Gazetari Artur Zheji ka hedhur disa dyshime të forta me identitetin e autorit të vrarë ditën e grabitjes në aeroportin e Rinasit.
Gjatë emisionit të tij “360 gradë”, Zheji thotë se ka burime që tregojnë se viktima nuk është Admir Murataj, pasi ishte i paidentifikueshëm për shkak të shenjave në fytyrë.
“Më kanë marrë disa burime dhe më kanë thënë se ai zotëria që është vrarë nuk është Admir Murataj. Sepse kishte mollëzat e djegura, nga këto gjurmë nuk identifikohet dot, kishte maskë dhe fotoja e tij doli shumë shpejt”,- tha Zheji.