• Kontakt
Tuesday, October 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

“Kush ia nxori sytë prej ballit, vëllait tim, Tom Ndoja e shokut të tij, Sokol Sokoli?!”

15:39 : 12/04/2019
në NDRYSHE

Shkruan motra e Tom Ndojës, i pushkatuar në revoltën e Qafë-Barit, në maj të vitit 1984

Nga: Bardhe Ndoja

Letër drejtuar kujto.al:

Përshëndetje! Jam Bardhe Ndoja, motra e Tom Ndojes, i pushkatuar në revoltën e Qafë-Barit. Me besimin tek kujto.al, kërkojmë të botohet kjo letër, me qëllim që të bëhet e njohur kjo thirrje në institucionet shqiptare dhe ato ndërkombëtare. Thirrja ime si motër e një djali të vrarë nga diktatura, ka për qëllim vetëm zbardhjen e të vërtetës rreth masakrës së xhelatëve të Qafë-Barit. Kërkoj nga të gjitha institucionet, që të kenë vëmendjen e duhur për të pranuar të vërtetën e masakrës ndaj vëllait tim, Tom Ndoja dhe shokut të tij, Sokol Sokoli, por edhe të burgosurve të tjerë të burgut të Qafë Barit.

Vendosa ta shkruaj këtë letër pas deklaratave të kohëve të fundit të xhelatëve të vëllait tim. Një prej tyre është Edmond Caja, shefi i policisë së atij burgu, i cili shtypi revoltën, masakroi vëllanë tim e shokët e tij, dhe më pas, propozoi dënimin me pushkatim, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, që sot jetojnë të lirë në Gjermani, SHBA e vende të tjera të perëndimit.

Lexo edhe:

Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët

Rama premton “qiqra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

Ja urdhri i Edmond Cajës që më pas, xhelatët e tjerë e miratuan, një shkresë që e ka botuar studiuesi Kastriot Dervishi:

Ata e jetojnë sot lirinë, të pashqetësuar nga e shkuara e tyre e përgjakshme dhe kanë guximin e pafytyrësinë të dalin në media e të flasin për pafajësi e më keq akoma, të akuzojnë viktimat e tyre. Është e papranueshmë për ne si familjarë të viktimës së xhelatit Edmond Caja, që të pranojmë heshtjen e institucioneve e të shoqërisë shqiptare për deklarata të tilla, ku xhelatët tentojnë t’i cilësojnë viktimat e tyre, Tom Ndojën e Sokol Sokolin, edhe terroristë.

Kanë kaluar 35 vjet prej kohës kur u pushkatua vëllai im. E kemi kërkuar varrin e tij për 27 vjet, deri sa e gjetëm, vetëm me përpjekjet tona, pa asnjë mbështetje nga institucionet shtetërore. Nuk jemi ankuar kurrë, nuk kemi kërkuar kurrë hakmarrje, por kjo nuk do të thotë të pranojmë baltën mbi eshtrat e tij, baltë që e hedh pikërisht xhelati i tij e të tjerë xhelatë që e mbështesin.

Tom Ndoja e Sokol Sokoli, por edhe të tjerë të vrarë e të ridënuar pas revoltës së Qafë Barit, janë dekoruar nga presidenti i republikës së Shqipërisë, me titullin “Nderi i Kombit” dhe vetëm kaq. Asnjëherë nuk u kërkuan vrarësit e tyre që i pushkatuan në mënyrën më makabre, që iu hoqën edhe sytë prej ballit… ndërkohë që ata jetojne të lirë, madje shkruajnë nëpër gazeta si të pafajshëm. Ne duruam vrasjen e tij në atë regjim gjakatar komunist, duruam persekutimin e tmerrshëm gjatë burgosjes e pas vrasjes së tij, nuk kërkuam shpagim kur regjimi ra, por kjo nuk do të thotë që të durojmë ende nën thundrën e xhelatëve komuniste. Nuk do të durojmë asnjë pikë balte mbi varrin e tij!

Ne si familjarë jemi ende të persekutuar, sepse shtetin shqiptar e drejtojnë prapë komunistët dhe nuk gjejmë mbështetje në shtetin tonë. Por ne nuk do të ndalemi, sepse do të kërkojmë drejtësi në institucionet më të larta ndërkombëtare.

/kujto.al/

Lajme të lidhura

BOTA

Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët

08:30 : 14/10/2025
AKTUALITET

Rama premton “qiqra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

08:18 : 14/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 14 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 14/10/2025
AKTUALITET

Kushte të qëndrueshme atmosferike e alternime vranësirash, parashikimi i motit sot

08:04 : 14/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025
SPORT

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025
Para

"Agron Xhafaj, Fredi Alizoti"... Zbardhet skema mafioze dhe emrat/ Policia dhe prokuroria përfshihen në skandal

TË GJITHA

Një në shtatë shpikje në Gjermani vjen nga emigrantët

08:30 : 14/10/2025

Rama premton “qiqra në hell”, por 19 mijë shqiptarë me arsim të lartë janë të papunë

08:18 : 14/10/2025

Këmbimi valutor 14 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:06 : 14/10/2025

Kushte të qëndrueshme atmosferike e alternime vranësirash, parashikimi i motit sot

08:04 : 14/10/2025

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 14 tetor 2025

22:55 : 13/10/2025

Një gol, tri pikë dhe ëndrra vazhdon/ Kosova mposht Suedinë edhe në transfertë

22:50 : 13/10/2025

Energjia/ Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj

22:40 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com