Pas shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të Edison Ademit, Sali Hasa do të jetë drejtuesi i ri i Prokurorisë së Sarandës.
Sali Hasa për vite me radhë ka qenë prokuror në këtë prokurori.
Hasa u prezantua nga dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Sandër Beci dhe Tartar Bazaj, paraditen e së martës në mjediset e prokurorisë me praninë edhe të prokurorëve dhe punonjësve të kësaj prokurorie.