Nusrat Jahan Rafi u lye me vajguri dhe u dogj e gjallë në shkollën e saj në Bangladesh. Kjo pasi më pak se dy javë më parë, ajo kishte paraqitur një ankesë për ngacmimin seksual ndaj drejtorit të saj.
Sipas BBC, kjo ngjarje risolli vëmendjen tek viktimat e ngacmimeve seksuale në Bangladesh dhe se sa të pambrojtura janë ata.
Nusrat, 19 vjeç, ishte nga Feni, një qytet i vogël 160 km në jug të Daka. Ajo po studionte në një shkollë islameike. Më 27 mars, ajo ka rëfyer se drejtori i shkollës e thirri atë në zyrën e tij dhe vazhdimisht e kishte prekur atë në pjesë të ndryshme të trupit. Para se gjërat të mund të shkonin më tej ajo kishte vrapuar jashtë.
Në stacionin lokal të policisë ku aajo dha deklaratën dhe në vend që të ishte pajisur me mbrojtje, ajo ishte filmuar nga një oficeri me telefonin e tij ndërsa përshkruante përvojën e hidhur.
Viktimat shpesh përballen me paragjykime, edhe pse ngacmimet janë në numër të konsiderueshëm. Më 27 mars kur kishte shkuar në polici, drejtori i shkollës u arrestua, por, gjërat u përkeqësuan për Nusratin. BBC raporton se një grup studentësh e politikanë vendas, disa prej tyre që njihnin edhe drejtorin, u mblodhën në rrugë për të kërkuar lirimin e tij.
Ata fajësonin Nusratin. Familja thotë se shqetësoheshin për sigurinë e saj dhe disa ditë ajo nuk shkoi në shkollë. Por më 6 prill, ditën kur vendosi t’i kthehej prapë shkollës, ndodhi më e keqja. Me të mbërritur në klasë, dikush dyshohet se e thirri Nysretin në katin më të lartë të shkollës, atje ku po e priste vdekja.
Disa persona, që tashmë janë arrestuar, të veshur me burka, e kishin rrethuar dhe i kishin kërkuar ta tërheqë çështjen e raportuar kundër drejtorit. Ajo, me fjalë, kishte refuzuar dhe ishte vetëmbrojtur, por grupi i hodhi në trup vajguri dhe i vunë flakën. Në spital, kishte mbërritur me 80% të trupit të saj të djegur. Në pamundësi për t’u trajtuar aty, u dërgua në Dhaka, por në ambulancë ajo kishte ndërruar jetë, pasi s’arriti t’u mbijetojë plagëve. BBC në Bangladesh raporton se pas vdekjes së saj mijëra njerëz u mblodhën në qytetin Feni për funeral. Deri tani, 15 persona janë arrestuar. 7 prej tyre dyshohet t’i kenë vënë akën. Mes tyre. Studentë që mbështetnin drejtorin. Drejtori ndërkohë vazhdon të mbetet në paraburgim.