Gjykata e Apelit ka lënë në burg, Islam Mylkaj, i cili akuzohet të ketë vrarë Haxhi Baçinozin.
Ai apeloi masën e arrestit me burg dhënë nga gjykata e shkallës së parë, por arsyetimet e palës mbrojtëse nuk bindën gjykatën për të vendosur ndaj Mylkajt një masë sigurimi paraprak më të zbutur.
Islam Mylkaj akuzohet si ekzekutori i 62-vjeçarit Haxhi Baçinozit, pasditen e 16 Marsit, te Liqeni Artificial në kryeqytet. Pas krimit, Mylkaj u dorëzua në Polici pak ditë më pas.
Vrasja tek liqeni/ ‘Boo kush e duron’!, Zbardhet dëshmia e mikut të vrasësit të Haxhi Baxhinofskit














