krimi në familje dhe vrasje për një zënkë, janë rutinë në ditët e sotme. Meqë Rilindja të bombardon me statistika të paqena, për rritje ekonomike, investime apo ulje papunësie, (që ekzistojnë vetëm në mendjen vituale të drejtuesve), faktet, po me statistika zyrtare, tregojnë se pasiguria ka mbërthyer vendin me darët e krimit.
Në katër muaj janë regjistruar 30 vrasje. Tetë janë krim brenda familjes, ndërsa pjesa tjetër ekzekutime të tipit mafioz. Nga janari i këtij viti dhe deri më sot regjistrat e gjendjes civile kanë fshirë nga lista 30 njerëz. U vranë! Kjo mbetet një e dhënë e frikshme për rritjen e kriminalitetit, duke marrë në konsideratë se për të gjithë vitin 2018 u regjistruan 51 vrasje me dashje.
Sot grafiku i krimit të rëndë ka pësuar rritje. Krahasuar me katërmujorin e një viti më parë, vrasjet janë 55 % më shumë. E sërish flasim për siguri, shtetin ligjor dhe policinë në krye të detyrës. “Puna matet me fakte konkrete”-deklaroi pak kohë më parë kryepolici Ardi Veliu, ndërsa hapi një grafik dhe nisi të “recitojë poezi” sesi krimet janë ulur ndjeshëm, veçanërisht vrasjet.
Edhe statistika 30 të vrarë në katër muaj është statistikë, por për të askush nuk dëshiron ta komentojë në strukturat policore. Për ta, ajo mbetet vetëm një e dhënë, pasi puna kryesore është të mposhtin çdo revoltë të mundshme popullore.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë urdhëruar që të ndjekin nga pas kryeministrin për ti ofruar sigurinë kudo që udhëton jashtë Tiranës. Tregohen agresivë me qytetarë të vorfën që ngrenë zërin kundër Ramës, i bllokojnë rrugën dhe hethin parrulla. Të jenë këta “kriminelët” e vërtetë të vendit?
Po ashtu, çdo strukturë tjetër duhet të jetë e gatshme me gishtin në këmbëzën e pushkës së gazit lotsjellës. Nuk u mjafton vetëm që gazin me tepri e përdorin kundër protestuesve të opozitës, por tashmë kanë vendosur ta hedhin edhe brenda banesave. Kjo ndodhi më 9 prill. Dy ngjarje u regjistruan atë ditë, njëra shumë e “rëndë”, dhe tjetra ishte rutinë, kishte ndodhur edhe pesë herë të tjera.
Qindra efektivë të Policisë së Shtetit, të mbështetur edhe nga Policia Bashkiake e Tiranës mësynë në shtëpitë e banorëve të Bregut të Lumit. Gaz lotsjellës brenda shtëpive. Gra, të moshuar dhe fëmijë ikën të lemerisur pa frymë.
Kush pati pak forcë për të kundërshtuar përfundoi i dhunuar nëpër komisariate. Iu hap rruga fadromave të Lali Erit për të rrafshuar shtëpitë e qytetarëve, reagimi i banorëve u konsiderua nga policia si një akt i rëndë, ngjarje “tepër e rëndë”…
Po atë ditë, në mesditën e 9 prillit ndodhi një “krim i vogël”… Pesë persona të armatosur çanë lirshëm rrethimin e Aeroportit të Rinasit dhe rrëmbyen në avionin me 104 pasagjerë 6.5 milionë euro, të tre bankave të nivelit të dytë.
“Nuk u cënua siguria kombëtare”-theksoi ministri Sandër Lleshaj, duke nënkuptuar se ishte një ngjarje “normale” kriminale që po ndiqej nga policia dhe prokuroria. “Sigurinë kombëtare” e kishin çënuar familjet e Bregut të Lumit? Statistika…! 30 të vrarë në katër muaj. Këtë po na ofron Rilindja si haraç për rendin.
A nuk mjaftojnë krismat e armëve për të na pakësuar si popullsi? Sërish na vjen në dihmë po qeveria e Rilindjes, këtë herë duka na e marrë jetën gradualisht, e me vuajtje. Në vend qarkullojnë pesticide që kanë përbërje të lartë hormonesh, të cilat përdoren në bujqësi.
Për ekspertët ata shkaktojnë sëmundje të rënda deri në kaceroze. Gjithashtu përveç hormoneve që përdoren dendur në produktet bujqësore, siguria në bulmet është fort e pasigurtë. Si pasojë e mungesës së kontrolleve, e mbi të gjithave asnjë ideje për ta zbuluar, individë të ndryshëm përdorin produkte të palejuara si vaji i palmës, allci, niseshte dhe lloj e sorollop agregatesh në djathë dhe nënprodukteve të tjera të qymështit.
Mishi i paketuar është një tjetër “kancer malinj” që hyn e del me dhe pa doganë. Përfundon në tryezat e gjithë shqiptarëve (me përjashtim të politikanëve dhe elitsës së biznesit). Kur nuk na e marrin jetën plumbat, strukturat amorfe të qeverisë mendojnë si të na dëndin me hormone dhe agregatë kancerogjen në ushqimet e përditshme.