Kryetari i Partisë Bashkimi Demokristian Shqiptar, Eduard Ndocaj në një intervistë për Dosja.alka treguar bisedën e fundit që ka pasur me Ramën, kur i arrestuan të atin. Ndocaj ka theksuar se ka debatuar edhe me Sandër Lleshajn pasi arrestimi i babait të tij ka qenë politik.
Në lidhje me pasurinë e kryeministrit Edi Rama ai është shprehur se nuk beson se gruaja e tij Linda Rama ka punuar eskortë por lekët i ka vjedhur nga qeveria.
“Unë s’mendoj se gruaja e tij ka punuar eskortë që mund të ketë fituar aq shumë lekë. Nuk mund të ketë një njeri me aq shumë lekë. Kontakti ka qenë kur më forcat e policisë më arrestuan babain dhe ma mbajnë 5 orë në polici për energji të palogjesh,e Ky ishte kontakt i drejtpërdrejtë me Ramën dhe me ministrin e brendshëm pata një debat. Rama e ka parë veten që po shkon drejt burgut, si qeni kur është i sëmurë kafshon më tepër edhe ky sot.”, shprehet Ndocaj.
Intervista:
Pyetja: Si do arrini të merrni votat edhe nga demokratët dhe nga socialistët? Cili do të jetë programi juaj që ju keni menduar në terren dhe për të shkuar tek ata njerëz siç i quan edhe Rama që janë pa parti po thjesht ruajnë një ideal?
Përgjigjia: Siç e kam thënë këto dy parti janë pjellë e partisë së Punës, si i PD-ja si PS-ja. Ne kemi dy parti komuniste pavarësisht se janë të kamufluar gjoja me emra të tjerë. Programi im që unë e kam shpalosur edhe në rrjetet sociale është totalisht një program i thjeshtë dhe social. Ai në fokus njerëzit e varfër, moshat e vjetra, rininë, bujqësinë, turizimin. Lezha ka një vend ku mund të ketë 360 gradë investime për të dalë nga kjo krizë ekonomike. Lezha për djeninë tuaj si portal është një qytet që në 4 vite prodhon 10 milionë euro nga turizmi, nga taksat e qytetarëve, nga ndërtimi. Sikur këto eurot të ishin investuar sot Lezha do të ishte një Zvicër e vogël. Por janë vjedhur se Lezha ka shumë resurse që duan ta marrin të gjitha partitë si LSI-ja dhe të tjera se e shikojnë si bankomat për ata, për zgjidhjen e halleve të tyre
Pyetja: Keni pasur më kontakt me eksponentë të PS-së ose me Ramës pas momentit që ju u larguar nga Parlamenti?
Përgjigjja: Po kam pas kontakte me kryeministrin para ca ditësh sepse unë e kritikova atë dhe pati një debat me “Zërin e Amerikës”, kryeredaktorin Elez Biberajn dhe unë i nxora ca fakte dhe i thashë kur i merr lekët që ble gjithë ato kollare, ku i merr lekët që ble gjithë ato kostume, ku i merr lekët që ble gjithë ato atlete, thotë që shtëpinë ia ka ndërtuar gruaja. Unë s’mendoj se gruaja e tij ka punuar eskortë që mund të ketë fituar aq shumë lekë. Nuk mund të ketë një njeri me aq shumë lekë. Kontakti ka qenë kur më forcat e policisë më arrestuan babain dhe ma mbajnë 5 orë në polici për energji të palogjesh, e Ky ishte kontakt i drejtpërdrejtë me Ramën dhe me ministrin e brendshëm pata një debat. Rama e ka parë veten që po shkon drejt burgut, si qeni kur është i sëmurë kafshon më tepër edhe ky sot.