Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, në lagjen “Lirim”, pranë bashkisë, në Vlorë.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lëndura, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, e cila bëri të mundur neutralizimin e flakëve. Sipas burimeve paraprake mësohet se, rënia e zjarrit ka qenë aksidentale.