• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Partia i hoqi njollën Sheshit’/ Vjen reagimi i fortë pas vendimit të Gjykatës Administrative

22:50 : 12/04/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Vendimi i Gjykatës Administrative, për pranimin e kërkesës së bërë nga Bujar Sheshi, i cili është anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke rrëzuar vendimin e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve që e nxirrte si ish-sigurims i shtetit në kohën e regjimit komunist në Shqipëri, ka sjellë reagime të forta.

Ish-të përndjekurit politikë me anë të një deklarate e kanë cilësuar vendimin e Gjykatës Administrative si fyerje dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Ja Deklarata e plotë e ish të përndjekurve:

Shoqata  Antikomuniste e  të Përndjekurve Politike të Shqipërisë

Tirane më 12.04.2019

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Deklarate për shtyp

Shoqata Antikomuniste  e të Përndjekurve të Shqipërisë denoncon me indinjate  revanshin qe ish-sigurimi  i shtetit i instaluar në institucionet shtetërore po demonstron gjithnjë e me hapur  përkundër përpjekjeve të popullit shqiptar për tu shkëputur  nga e kaluara kriminale komuniste .  Ne ish te përndjekurit  politike antikomuniste , viktima te terrorit komunist  ne Shqipëri  dënojmë me force vendimin e sotëm te Gjykatës Administrative Tirane qe ne kundërshtim me te gjitha provat  dhe dëshmitë vendosi të  beje te bardhën të zezë duke vendosur qe një nga pjesëtarët  e njohur te Sigurimit te Shtetit  si bashkëpunëtor, i diplomuar i shkollës se Sigurimit Te shtetit  dhe hetues ne procese hetimore politike i tij ta shpallë atë “jo sigurimis”. Sheshi  anëtar i zgjedhur i KLP -së, një nga institucionet  kryesore te drejtësisë shqiptare u identifikua  zyrtarisht si pjesëtar i Sigurimit  të Shtetit  nga Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish- Sigurimit te Shtetit gjë që e bën zgjedhjen e tij në këtë institucion te pa ligjshëm dhe  detyron shkarkimin e tij nga KLP . Ky  vendim  me gjithë provat  , tashme te bëra publike u kundërshtua nga  Sheshi në Gjykatën Administrative  e cila vendosi  sot te dale ne krah të krimeve të komunizmit dhe autorëve të tyre , duke  vendosur ne favor te  ish sigurimsit Sheshi . Nuk është  hera e parë  qe drejtësi shqiptare  e kontrolluar nga autore te krimeve te komunizmit apo pinjollë te tyre  vendos te pozicionohet ne krah të krimit komunist, duke u kthyer nga institucion drejtësie ne institucion padrejtësie. Shoqata ka prova  zyrtare dhe dëshmi te viktimave qe vërtetojnë qenien e sheshit pjese e Sigurimit te Shtetit  dhe pjesëmarrjen  e tij ne  krimet e komunizmit procese politike dhe tortura te kundërshtarëve politike te diktaturës komuniste një pjesë të së cilave i kemi bërë edhe publike .

Ne te përndjekurit politike antikomuniste dënojmë me indinjatë këtë vendim te  Gjykatës te cilin e konsiderojmë të pa drejtë dhe kundër te gjitha provave e dëshmive si dhe një vazhdimësi të praktikave te mos ndëshkimit te krimit komunist qe drejtësia shqiptare. Ne mbështesim  me vendosmëri Autoritetin për Informimin mbi Dosjet e  Ish -Sigurimit te Shtetit  në përmbushje të detyrës se tyre kushtetuese ne zbardhjen e krimeve te komunizmit dhe autorëve te tyre .

Ne  inkurajojmë këtë institucion me rendësi te veçantë për ne, besojmë edhe për shumicën e shqiptarëve,  te mos  intimidohet e dekurajohet nga  përpjekjet  e ish sigurimit te shtetit dhe mbetësit politike e juridike të tyre  por te vazhdojë të përmbush sa me mire te jete e mundur detyrën e tij kushtetuese : Hapjen e dosjeve të krimeve te Sigurimit te Shtetit

Ne i bëjmë thirrje institucioneve kombëtare e ndërkombëtare  të vetingut ,që ne kuadër të reformës në drejtësi  ,kane marre  përsipër  pastrimin e drejtësisë nga krimi të mos tolerojnë autorët e krimeve të komunizmit ( krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ),si në rastin në fjalë, të jenë edhe me tej pjesëtar të sistemit te drejtësisë ne Shqipëri. Ne kërkojmë qe këto institucione të marrin në shqyrtim vendimin  e sotëm të Gjykatës dhe te hetojnë mungesën e ligjshmërisë se këtij vendimi  skandaloz .

Të befasuar nga indiferenca e opozitës “antikomuniste” ndaj rastit në fjalë por dhe te tjera si këto, i kërkojmë PD-së dhe forcave te tjera politike antikomuniste te reagojnë me përgjegjshmëri ndaj pranisë apo riciklimit ne drejtësi dhe  institucioneve te tjera te autorëve te krimeve te komunizmit duke përdoruar vendimet e gjykatave ne kontrollin politik të ish komunistëve .

I bëjmë thirrje përfaqësive diplomatike te SHBA ,BE , OSBE si  mbështetës  kryesor te reformës ne drejtësi të kenë ne vëmendje këto vendime e praktika te Gjykatave shqiptare që me shume se çfarëdo e kushdo tjetër minojnë përpjekjet për reformimin aq te kërkuar të drejtësisë ne Shqipëri. Pa pastrimin e drejtësisë nga autoret e krimeve te komunizmit ( krime kundër njerëzimit dhe gjenocid ) nuk mund te pretendohet për reformim te sajë.

Kryetari

Nebil Çika

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

Nuk keni për ta besuar! Ja sa është pasuria e Vladimir Putin

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com