Berat Gjimshiti ishte një nga më të mirët në fushë e lojës për Atalantën, me markimin thuajse perfekt që i bëri Mauro Icardit, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një pikë, falë barazimit pa gola.
Në përfundim të sfidës, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare doli para gazetarëve ku vlerësoi Icardin, duke e cilësuar një sulmues të aftë të shënojë në çdo moment.
“Vuajtëm shumë në fillim, pasi Interi bënte presion shumë lart, por me kalimin e minutave, u futëm në lojë. Icardi më ka ikur në një moment, por për fat të mirë nuk shënoi. Është një sulmues i madh, që mund të shënojë në çdo moment, por sot për fat ia dolëm ta bllokojmë. Kemi vuajtur, por në fund mendoj se ky barazim ishte i drejtë për të dy skuadrat”, tha mbrojtësi Gjimshiti.