Drejtor i Tregut të shitjeve me shumicë në Shkodër Vinko Nikprelaj sipas organit të akuzës dyshohet se është i përfshirë në skemën e fajdeve që u zbulua dhe u godit në qytetin verior.Ai dyshohet se ka blerë një tokë ish prefektiti Paulin Radovani ku një ppjesë e konsiderueshme e shumës ka kaluar për fajde.Në tokën në fjalë ngjitur me me fabrikën e fasonerisë së familjes Radovanit është planifikuar ngritja e një ndërtesë ku pritet të kalojnë zyrat e shërbimit ndaj klientit të Drejtorisë së transportit rrugor shkodër ku drejtues më herët ka qenë një ndër të arrestuarit Ilir Sokoli. Pjesë e skemës së shitjes së tokës në fjalë me qëllim përfitmin e interesave sipas prokurorisë dyshohet se janë dy ish zyrtarët shtetërorë Vinko Nikprelaj dhe Ilir Sokoli.
Sosnews.al sjellë foto të truallit në fjalë dhe foto të mëparshme të lidhjeve shoqërore dhe miqësore të Sokolit, Nikprelajt dhe Elton Radovanit.
Sipas të dhënave të përgjimit audio dhe video rezulton se në datë 06.02.2019, ka shkuar tek fabrika e shtetasit Paulin Radovani ku është takuar me këtë të fundit.

Rezulton se gjatë bisedës që kryen me Vinkon ndër të tjera ai i pohon se kanë shitur një pronë 300.000 Euro dhe nga këto 150.000 Euro kesh ja ka dhënë Tonit, njëkohësisht shpjegohet dhe pjesa e tokës që ky i ka blerë Paulinit për 300.000 euro që është në territorin e fabrikës dhe nga këto vetëm 150.000 Euro i ka dhënë Tonit dhe jo gjithë vlerën, pasi pjesa tjetër ka vajtur për fajde. Tek toka që ka blerë aktualisht po bën investim për këtë fakt. Dhe në bisedat që ka bërë Paulini me Ilir Sokolin del po kjo shumë që nga 300.000 Euro i janë bërë 700.000 euro.
Në deklarimin e dhënë para oficerit të policisë gjyqësore Paulin Radovani tregon se Vinko Nikprelaj ka lidhje me Ilir Sokolin dhe nuk e di se cili është roli konkret që ka. Ky person ka blerë një pjesë të tokës tek fabrika në shumën 240.000 Euro, por në dokumenta është shkruar vetëm 140.000 euro. Vinko pretendon se 100.000 euro ja ka dhënë djalit të tij dhe nuk janë të shkruajtura në kontratë dhe këto lekë akoma nuk janë marrë pasi pritet që të dal kredia për Vinkon.

Sipas akuzës rezulton një mospërputhje për shumën prej 50.000 Euro, por nga përgjimet ambientale rezulton se 150.000 Euro janë shpërndarë për fajde ose shlyerjen e tyre.
Vinko Nikprelaj në gjykatë: I kam blerë tokën dhe i kam kaluar lekët me bankë
Nga ana tjetër për shtetasin ish drejtori i tregut të shumicës në shkodës, Vinko Nikprelaj nëpërmjet avokatit mbrojtës pretendoi se ka blerë një tokë prej 140 mijë euro dhe paratë ia ka kaluar me bankë dy ditë para se të ndalohej. Është i pavërtetë pretendimi i ish prefektit se në aktshitje është shkruar 140 mijë euro dhe jo 240 mijë euro sepse 100 mijë të tjera kanë qenë fajde në favor të Nikprelaj. Avokati tha se klienti i tij ka marrë kredi për të shlyer këtë shumë me të cilën ka blerë tokën.
“ Paulinin më ka marrë disa herë në telefon duke më pyetur a doli kredia bankare. Kushti në kontratë ka qenë që në momentin që do më aprovohej kredia toka të ishte e imja. Kur u miratua kredia i kam kaluar paratë. Një ditë para arrestimit isha me të tek noteri teksa bëmë procedurën e fundit. Me mua nuk ekziston asnjëherë fjala fajde, thjeshtë i kam blerë tokën sepse kam bërë kontrata qiraja me kompanitë e sigurimeve duke qenë se përballë asaj toke pritej të vinte drejtoria e transporteve”.
Me datën 4 Prill Vinko Nikprelajt i ndryshojë masa e sigurisë nga arredt me burg në detyrim paraqitje ndërsa ai vijon të jetë si i pandehur në dosjen me 20 të pandehur.
Në datë 14 mars, Policia dhe Prokuroria zbuluan një skemë fajdesh në Shkodër nga 5 deri në 20 % ishte interesi në javë, nëse nuk ktheheshin lekët grupi i merrte prona dhe makina dhe i kalonin në emër të tyre. Të përfshirë rezultuan ish-kancelarë gjykate, noterë, policë dhe një ish-drejtues i LSI-së tek Patentat në Shkodër. Ilir Sokoli u kap në tentativë për t’u arratisur, në Morinë. Në total u arrestuan 12 persona, ndërsa 4 janë në kërkim dhe 3 të pezulluar nga detyra. Gjatë operacionit u sekuestruan makina, prona, armë dhe rreth 500 mijë euro, ndërkohë që u pezullua një polic, noterja dhe një drejtor në bashkine e Shkodrës.
Pas kërkesës së prokurorisë , gjykata ka nxjerrë urdhër arresti dhe për dy djemtë e ish prefektit Elton dhe Robert Radovani të cilët janë shpallur në kërkim pasi janë larguar nga Shqipëria që prej muajt Janar. /Sosnews.al/