E dinit se duke djegur 500 kalori në ditë do të arrini të humbni deri në 1 kilogram në javë? Nuk është nga ato teoritë e zakonshme që qëndrojnë në ajër, por thjesht një metodë efikase për të humbur peshë. Gjithçka që duhet të bëni për të shkrirë yndyrën e tepërt në trupin tuaj, është thjesht se duhet të konsumoni 500 kalori çdo ditë. Por si? E thjeshtë, mjafton të organizoni ushqyerjen e zakonshme dhe të keni këtë stil jete në bazë të disa këshillave të thjeshta si më poshtë:
1. Së pari, kujtoni gjithmonë që lëvizjet dhe aktiviteti fizik janë pikat që nuk dalin asnjëherë jashtë mode, nëse vendosni të humbni peshë. Edhe kur qëndroni të ulur në tavolinë ose në zyrë, lëvizja ose tundja e këmbëve ndihmon që të humbni kalori. Do t’u duket e çuditshme, por këto lëvizje të vogla të vazhdueshme arrijnë të djegin deri në 300 kalori në ditë. Për shembull, edhe kur flisni në telefon ose prisni që të valojë uji në kuzhinë, do të ishte një zakon i mirë që të bënit xhiro nëpër shtëpi sesa të rrini ulur në poltron.
2. Pini qumësht të skremuar pas një trajnimi sportiv. Studimet e vazhdueshme kanë treguar që personat e mësuar duke pirë qumësht të skremuar pas një trajnimi me hapa, kanë arritur të djegin më shumë kalori në krahasim me ata që nuk e pinë atë.
3. Kur përgatisni një sallatë, shmangni erëzat ose ushqimet yndyrore, si djathin, arrat, proshutën etj. Preferoni më tepër perime të freskëta: speca, qepë të pjekura në skarë, kërpudha etj.
4. Nëse për pastat tuaja përdorni një pjatë të vogël, do të hani deri në 25% më pak në krahasim me një pjatë të madhe. Duket absurde, por disa studime e kanë konfirmuar këtë hipotezë të çuditshme, që të hash në një pjatë të vogël konsumon më pak se zakonisht, pa e kuptuar fare.
5. Nëse jeni të dashuruar pas kafesë, mos u bëni merak, mund ta mbani atë si pjesë të dietës suaj. Kafeja është një ndihmë mjaft e madhe për të humbur peshë, sidomos nëse në filxhanin e kafesë hidhni qumësht të skremuar.
6. Padyshim, për t’u shmangur janë të adhurueshmet patatet e skuqura me super kalori. Mendoni që në 10 ose 15 feta patate të skuqura që hani, ndodhen rreth 150 kalori, të cilat peshojnë në linjat tuaja.
7. Pjesë të dietës suaj të përditshme duhet të bëni edhe rreth 450 mg vitaminë C dhe 800 mg vitaminë D. Motivi është i thjeshtë: përveçse i bëjnë mirë shëndetit tuaj, ndihmojnë organizmin për të djegur kalori.
8. Kërcimi është një mundësi e mirë për të humbur peshë. Vetëm me një orë kërcim arrihet të digjen rreth 600 kalori. Pikërisht kjo i duhej skemës së dietës suaj!
9. Stop pijeve alkoolike! Konsumimi i vodkës mund ta ngadalësojë metabolizmin tuaj me 75%. Por nëse vërtet nuk ia dilni të hiqni dorë nga një aperitiv me miqtë tuaj, provoni të porositni një pije me bazë uji tonik, sodë ose lëngë boronice.
10. Disa studime kanë treguar se të kesh për darkë më shumë se 7 të ftuar, krahasuar me një darkë me një numër më të paktë personash, konsumon 95% më shumë. Midis bisedave, argëtimit dhe pijeve të ndryshme mes miqsh dihet që nuk ndalemi për të menduar për kaloritë që konsumojmë!
11. Një nga rregullat për të humbur 500 kalori në ditë është se duhet të hani shumë ngadalë, në mënyrë të tillë që t’i lejoni trurit t’ju transmetojë ndjenjën e ngopjes. Në fakt trurit tonë i mjaftojnë 20 minuta për t’iu komunikuar ndjenja e ngopjes, së dyti duke ngrënë shpejt ju nuk arrini të kuptoni ngopjen, sepse nuk keni kohën e duhur në dispozicion për ta bërë këtë.
12. Janë të shumtë ata që i dashurojnë pijet e ëmbla, por sa shumë kalori që kanë ato! Nëse në vend të tyre zgjidhni një tas me djathë bollgur me një lugë çaji sheqer kafe, një banane të prerë në copa të vogla dhe një filxhan kafe, ju mund të jeni të kënaqur që keni bërë diçka të shijshme pa tejkaluar 500 kalori.
13. Eliminoni ushqimet e skuqura ose të gatuara në vaj. Të duhurat janë ushqimet e gatuara me avull, në furrë ose të ziera. Ato janë sigurisht më të shëndetshme dhe me siguri me më pak kalori.
14. Provoni të ecni me një jelek të rëndë! Në këtë mënyrë mund të arrini të humbni deri në 10% më shumë kalori. Sigurisht lodhja do të ndihet, por të paktën do t’ia dilni të digjni më shumë kalori sesa mund të digjni me një shëtitje të thjeshtë.
15. Zëvendësojini pijet e gazuara dhe të ëmbla me shumë ujë dhe çaj jeshil. Ky është një zbulim i fundit në fakt që ndihmon metabolizmin për të djegur kalori gjatë ditës.
16. Një tjetër metodë efikase për t’u dobësuar është ajo që duhet të hani një mollë. Shumë studiues kanë konfirmuar që për të humbur kalori, është absolutisht më mirë një mollë sesa të pini një gotë nga lëngu i saj.
17. Të bëni një gjumë të rregullt është një nga normat principale për të djegur kalori gjatë ditës. Kërkime të ndryshme kanë zbuluar se të flesh 7 deri në 8 orë gjumë gjatë natës më tepër sesa 5 deri në 6 orë, ju lejon të konsumoni më shumë se 1500 kalori gjatë ditës.
18. Shkoni në supermarket dhe përqendrohuni në përzgjedhjen e ushqimeve të duhura. U bini vërdallë të gjithë korridoreve të supermarketit dhe më pas përqendrohuni te përgatitja. Kjo do t’ju ndihmojë të digjni më shumë sesa 600 kalori.
19. Për të mos arritur në mëngjes me një ndjenjë të madhe urie, provoni të hani mëngjes me disa vezë, por natyrisht të gatuara në mënyrën më të lehtë të mundshme: të ziera, ose omëletë me perime.
20. Një zgjidhje do të ishte që në çantën tuaj të vendosni ndonjë gjë me pak kalori, ushqimi i shpejtë i përgatitur në shtëpi. Për shembull nëse “çmendeni” për ushqime të ëmbla provoni të hani rrush pa fara: një ushqim i lehtë e i shijshëm, por me pak kalori.
21. Kur ecni ose bëni sport, mbani me vete një iPod. Studimet e fundit tregojnë se gratë që angazhohen në sport, ndërkohë që dëgjojnë muzikë, arrijnë të humbasin më shumë kalori sesa ato gra që nuk e bëjnë këtë gjë.
22. Zëvendësoni ashensorin me shkallët dhe e parkoni makinën larg nga destinacioni i vendqëndrimit tuaj. Kur shkoni në zyrë ose shëtitje, gjithmonë parkojeni automjetin tuaj sa më larg nga vendi që do të drejtoheni. Ta nisësh ditën me një shëtitje është një metodë e mirë për të djegur kalori qysh në mëngjes.