Humbja e dhimbshme e Kombëtares shqiptare në Marsejë përballë Francës do të ngelë në mendjen e gjithë kuqezinjve ndërsa një prej tifozëve shqiptarë ka zgjedhur stadiumin ‘Velodrome’ t’i propozojë të dashurës së tij për martesë.
Kësaj videoje i është dhënë jehonë e madhe nga mediat ndërkombëtare dhe ato italiane të cilat nuk i kanë kursyer elozhet për tifozerinë kuqezi e cila ka kryer një sjellje shembullore, shkruan Syri.net.
Media italiane pas humbjes së Shqipërisë i kanë bërë jehonë kësaj video me titullin “Rroftë dashuria”.