• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Tani boll”/ ‘Shpërthen’ ministrja pas grabitjes në Rinas: Koha ka mbaruar …

22:33 : 10/04/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ka reaguar ashpër ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku pas deklaratës së TIA-s, ose ndryshe koncesionarit kinez që ka marrë aeroportin Kombëtar të Rinasit. Ministrja deklaron se reagimi i koncesionarit kinez tregon jo vetëm papërgjegjshmëri, po dhe mosperceptim të demit që ka shkaktuar për vendin.

Balluku thotë se koha e fjalëve mbaroi duke i quajtur pronarët e menaxherët e kompanisë Pehlivanë. Ajo thekson se kompania do të përballet me ligjin. “Ne do ta përballim kompaninë deri në fund me përgjegjësitë e saj, jo vetëm për cenimin e vazhdueshëm të sigurisë, jo vetëm dëmet e për efektin negativ që ka krijuar mbi sistemin bankar, por edhe për prishjen e imazhit kombëtar kudo në botë. Ky imazh që na është dashur mund e përpjekje të shumta për ta përmirësuar, për të kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik, përpjekje të cilat kanë sjellë edhe rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve e vizitorëve dhe si rrjedhojë rritjen e të ardhurave vjetore për aeroportin gjithashtu, nuk mund të goditet pa paguar deri në fund dëmin!”, shprehet ndër të tjera Balluku.

Pjesëtarë të qeverisë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama kanë bërë koncesionarin për mungesën e sigurisë në aeroport, për grabitjen e djeshme në Rinas.

Deklarata e plotë
Në situatën e rëndë që i është krijuar aviacionit civil shqiptar për shkak të ngjarjes së datës 9 prill, në situatën ku është cenuar siguria kombëtare dhe si rrjedhojë edhe ajo ndërkombëtare pasi aviacioni është një sektor pa kufij, reagimi i koncesionarit kinez tregon jo vetëm papërgjegjshmëri, po dhe mosperceptim të demit që ka shkaktuar për vendin.

Diskrecioni është element sigurie padyshim në aviacion, por jo ditën kur keqbërësit aksesojnë territorin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar, pa asnjë pengesë apo mund për të depërtuar në pak sekonda deri tek shkallët e avionëve të mbushur me pasagjerë.

Lexo edhe:

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

Që shteti shqiptar, që vetë shqiptarët të dëgjojnë sot thirrje për respektim të hetimeve nga koncesionari, i cili nuk respekton asnjë etike profesionale të fushës ku ka vendosur të lëvroj aktivitetin është jo vetëm fyese po edhe revoltuese për secilin prej nesh.

Që sot të na kujtohet nga kjo kompani – e cila u keqshërben shqiptarëve me çmimet më të kripura në Evropë, në sajë të një kontrate të vjetër abuzive koncesionare – se aeroporti është i të gjithë shqiptarëve, ndërkohë që vetëm unë si ministre marr çdo ditë mesazhe qytetarësh të pakënaqur për flamujt kinezë që valëviten sikur jemi në Pekin, ky është një kulm revoltues cinizmi!

Cilat masa sigurie ka përmbushur kompania kineze? Sa herë ka pasur thyerje të rrethimit të aeroportit? Sa herë ka dështuar siguria private që koncesionari ka kontraktuar për garantimin e sigurisë së aeroportit gjatë testeve të ushtruara nga AAC?

Por koha e fjalëve mbaroi!
Shteti shqiptar po vepron dhe siguria do të garantohet në perimetrin e jashtëm nga trupa të ushtrisë (siç ndodh në shumë aeroporte të Evropës e të botës) dhe forcat e policisë do të marrin nën kontroll hapësirën brenda rrethimit – pa pritur asnjë minutë më shumë që pronarët kinezë dhe menaxherët e tyre pehlivanë të mësojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë.

Jo vetëm kaq!
Ne do ta përballim kompaninë deri në fund me përgjegjësitë e saj, jo vetëm për cenimin e vazhdueshëm të sigurisë, jo vetëm dëmet e për efektin negativ që ka krijuar mbi sistemin bankar, por edhe për prishjen e imazhit kombëtar kudo në botë. Ky imazh që na është dashur mund e përpjekje të shumta për ta përmirësuar, për të kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik, përpjekje të cilat kanë sjellë edhe rritjen e vazhdueshme të numrit të turistëve e vizitorëve dhe si rrjedhojë rritjen e të ardhurave vjetore për aeroportin gjithashtu, nuk mund të goditet pa paguar deri në fund dëmin!

Do të kishte qenë në përmbushje të detyrimeve koncesionare, por dhe të kërkesave specifike të aneksit 17 të ICAO, që kompania të kishte investuar në rrethimin e territorit aeroportual, ashtu siç dhe i është kërkuar disa herë zyrtarisht nga organet mbikëqyrëse, por jo! Ajo ka preferuar të shtojë hapësirat për parkingje sepse ato gjenerojnë të ardhura për koncesionin dhe jo të investojë në përmbushje të kushteve të sigurisë së aeroportit.

Para një viti, një djalë që vinte për herë të parë nga Puka, arriti të gjendej në shkallet e avionit me një palë pinca në dorë, pasi rrethimi në pjesën me të madhe të tij ishte dhe është ende sot totalisht jashtë parametrave të sigurisë që diktohen në aviacion. Të gjitha kërkesat e ankesat e autoriteteve shqiptare kanë rënë në vesh të shurdhër!
Autoriteti ka evidentuar problematiken dhe e ka vënë në dijeni vijimësisht koncesionarin për të marrë masat e kërkuara, por jo! Koncesionari ka bërë ndonjë gjë pjesërisht dhe ka vazhduar të mbledhë fitimet pa u shqetësuar për detyrimet.

Ne kemi besuar tek dialogu e mirëkuptimi dhe nuk kemi dashur të krijojmë kosto të asnjë natyre me veprime ekstreme. Tani boll. Edhe deklarata e sotme e koncesionarit është një provë që koha ka mbaruar dhe limitet janë kapërcyer.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025
AKTUALITET

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani
AKTUALITET

“U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale…

21:51 : 27/07/2025
AKTUALITET

E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

21:33 : 27/07/2025
BOTA

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

21:25 : 27/07/2025
Para

Gazetarja zbardh ngjarjen: Ja si Admir Murataj i shpëtoi policisë për disa vite

TË GJITHA

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025
Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

“U kërcënova me jetë nga Lapaj, babai dhe kushërinjtë”/ Shabani: Po përgatis dosje, grupe kriminale…

21:51 : 27/07/2025

E rëndë/ Gjendet i mbytur në liqenin e Shkodrës një 26-vjeçar

21:33 : 27/07/2025

Gjermani/ Treni me rreth 100 persona në bord del nga shinat, raportohet për disa të vdekur

21:25 : 27/07/2025

“Më shumë se 3 fëmijë të vrarë çdo ditë”/ OKB bën bilancin e luftës Izrael–Hezbollah

21:09 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com