Kreu i qeverisë Edi Rama, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit ka bërë edhe një herë me dije vendimin e maxhorancës për të mos bërë asnjë hap prapa, paçka se mund të përballet me presionin dhe kundërshtimin e opozitës, që është jashtë Parlamentit.
Ai u shpreh se nuk do të lejojë të përsëritet situata e vitit 2017 kur sipas tij socialistët sakrifikuan politikisht çdo gjë për të siguruar opozitën.
”
Opozitat në vend që luftojnë me program dhe ide kanë zgjedhur kërcënimet dhe kapsollat. Dhe në vend që të përfaqësojë ka vendosur ti nxjerrë edhe ata që përfaqësojnë në rrugë. Opozita ka vendosur ti përdorë si mish për top njerëzit duke u fshehur pas tyre. Kjo është padyshim e rëndë dhe e papranueshme nga askush madje as nga vetë ata që I kanë zgjedhur. Por, edhe ne nuk kemi ndonjë zgjedhje tjetër përvecse të vijoojmë rrugën tonë. Pa devijuar nga zgjedhjet e 30 qershorit. Kur dy parti politike dhe disa kryetarë pa parti rreth tyre përbetohen se do ta dhunojnë të drejtën e popullit për të zgjdehur kryetarët e bashkive dhe këshillat në republikat e Shqipërisë.
Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që ndryshe nga unë apo ne, mendojnë se zgjedhjet pa këto parti janë anormale, por dua t’ju them të gjithëve se kjo nuk është as zjgedhja dhe as faji ynë. Sepse ne në këndvështrimin tim kemi bërë gjithcka që kemi pasur në dorë që kjo të mos ndodhë. Mund të bënim më shumë? Mbase, por se di çfarë mund të bënim më shumë. Është mirë që të gjithë të kujtojnë se çfarë kemi bërë dhe mos e harrojë askush se jemi ne që e kemi dhënë provën që mes një palë zgjedhjesh pa opozitën dhe zgjedhje me opozitën, kemi parapëlqyer të dytën dhe kemi sakrifikuar politikisht për ta bërë të mundur. Prova është në sytë e kujtdo që ka një kujtesë të gjatë sa dy vjet më parë. Ishim në të njëjtën situatë kur të njëjtët njerëz, kur Lulzim Basha dhe partia e tij ishin në çadër ndërsa aleatët tanë rrinin mes çadrës dhe qeverisë në pritje që të binte qeveria.
Në 2017 ne kaluam ylberin në raport me traditën politike në Shqipëri por edhe me vetë mandatin tonë duke ndarë të gjitha përgjegjësitë e qeverisjes me ta dhe duke u besuar atyre as më shumë e as më pak po Ministrinë e Punëve të Brendshme plus ministritë e tjera dhe agjencitë e rëndësishme shtetrore. Sepse edhe në kushtet kur BE dhe SHBA e mbyllën gjithë kaitullin për të arritur në një kompromis dhe dekaruan me keqardhje për opozitën dhe duke e fajësuar drejtëpërdrejt se zgjedhjet duhet të mbaheshin dhe se zgjedhjet ishin legjitime dhe se qeveria e Palrmaneti i dalë prej atyre zgjedhjeve kishin leigjitimitet.
Nëse ne do ishim një forcë politike e lidhur me pushtetin dhe nëse do eshikonim këtë proçes si një rrugë për të qëndruar apo marrë pushtetin nuk kishim asnjë arsye që t’i luteshim atyre dhe të gjithë e kujtoni sa I jam lutur Bashës për të mos braktisur proçesin. Do kishim një Parlament me të gjithë deputetët dhe pa deputetët e PD dhe LSI dhe nga pikëpmaja askush s’do e vinte në diskutim legjitimitetin tonë. Kjo kujtesë duhet t’ju vlejë të gjithë atyre se sot kanë të drejtë të mendojnë se zgjedhjet janë anormale, por nuk mund dhe s’duhet të mendojmë se e duam ne këtë gjë. Ne thjeshtë s’kemi më asnjë rrugë tjetër dhe është rasti për të theksuar se përtej të gjithë të metave tona, apo edhe gabimeve ne mund të ballafaqohemi me këdo, për të provuar se nëse ka një garë se cila forcë politike i ka dëgjuar më shumë të tjerët dhe kritikat, ne e fitojmë me diferencë të madhe!
Na akuzojnë për arrogancë po kam frikë se përtej dukjeve dhe interpretimeve, ngatërorjnë vendosmërinë me arrogancën,” u shpreh Rama.
https://www.rtsh.al/rtsh-live/RTSH_Kuvend.html