• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Triumfi i armikut të popullit

12:53 : 28/04/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Nuk është e vështirë të gjendet një “armik i popullit” në këtë periudhë tranzicioni. Për elitën shqiptare, që përherë i ka shërbyer pushtetit, ai është vetëm një: Sali Berisha.

Është I këtillë jo vetëm për ato që ka bërë dhe ato që i atribuohen, por edhe për atë që përfaqëson. Provincial nga Veriu në Tiranën e dominuar nga shokët e partisë dhe bijtë e saj, Berisha përthith me përkufizim çdo akuzë, insinuatë dhe i shkon çdo përbuzje.

Ky është metri që e ashtuquajtura elitë e kafeneve ka për të gjykuar. Është kjo elitë e cila është përbetuar disa herë se do ta çojë në burg Sali Berishën, i cili jo vetëm që bëri ça desh, por edhe u tall sa deshi.

Në fakt asgjë nuk ndodhi. Fatos Nano e drodhi duke folur për nevojën për stabilitet. Ai e la Berishën jashtë, ndoshta sepse siç i thonë një fjale nuk pati bythë ta fuste brenda. Ilir Meta e futi një orë në rajonin e policisë, por socialistët e qytetit, xhelozë dhe të kompeksuar nga impotenca e tyre e quajtën këtë aktin e një maloku kundër një maloku.

Por as Saliu nuk preku njeri nga socialistët. Tha e ça nuk tha për ta, porn ë fund donte t’I bënte shokë, aq sa ftonte Fatos Nanon në përvjetorët e PD-së. Për socialistët e të gjithë brezave, Berisha është i pandreqshëm. Sipas tyre ai vrau m ë 21 janar, vrau edhe në Gërdec. Dhe për këtë u betuan se do bënin drejtësi. Se burgu priste Berishën. Qeveria u ndryshua, por në fjalën e parë si kryeministër kaposhi i Rilindjes, Edi Rama, deklaroi se do ja linte atë historisë.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

I kujtojmë të gjithë skenat në parlament, fjalimet pa fund të Berishës, aq sa zotit Rama, këtij qytetari tekanjoz iu prish humori, por edhe terezia që sjell pushteti me të cilin di të bësh vetëm një gjë.

Ndaj edhe reforma në drejtësi riaktualizoi fjalën Burg për Berishën. Burg për të, burg edhe për Ilir Metën. Vitët ikën, reforma thonë se u bë, madje është ekzemplare, por Meta shkoi në Presidencë, kurse Berisha bën opozitarin vetëmohues.

Socialistëve të shkretë që e kanë kaq për zemër Shqipërinë u kanë mbetur përvjetorët, të 21 janarit, të Gërdecit, ku me Erjon Braçen në krye mallkojnë në Facebook kriminelin Sali Berisha. Shpërndajnë shpërblime për familjarët, postojnë statuse dhe porosisin analistët të kujtojnë namin e zi që ka bërë maskarai. Ditë e fukarasë nuk ardhka asnjëherë.

Ndaj edhe narkozën e fundit, qetësuesin e fundit po na e jep Baton Haxhiu, vëllau nga Kosova. I cili përmes një shkrimi në të cilin e vendos veten përballë Berishës, ndonëse ai është një emër ndër të shumtit të cilët ish-kryeministri i përdor për të shtyrë nevojat politike të ditës, thotë se Berisha do përfundojë keq. Shpresa ngjallet e thua se e hëngri Sala, shkoi në burg. Se Batoni nuk ashtu kot, çoç di. Por tek lexon fundin e shkrimit sheh se Batua e paska fjalën për fundin e Berishës në kuptimin letrar.

Njeriu Sali Berisha nuk e ka humbur vetëm veten e tij. E ka humbur edhe atdheun. Ai s’po e kupton që po ikën pa pasur asnjë fije shprese se mund të kthehet. Njeriu që e themeloi Partinë Demokratike, tash në atdheun që s’e do, po e shkatërron atë që e kishte krijuar dikur. Kështu e do edhe Kosovën. Të shkatërruar dhe pa të ardhme. Nuk e kupton që ajo nuk merret dot në botën tjetër, sepse iu takon të gjallëve

shkruan Batua në këtë kryengritje të vockël sentimentalo-patriotike.

Mirëpo nga burgu te pritja se Berisha do vdesë ka në mes një tallje të madhe, një dështim spektakolar mes moralit të premtimeve dhe asaj që shihet në të vërtetë. Batua, edua, braçja dhe taulanti, bëjnë mirë të mbajnë parasysh atë fjalën e urtë të popullit tonë: plakut fjalën dëgjoi, jo pordhët.

Këta zotërinj kanë obsesion të jetës publike Berishën që mesa duket i ka konfuzuar aq sa këta ngatërrojnë çdo gjë. Në emër të këtij respekti le t’I blejnë një palë tespie dhuratë, meqenëse në tri dekada betim për burg zotëria I kapi 75 e tani çdo përmjerrje politike për burg e pranga, nuk bën më def. Ose meqë janë qerratenj dhe kanë vënë ca lekë, le të porosisin tespi apps që të luajë zotëria meqenëse ai në burg duhet të shkonte por për ta thënë shqeto: jo nga këta soj burrash që kanë kapur një popull të tërë që as e qijnë e as e lëshojnë./Respublica/

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

Furtunë në administratë/ 568 punonjës largohen, 229 me dorëheqje…

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com