Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është shprehur se do të dalin të tjera përgjime për të ashtëquajturën “çështja Babale”.
“Prokurorët e Krimeve të Rënda të çështjes, të dy që dalin në përgjime, duhet te merren te pandehur do kemi surpriza të tjera”, u shpreh ish-deputeti, “nuk është një çështje që është mbyllur në kuptimin e bërjes publike të përgjimeve të bëra nga vetë prokuroria”.
Salianji shtoi se, ka pasur ndërhurje “duke prerë përgjime, të cilat do ua u bëj publike në ditët në vijim apo në orët në vijim”.
INTERVISTA ME GAZETARËT
Çfarë ndodhi në seancën e sotme?
Salianji: Seanca po vazhdon, nuk mund të vazhdoja të dëgjoja edhe shokët e tjerë të Ramës, boll i kam dëgjuar. Këtu ishte një rast tjetër i një prej shokëve të Ramës, që e ka përdorur si dëshmitar të sajuar i cili sapo filloi të fliste apo të merrte fjalën dëshmitari i sajuar ndodhi gjatë seancë, ishte parashtrimi i gjatë i prokurorisë pa asnjë provë të re, pas asnjë element që mund të përbëje vepër penale. Vetëm me indice që agjitacion dhe propagandë. Themeli i së gjithës përmblidhet me fjalinë që Ervin Salianji si organizator i këtij denoncimi ka dashur të dëmtojë politikisht Fatmir Xhafën dhe qeverinë. Gjatë gjithë kohës unë jam në funksionin publik. Shpresoj që të vijë një ditë që forca e ligjit të jetë po aq sa ka krimi i prganizuar sot, që prokurorët duhet të ishin sot në krahun tonë duke denoncuar apo marrë të pandehur Agron Xhafajn si trafikant droge për një vepër të re, për atë që ishte këtu. Dhe jo të ishin ngjitur me avokatët e Agron Xhafajt. Dhe sot ne jemi për shkak se na ka denoncuar trafikanti tanimë i dënuar por edhe duke kryer dënimin Agron Xhafaj. Aty ishin sot ngjitur me prokurorët edhe avokatët e tij për ti pasur si garanci për rastin. Padiskutim që është një proces i montuar që të gjithë qytetarët shqiptar për fat të mirë e kanë dëgjuar me përgjime të vetë prokurorisë dhe me prova të vetë prokurorisë. I kërkova prokurorëve në sallë atë që kam kërkuar edhe me shkresë edhe në publik, që të marrin në arrest për dëshmi të rreme të paktën në dy raste që janë brenda dosjes Alfred apo Albet Nushit dhe Andon Markon. Të dy kanë deklaruar para prokurorit që nuk e njohim Alfred Alizotin, të dy janë në përgjime të kapur qartazi duke i dhënë para Alizotit. Prokuroria nuk kishte ndonjë pretendim shtesë. Nuk kishte as përgjigje për rastin, por e ritheksoj që jo vetëm s’më intimidojnë dot pavarësisht se së paku në dijeninë time gjatë periudhës së Rilindjes kam nja 39 procedime pa diej apo kallëzime, jo vetëm që nuk më trembim apo frikësojnë dot por më nxisin më shumë për të kryer atë që pakkush beson sot se politika është mision, por misioni i politikës është të tregoj të vërtetën një prej detyrave kryesore të mbrojë interesin publik. Unë e kam mbrojtur duke futur në burg një njeri që se ka fut dot shteti vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj.
Iu keni publikuar një sërë përgjimesh që sipas jush komprometojnë figurën e dëshmitarit kryesor në këtë proces. A e ngritët këtë pretendim në sallën e gjyqit dhe a e vutë në dyshim figurën e këtij dëshmitari?
Salianji: Pa diskutim që prokurorëve u thashë atë që e kemi thënë në publik dhe prokurorët duhet ta kishin marrë edhe nga kallëzimi jonë, që është i sajuar, që është i paguar dhe sot duheshin marrë të pandehur dy drejtorët e policisë apo dy drejtuesit e lartë të policisë, duhej marrë një deputet i Partisë Socialiste dhe padiskutim prokurorët që e kanë marrë (çështjen), këta të Krimeve të Rënda. Të dy prokurorët të cilët dalin dhe në përgjime, do kemi surpriza të tjera. Nuk është një çështje që është mbyllur në kuptimin e bërjes publike të përgjimeve të bëra nga vetë prokuroria. Imagjinoni që 3 apo 4 muaj përgjime dhe në çdo skutë që është futur prokuroria nuk ka gjetur një kontakt të vetë, se s’ka si ta gjejë, por nuk e monton dot një kontakt të vetëm timin me Allizotin, por ka kontakte me deputetë të partisë…
Pati përgjigje nga ana e Prokurorisë në sallën e gjyqit pse nuk i ka proceduar këta persona?
Salianji: Jo fare, nuk ka pasur asnjë përgjigje dhe asnjë komunikim shtesë. Kanë qenë vetëm duke lexuar atë që kanë lexuar më parë. A thua se nuk ka pasur ndryshime, a thua se nuk ka përgjegjësi për ata që nuk i kanë zbardhur përgjimet apo akoma më keq për disa që kanë ndërhyrë duke prerë përgjime të cilat do ua u bëj publike në ditët në vijim apo në orët në vijim.
Cila ishte kërkesa juaj e fundit për gjykatën?
Salianji: Nuk besoj që ka vepër penale dhe e them siç e kam thënë aty. Prokuroria duhet të provojë fajësinë time, nuk fajësohem për agjitacion-propagandë dot, duhet të mos kalojë fare në seancë, sepse nuk ka vepër penale dhe nuk ka asnjë provë, ka vetëm indicje. Telefonata apo thirrje hyrëse që më ka bërë mua Albert Veliu, i njohur si Babalja, ka po njësoj me deputetë apo drejtues të Partisë Socialiste, janë në tabulatet që i ka prokuroria dhe kjo s’do të thotë asgjë. Unë jam deputet dhe për më tepër që ka marrë në emër të Partisë Demokratike, flasim për në momentin kur ka qenë denoncimi se ashtu është referimi. Në momentin kur unë kamë marrë përsipër mbrojtjen dhe garancinë e personit që ka ardhur të denoncoj bashkë me gazetarin që ka kryer investigimin, unë nuk e kam lënë rrugëve, e kam shkruar aty që kam ndihmuar dhe për familjen bashkë me Partinë Demokratike për ta ndihmuar të që të mos kërcënohet dhe mos intimidohet dhe padiskutim vetë ata, si personi që nëse do të ishte sot këtu, do të ishte në burg. Kjo është një mënyrë e pisët që ndjek Prokuroria në shërbim të qeveria për të intimiduar cilindo që denoncon. Ne si dhe në këtë rast i japim kurajo çdo qytetari që për çdo denoncim do ti bëjmë publike dhe pa diskutim që unë do të jem në shërbim të publikut duke bërë denoncime edhe më të forta se kaq.
***
‘Babalja’ çon sot në gjykatë Salianjin: S’më ndal asnjë intimidim apo presion
Sot zhvillohet seanca për Ervin Salianjin në Gjykatën e Tiranës për çështjen “Babale”, ku ish-deputeti u mor i pandehur nga Prokuroria më 6 mars, pasi akuzohet për kallëzim të rremë.
Salianji ka folur para nisjes së seancës duke deklaruar se pavarësisht se është politikani që ka më shumë kallëzime, procedime e padi nga ana e qeverisë, nuk do bëjë kurrë kompromis me të keqen.
Prokuroria e Tiranës e ka marr të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike për akuzën e “kallëzimit të rremë”.
Më herët deputeti ka sqaruar në prokurori se, për audio-përgjimin “Babale-Xhafaj”, nuk ishte ai ndërmjetësi i takimit Olldashi-Albert Veliu (Personi që akuzoi vëllain e Fatmir Xhafës për trafik droge). Ndërsa për videon e dytë me aktorin e këtij përgjimi, Fredi Alizotin, deputeti shpjegoi se ia kishte dhënë shtetasi Florenc Hoxha.
Nga salla e gjyqit, ish-deputeti ka postuar një foto ku mbi të cilën shkruan se kur e ka nisur karrierën e tij politike e ka pasur të qartë se nuk do të bënte kompromis me të keqen.
“Kam denoncuar dhe do vijoj të denoncoj çdo herë që do bindem që ka korrupsion, ka krim të organizuar, ka pushtet të inkriminuar. Jam këtu me bindjen dhe besimin se ka ardhur koha që forca e ligjit të jetë së paku po aq e fortë sa krimi i organizuar”.
Postimi Salianjit:
Prokurorët sot duhet të ishin në të njëjtin krah, politika dhe halli i ka nxjerrë përballë!
Ne do të luftojmë edhe për ta! Për një drejtësi që lufton krimin dhe korrupsionin dhe jo qytetarët dhe denoncuesit!
Nuk kam qenë asnjë ditë në pushtet, por ndoshta jam politikani që kam më shumë kallëzime, procedime dhe padi nga ana e qeverisë.
Pakkush beson sot se mund të bëhet politikë me mision për të mirën e vendit. Unë besoj tek kjo!
Kur e kam nisur këtë rrugë e kam ditur qartë që nuk do bëj kurrë kompromis me te keqen.
Gjatë këtyre viteve kam denoncuar publikisht me emra konkretë, me vendndodhje duke shkuar vetë në fushat e kanabisit, me çdo fakt të dokumentuar, sa kriminelët dhe të korruptuarit.
Kam denoncuar dhe do vijoj të denoncoj çdo herë që do bindem që ka korrupsion, ka krim të organizuar, ka pushtet të inkriminuar. Asnjë intimidim apo presion nuk e ndal këtë mision për mua, jo me një farsë.
Kam ardhur sot këtu sepse kam respekt për institucionet dhe formimi im prej juristi ma imponon dyfish këtë.
Jam këtu me bindjen dhe besimin, që -siç thoshte Rudi Guliani- “ka ardhur koha që forca e ligjit të jetë së paku po aq e fortë sa krimi i organizuar”.
Duhet luftuar çdo ditë për këtë!