• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zoti Hiç dhe gazetarët e mirë

22:24 : 29/03/2019
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE

Nga Erl Kodra

***Ky tekst është shkruar në Shtator 2017. Dy vjet më vonë, ne shqiptarët gjendemi në krizë të thellë, por edhe shumë afër një ndryshimi thelbësor, me shpresë afër atij lloj ndryshimi që ndan epokat. Në ditët që do të vijnë unë do të publikoj një cikël tekstesh rreth situatës politike, por me një theks të veçantë tek njerëzit e medias. Them njerëzit e medias, sepse fakti është që pikërisht gazetarët janë ata njerëz që mbajnë gjallë ose e shembin një regjim. Fakti është se gjendja aktuale ndryshon për 24 orë, nëse “gazetarët e mirë” vendosin ta ndryshojnë atë, duke i hequr mbështetjen Kryeministrit Edi Rama.

Shumë prej nesh e kanë parë ose kanë dëgjuar për serialin televiziv “The walking dead”. Ajo çfarë e bën të veçantë këtë prodhim filmik nuk janë “njerëzit e vdekur që ecin” por janë sjelljet njerëzore në një botë kaosi, denatyrimi i humanizmit, lufta për mbijetesë dhe raportet e reja ndërnjerëzore në botën e kaosit post apokaliptik. Një peisazh i rëndë me mbeturina gjithëfare, ndërtesa të braktisura, makina të shkatërruara, rrugë të vdekura, dhe njerëz të dëshpëruar që ecin ngadalë drejt askundit, të shtyrë vetëm nga instinkti i mbijetesës. Tashmë, të gjithë kanë hequr dorë nga shpresa, por përpiqen të shtyjnë ditët në një luftë gati pa motiv, që vetëm të mos kafshohen nga përbindëshat zombi. Alexandria Safe-Zone është një ëndërr ku njerëzit përpiqen të krjijojnë bashkësinë e tyre, të mbrojtur me mure të larta. Përtej atyre mureve është hiçi, asgjëja.

Shumëkush mund të ketë dyshime në përpjekjen time për të ndërtuar një tekst për “gazetarët e mirë” duke e filluar atë me një paragraf për filmin “The walking dead”. Shumëkujt unë mund t’i dukem shpresëhumbur dhe mbase i rënë në depresion, nuk e di. Megjithatë unë përpjekjen time do ta çoj deri në fund, tek e fundit nëse unë gaboj, ju mund ta injoroni tekstin tim. Por në këtë rast, do ishte mirë të argumentonit të kundërtën.

Lexo edhe:

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

Alexandria Safe-Zone

Shqipëria ngjan shumë me një shoqëri kaosi. Shikoni Tiranën dhe qytetet kryesore, veçanërisht qytetet në vijën bregdetare të saj. Ndërtime gjithëfare, pa plane dhe pa rrugë, beton dhe hekur i rrasur e ngjeshur egërsisht. Kjo katrahurë nuk u ndërtua në një ditë, dhe “gazetarët” e mirë shumicën e kohës heshtën. Për më tepër, ata mbështetën fort njeriun që i dha krahë kaosit urban duke ia shtruar rrugën drejt pushtetit suprem. Njëmbëdhejtë vitet e Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës i kanë dhënë vulën përfundimtare shkatërrimit të pakthyeshëm të saj. Ky është një fakt, por jo për “gazetarët e mirë” që akoma vazhdojnë ta mbështesin Kryeministrin Edi Rama, duke përmendur gjithmonë si arritje madhështore të tij lyerjen e disa fasadave dhe çlirimin e Lanës, por duke injoruar plotësisht përbindëshat prej betoni që e kanë shkatërruar përfundimisht kryeqytetin tonë.

Po kështu, pothuaj të gjitha fushat ku një shoqëri rreket të ndërtojë të ardhmen janë në kaos. Në kaos është shëndetësia, arsimi, bujqësia, turizmi dhe shërbimet, energjitika, tregtia dhe biznesi, sistemi i taksave dhe tatimeve, bankat, pronat dhe hipotekat, rendi dhe siguria, droga dhe trafiqet, universitetet dhe Akademia e Shkencave, Gjykatat dhe Prokuroria, sistemi zgjedhor dhe politika, politika e jashtme dhe integrimi. Vet Kushtetuta jonë është kthyer në një grumbull ligjesh kaotike që prodhojnë kriza.

Peisazhi shqiptar është i zymtë, mbytës dhe kutërbues. Sharra, me varrezat e të vdekurve dhe varrezat e plehrave, ku bashkë me plehrat e kryeqytetit digjen edhe kufomat e qenëve rrugaçë dhe koteleve fatëkeqe, duket si një skenë e vjedhur nga filmi “The walking dead”. Ndërsa vetëm dy kilometra më lartë, fillon “Alexandria Safe-Zone”. Aty banojnë edhe “gazetarët e mirë” që nuk shkruajn e nuk flasin asnjëherë për çfarë duhet, por vetëm për çfarë u kërkohet dhe paguhen.

Vitet e fundit shumë qytetarë shqiptar po e braktisin këtë vend. “Alexandria Safe-Zone” nuk është më e sigurtë, dhe “ta gjallët që zvarriten” po përpiqen që me fuqitë e fundit të mbijetojnë. Jo për shoqërinë dhe Shqipërinë, por për familjet e tyre, për fëmijët e tyre.

Raporti me të vërtetën është gjithmonë në rrisk për t’u deformuar edhe në shoqëri shumë më të zhvilluara dhe më demokratike se shoqëria jonë. Por në shoqëritë e tjera ka “gazetarë të mirë”, që profesionin e shohin si mision. Me sa duket shoqëria shqiptare ka vetëm një shpresë; gazetarët e mirë. Ata duhet të bëjnë katharsis-in e tyre të thellë. Meqenëse ata (gazetarët e mirë) janë në ato pozicione dhe pika komunikimi me shoqërinë, është detyra e tyre, për të mirën e të gjithëve dhe të mirën e tyre, t’i thonë të vërtetat e hidhura ashtu siç janë. Sepse më tej ska asgjë, më tej është Zoti Hiç.

Lajme të lidhura

BOTA

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

16:29 : 27/07/2025
AKTUALITET

Kishte shkuar me familjen për pushime, gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Sarandë

16:18 : 27/07/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025
AKTUALITET

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

15:38 : 27/07/2025
Para

Incident në Ambasadën e SHBA, një person tenton...

TË GJITHA

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

16:29 : 27/07/2025

Kishte shkuar me familjen për pushime, gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Sarandë

16:18 : 27/07/2025

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

15:38 : 27/07/2025

Zelensky premton më shumë sulme brenda Rusisë, pasi rritet numri i viktimave në Ukrainë

15:23 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com