• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Blloku i Ri

19:37 : 15/04/2019
në KRYESORE, OP-ED

Nga Malcom Y

Tashmë qeverisja e Edi Ramës ka marrë format e një regjimi personal. Kjo ndodh kur lideri i një vendi fuqizohet përtej premisave institucionalë dhe e shndërron shtetin në karrotën dhe kërbaçin e tij për të joshur apo ndëshkuar kundërshtarët. Janë katër përbërësit e një personalizimi regjimi sipas literaturës: lidhjet e patronazhit, ç’institucionalizimi, personalizimi i medias dhe qëndrimi permanent në pushtet.

Nëse i marrim me radhë, shohim që lidhja patron-klient është ndërtuar fillimisht nga Rama në krye të Bashkisë së Tiranës, përmes klientelës së biznesit të ndërtimit, kohë që përkoi me bumin fillestar të katakombeve që mbytën dalëngadalë qytetin dhe në valën e dytë të “delfinit” të Ramës- Lali Erit, po i vënë vulën e shkatërrimit përfundimtar. Trekëndëshi i Bermudës, me lidhje të shkurtëra Ndërtim-Media-Politikë, i dha mundësinë e mbajtjes së pushtetit prej më tepër se dy dekada në mënyrë të pandërprerë, ku oligarkia është e njëjta dhe dora që i ushqen në këmbim të mbajtjes së monopolit të pushtetit politik është po ajo. Mungesa apo dobësia sistematike e institucioneve, duke qenë të paralizuara, të pareformuara apo të kapura, e bën më të lehtë shndërrimin e regjimit në një mjet personal për të mbajtur dhe përfocuar pushtetin. Pushteti si mjet dhe qëllim i fundëm dhe rreth të cilit si në një fushë magnetike, tërhiqen interesa private dhe individë arrivistë.

Nuk mund ta konsiderojmë një shkarje ledhi rastësore, sjelljen prej megalomani të Ramës dhe mitomani të Veliajt, por një instrument lavazh truri i kurdisur dhe i vajisur dhe i përcjellë në mënyrë narcize tashmë edhe përmes ERTV-së ndërkohë që ushtritë e anonimëve online të paguar me paratë e taksapaguesve, rreken të amplifikojnë mesazhin në rrjete. Kjo skemë okulte, e denjë vetëm për fasadistë pa fantazi, ka mpirë disi ndërgjegjen publike ndërsa thellon pabarazinë sociale dhe rrit hendekun ekonomik.

Lidhjet e shkurtra familjare, rikrijimi i Bllokut të Ri, i cili bazohet kryesisht te nepotizmi dhe përkatësia në mëkate të përbashkëta, rreket të izolojë informacionin, të mbrojë interesa meskine dhe të ruajë monopolin ekonomik nëpërmjet kapjes së pushtetit politik. Kjo skemë e sofistikuar, e zbutur ndjeshëm përmes një diplomacie aktive personale, për të mbrojtur interesat e Familjes në vend që të sigurojë përkrahje për interesat strategjike të vendit, ka dhënë fryte afatshkurtra që synojnë mbijetesën politike të Klanit.

Lexo edhe:

Grupi i Shqipërisë/ Letonia dështon në shtëpi, vetëm barazim ndaj Andorrës

Çollaku: Shqipëria, nyje e trafikut ndërkombëtar të drogës, qeveria pjesë e strukturës kriminale

Ajo që i mungon këtij regjimi personal dhe thellësisht korruptiv, që qeveris përmes kulisash dhe një rrjeti të fortë klientelist, është shtylla morale, vizioni afatgjatë për zhvillimin e vendit dhe objektiva dhe strategji konkrete se si të zbusin polarizimin e thellë shoqëror, varfërinë në rritje dhe koston e papërballueshme të jetesës për shqiptarin mesatar. Që rrugë të vetme po sheh vetëm braktisjen e vendit në kërkim të aventurës së pasigurtë. Por me shpresë se diku, dikur, do të ketë një jetë më të dinjitetshme se kjo “gjellë qensh” që i servir kjo elitë politike e kapur.

Lajme të lidhura

SPORT

Grupi i Shqipërisë/ Letonia dështon në shtëpi, vetëm barazim ndaj Andorrës

17:19 : 11/10/2025
AKTUALITET

Çollaku: Shqipëria, nyje e trafikut ndërkombëtar të drogës, qeveria pjesë e strukturës kriminale

17:08 : 11/10/2025
SPORT

Serbia nuk “harron” të provokojë, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

17:01 : 11/10/2025
SHOW BIZ

Jozi ndez “xixat”: Puthja me Stresin s’ishte miqësore! Nuk është mirë të gabosh me mua…

16:47 : 11/10/2025
BOTA

Tërheqja e Izraelit, Hamasi thërret 7 mijë luftëtarë për të rimarrë kontrollin mbi Gazën

16:38 : 11/10/2025
RAJONI

Kosovë, Albin Kurti emëron Vukmiroviç në detyrën e ministrit për Komunitete dhe Kthim

16:29 : 11/10/2025
Para

VIDEO/ Notre Dame në Paris, ndërtesa 850-vjeçare që rrezikon të zhduket nga flakët

TË GJITHA

Grupi i Shqipërisë/ Letonia dështon në shtëpi, vetëm barazim ndaj Andorrës

17:19 : 11/10/2025

Çollaku: Shqipëria, nyje e trafikut ndërkombëtar të drogës, qeveria pjesë e strukturës kriminale

17:08 : 11/10/2025

Serbia nuk “harron” të provokojë, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

17:01 : 11/10/2025

Jozi ndez “xixat”: Puthja me Stresin s’ishte miqësore! Nuk është mirë të gabosh me mua…

16:47 : 11/10/2025

Tërheqja e Izraelit, Hamasi thërret 7 mijë luftëtarë për të rimarrë kontrollin mbi Gazën

16:38 : 11/10/2025

Kosovë, Albin Kurti emëron Vukmiroviç në detyrën e ministrit për Komunitete dhe Kthim

16:29 : 11/10/2025

Duhanpirja në nivel shqetësues, ekspertët: 38% e popullsisë mbi moshën 15 vjeç janë konsumatorë

16:20 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com