Jan Vertonghen ka qenë i detyruar të lërë fushën pas goditjes së frikshme të marrë në kokë nga një përplasje me shokun e tij të ekipit, Alderweireld.
Lojtari ka pësuar një çarje në hundë dhe ka marrë ndihmën e parë të stafit mjekësor. Belgu ka provuar të kthehet në lojë, por më pas ka dalë menjëherë nga fusha i trullosur dhe i ndihmuar nga mjekët e ekipit.