• Kontakt
Saturday, June 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Djallëzia perverse e qeverisë që dërgon Blertën të shembë shtëpitë te Bregu i Lumit

19:32 : 18/04/2019
në OP-ED, POLITIKE

Nga Ergys Mërtiri

Akti mizor i një policie që përdor forcën brutale për të shembur shtëpitë e njerëzve, siç ka qenë ai te Bregu i Lumit, është indinjues dhe i neveritshëm. Dhuna policore e shkarkuar pa mëshirë ndaj njerëzve të thjeshtë e të pambrojtur është shfaqje revoltuese dhe efekti ka qenë i madh tek shumë njerëz, të cilët e kanë dënuar ashpërsisht ngjarjen.

Por ka edhe më keq.

Kur policët agresorë janë njerëz që e kanë kaluar vetë të njëjtin hall, madje duke e pasur të freskët përjetimin e dëshpërimit teksa shteti i rrethon shtëpinë, atëherë indinjata kalon në një tjetër nivel. Njeriu e ka të vështirë të përmbajë zhgënjimin kur sheh në rradhët e policisë njërën prej viktimave të dhunës së saj, e cila po e ushtron të njëjtën dhunë mbi dikë tjetër.

Blerta ishte njëra prej banoreve pranë gjimnazit “Petro Nini”, e cila disa javë më parë tërhoqi vëmendjen tek luftonte dëshpërimisht me policinë për të penguar shembjen e shtëpisë së saj. Ajo ishte vetë punonjëse policie, por e detyruar të mbrojë shtëpinë, nuk kish rrugë tjetër përveç se të përleshej me kolegët e saj, të cilët janë të detyruar të jenë në anën e shtetit; edhe pse ai po ua vë njerëzve shkelmin në fyt. Sot, ashtu si kolegët e saj dje, ajo ishte në krahun e fadromës për të prishur shtëpitë e të tjerëve dhe kjo sigurisht që mund të ketë qenë e vështirë për të, por edhe nuk mund të kalonte pa reagime. Ajo u masakrua në rrjetet sociale, duke përftuar një zhgënjim të madh nga publiku, i cili më parë e pati mbështetur.

Lexo edhe:

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

Në fakt, gruaja në fjalë duket se është një njeri i thjeshtë e me halle, si shumica e njerëzve në këtë vend. Ajo bën një punë me të cilën ushqen fëmijët dhe, megjithë solidaritetin që mund të ketë me banorët, është e detyruar ta mbajë këtë punë për t’ia dalë të mbijetojë. Refuzimi i urdhërit mund të të flakë në rrugë dhe kjo kërkon kurajë që jo kushdo e ka.

Problemi nuk qëndron aspak te Blerta, por tek ata që kanë dhënë urdhërin që pikërisht ajo të jetë në grupin e efektivëve që do të përballen me banorët te Bregu i Lumit. Është e paimagjinueshme sesi kanë mundur të arrijnë deri këtu! Kushdoqoftë ai që i ka vajtur në mendje një poshtërsi e tillë, – qoftë vetë Rama, ministri Lleshaj apo ndonjë nga shefat e propagandës në qeveri, – tregon se ka një mendje të mbrapshtë deri në çmenduri. Por, më shumë se kaq, kjo tregon gjithashtu perversitetin e shtetit që kjo qeveri ka vendosur të ndërtojë; dhe kjo është e frikshme.

Ideja për të përdorur viktimat kundër viktimave është produkt i një mendjeje të tmerrshme diabolike, e krahasueshme vetëm me atë që prodhoi Aushvicin dhe Holokaustin. Të tilla poshtërsi i bëjnë vetëm regjimet totalitare. Nazistët përdorën edhe disa hebrenj për të organizuar sistemin e shfarosjes së tyre, dhe të njëjtën gjë e ka bërë edhe regjimi i Enver Hoxhës në burgjet politike. Sigurimi i Shtetit rekrutonte përdhunshëm të burgosur politikë, të cilët i vinte të spiunonin bashkëvuajtësit e tyre. Regjimi kërkon kështu bashkëpunimin e viktimave, si një mënyrë për t’i poshtëruar dhe rrënuar ato moralisht.

Përdorimi i Blertës si pjesë e grupit të policëve që ndihmuan operacionin për prishjen e shtëpive tek Bregu i Lumit është një gjest poshtërues i një pushteti që, ndonëse nuk e ka këtë për qëllim të drejtpërdrejtë, nuk ngurron të shkelë mbi dinjitetin e njerëzve në funksion të interesave të tij korruptive. Nëpërmjet rekrutimit dhe, për rrjedhojë, kompromentimit të viktimave, propaganda arrin të neutralizojë solidaritetin e publikut me ta. Rrjetet sociale u morën sot me Blertën dhe jo me Lleshajn e Ramën, që po i nxjerrin njerëzit në qiell të hapur. Ata ia dolën sot të vrasin ndjenjën e empatisë njerëzore, që ekziston tek çdo qenie humane kur përballet me agresivitetin e një shteti armiqësor me qytetarët. Ata ia arritën kësaj nëpërmjet inkriminimit me dhunë të viktimës – një akt që ka për qëllim dehumanizimin, në mënyrë që të mos përftojë dhembsuri te të tjerët.

Nuk është Blerta ajo që duhej dënuar sot nga publiku, por perversët në zyra, që i përdorin hallet e njerëzve në mënyrë kaq mizore e të paskrupullt për të çuar deri në fund projektet e tyre korruptive.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026
HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026
Para

FOTO/ Veliaj bllokon shpërndarjen e lajmeve kundër tij në ‘Facebook’

TË GJITHA

Ja si gënjeu Rama në Vlorë

23:07 : 05/06/2026

Horoskopi për ditën e shtunë, 6 qershor 2026

22:57 : 05/06/2026

Pa mjekë/ A është gati Shqipëria përballë kërcënimeve të reja pandemike

22:37 : 05/06/2026

“Kjo protestë ka shumë rreziqe” / Lubonja: Si po tenton Rama të mpijë qytetarët

22:30 : 05/06/2026

Gazetari zbërthen ‘strategjinë’ e kryeministrit: Rama është politikan kameleon

22:27 : 05/06/2026

“Arresto Belindën”/ Protestuesit hedhin shishe drejt ekranit ku shfaqej Rama

22:22 : 05/06/2026

Putin refuzon propozimin e Zelenskyt për takim

22:16 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet girişdeneme bonusu veren siteler 2026romabetjojobetcasibomfree stresserJojobetMarsbahis GirişCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026jojobet girişjojobetjojobet girişjojobet giriş