• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akuza/ Në gjyq drejtoresha pa përvojë e Paketave Shëndetësore që menaxhonte 60 mln Euro

13:42 : 10/04/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, SHENDETI

Nga Boldnews.al

Një seri tolerimesh për shkeljet penale të kryera nga strukturat vartëse e ka dërguar vetë ish-drejtuesen e Drejtorisë së Paketave Shëndetësore, Lediana Mehmeti para gjykatës, e akuzuar zyrtarisht për “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Mehmetin dhe kërkon nga gjykata ta gjejë atë fajtore për disa shkelje të rënda gjatë kryerjes së detyrës së saj.

Mehmeti, një person pa eksperiencë pune, u ngarkua që të menaxhonte rreth 60 milionë euro fonde publike, të cilat shpenzoheshin për blerje e pajisjeve mjekësore për spitalet rajonale të Shqipërisë.

Por, hetimet e Prokurorisë së Tiranës, kanë zbuluar se Lediana Mehmeti nuk ka pasur përgatitjen e duhur profesionale dhe menaxheriale për një përgjegjësi të tillë. E, për këtë arsye, ajo tashmë duhet të përballet me togat e zeza për të dhënë llogari për “shpërdorimin e detyrës”, sipas akuzës së Prokurorisë.

Lexo edhe:

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, është konstatuar se ish-drejtoresha Mehmeti, nuk ka marrë asnjë masë administrative dhe nuk ka kallëzuar penalisht disa zyrtarë rajonalë, për të cilët ajo është vënë në dijeni se kanë kryer abuzim me detyrën.

Në kërkesën për gjykim, të cilën “Boldneës.al” e ka siguruar, janë parashtruar raste konkrete se si Lediana Mehmeti ka kryer edhe shkelje të tjera në politikën e kuadrit, duke shkarkuar padrejtësisht 37 persona nga puna dhe duke emëruar persona të tjerë, në kundërshtim me ligjin.

Kështu, nga akt verifikimi nr. 15 dhe 15/1, ka rezultuar se spitalet rajonale Berat dhe Shkodër kanë prokuruar medikamente dhe materiale spitalore ne kundërshtim me ligjin.

Faktet e mësipërme i janë raportuar drejtoreshës Mehmeti nëpërmjet akteve te mësipërme te kontrollit drejtueses se institucionit dhe ishte detyra e saj qe për këto akte korruptive te raportuara fare qarte nga vartësit e saj te merrte masat administrative dhe te bënte kallëzim penal. Por, siç rezulton nga hetimi, Lediana Mehmeti nuk ka ndërmarrë asnjë masë penalizuese për vartësit e saj.

Gjithashtu, prokuroria ka arritur të zbulojë një numër të konsiderueshëm emërimesh dhe largime nga detyra, në kundërshtim të hapur me ligjin.

Sipas Prokurorisë, rezulton se “emërimi pa konkurs të brendëshëm dhe pa asnjë kriter përzgjedhje i punonjësve që u mbajtën në punë, u vërtetua me urdhërat e emërimit të këtyre punonjësve. Në këta urdhëra, titullari nuk citon që u zhvillua konkurs dhe që punonjësi u shpall fitues”.

Gjithashtu, në materialin hetimor rezulton se “Urdhërat e largimit të 37 punonjësve janë bërë në të njëjtën ditë dhe nuk është repsektuar procedura kolektive e largimit nga puna.

Nga urdhërat e largimit, duke parë edhe masën e shpërblimit për vjetërsi, rezulton se punonjësit e larguar kanë patur vjetërsi në punë mbi 5 vjet. Gjithashtu nga procesverbalet e takimit dt.17.05.2018 që janë mbajtur midis çdo punonjësi dhe komisionit të ristrukturimit të Drejtorisë së Paketave Shëndetësore, rezulton se takimi është bërë për t`i njoftuar punonjësve shkakun se “u ristrukturohet dhe riemërtohet vendi i punës”, kurse në urdhërat e largimit nga puna, u është paraqitur shkaku i “suprimimit të vendit të punës”.

Pra,- konstaton Prokuroria- DAPSHET ka shkelur “mirëbesimin e marëdhënieve të punës” që buron nga neni 11/1 i Kodit të Punës. Gjatë gjithë procesit të ristrukturimit, DAPSHET duke mos i informuar punonjësit për procesin sesi u krye ristrukturimi dhe me aktet me të cilat u miratua ky ristrukturim; duke mos i treguar në bisedime shkakun e vërtetë që ishte ndërprerja e marëdhënieve të punës dhe jo ristrukturimi e riemërtimi i vendit të punës, provoi se i gjithë procesi u bë në mënyrë të fshehtë dhe jo transparent duke shkelur edhe nenin 33/1 “Informimi dhe Konsultimi” të Kodit të Punës.

Nga verifikimet e Prokurorisë, rezulton se 37 punonjësit e larguar nga detyra, kanë fituar të drejtën e dëmshpërblimit në gjykatë, për shkak të shkeljeve ligjore të konstatuara në procesin e shkarkimit të tyre nga detyra. Ky fakt ngarkon me përgjegjësi direkte ish-drejtoreshën Lediana Mehmeti

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025
AKTUALITET

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025
BOTA

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025
AKTUALITET

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025
BOTA

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025
Para

Akuzohet për falsifikim dokumentash, ndjekje penale për drejtorin e burgut Vlorë

TË GJITHA

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025

1 muaj në ndjekje të vëllezërve Papa/ Andrew Bode ndërroi rrobat pas vrasjes, “Audit” i ndryshuan targat

16:46 : 08/06/2025

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com