Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pak përpara fillimit të mbledhjes së ish-grupit parlamentar të LSI dha një prononcim për mediat. Kryemadhi foli për protestën e ditës së nesërme, për të cilën tha se nuk do të jetë një protestë e opozitës, por protestë e qytetarëve shqiptarë dhe do të jenë protesta kundër varfërisë. Kryemadhi tha se parlamenti është ilegjitim, ndërsa theksoi se mazhoranca në vend që të përdorë paratë për të subvencionuar fermerët për prodhimet e tyre bujqësore, po i përdor këto para për blerjen e deputetëve.
“Në fakt ilegjitimiteti i Parlamentit tashmë për ne është bërë mëse normal, sepse këtu paradokset janë kthyer në normale. Por dua të them diçka, që nëse deputetët që hyjnë në Parlament me subvencion nga Partia Socialiste, duke eliminuar subvencionin për bujqësinë dhe për fermerët shqiptarë, duke kaluar paratë e fermerëve për të ulur TVSH-në e qumështit, për të ulur TVSH-në për prodhimet e tyre bujqësore dhe për t’i krijuar mundësi për infrastrukturë dhe donacion fermerëve, por donacionet e tyre kalojnë si donacione për deputetët e blerë. Për këtë Zoti e ruajttë Edi Ramën dhe ata që bashkëpunojnë me Edi Ramën. Por nga ana tjetër unë do të thoja që nëse këta deputetë do të kthenin 400 mijë shqiptarët që kanë ikur nga kushtet e vështira dhe mungesën e kafshatës së bukës, nëse këta deputetë kanë hyrë në mënyrë kontrabandë në Parlament do të krijojnë mundësinë që të rrisin rrogat, të ulin çmimin e energjisë elektrike, të ulin taksat e shqiptarëve, kjo do të ishte një gjë shumë e mirë”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Prononcimi i plotë Monika Kryemadhi
Cili është qëllimi i mbledhjes së sotme e ish-grupit parlamentar?
Mbledhja ka të bëjë me organizmin e protestës për nesër, ku në fakt qytetarët janë njoftuar pavarësisht nga pjesëmarrja e madhe që do të ketë nga qytetarët nga të rinjtë dhe të rejat edhe ne si struktura partie duhet te jemi atje për çdo lloj eventualiteti në mënyrë për të përballuar çdo lloj provokimi ose çdo lloj situate. Megjithatë edhe protesta e nesërme do të jetë një protestë madhështore sepse çdo ditë e më shumë problematikat dhe problemet e përditshme të shqiptarëve shtohen. Duke filluar që nga mungesa e punës,. Duke vazhduar me çmimet e larta të energjisë elektrike, me çmimin e lartë të ujit të pijshëm, me mundësinë dhe mungesën e madhe të një kosto jetese normale të cilën nuk e kanë më sot shqiptarët. E kanë një kosto jetese çdo ditë e më shumë që rritet. Kështu që protesta nuk ka të bëjë vetëm me protestën politike por ka të bëjë edhe me protestën ekonomike. Ka të bëjë me atë ndjeshmëri të varfërisë që tashmë shqiptarëve iu ka vajtur shumë thellë dhe po vjen çdo ditë dhe më shumë për të shpërthyer. Sigurisht që në mbledhjen e sotme ne do të diskutojmë dhe për anën organizative të të gjitha strukturave të partisë ku do të bëhen gati për zgjedhje të parakohshme. Ne jemi të bindur dhe po njoftojmë gjithë strukturat që shumë shpejt Shqipëria do shkojë në zgjedhje të parakohshme, për të pasur një parlament legjitim, zgjedhje të lira dhe të ndershme duke iu ofruar shqiptarëve njëherë e përgjithmonë atë mundësi dhe atë mundësi të munguat në këto 30 vite tranzicion, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Tashmë ka ardhur koha që djegia e mandateve të opozitës, dua të ritheksoj dhe njëherë atë që tha dhe një analist gazetar që djegia e mandateve është interes publik. Kështu që ajo që është e rëndësishme është që çdo ditë dhe më shumë elita shqiptare dhe ata pak njerëz që kanë ngelur në Shqipëri po kuptojnë që djegia e mandateve ishte akti final I opozitës jo vetëm për të ndërgjegjësuar opinionin publik por dhe opinionin ndërkombëtar për të kuptuar që shteti është I kapur dhe kapja e shtetit ka sjellë varfërinë e shqiptarëve. Sepse kapja e shtetit, mungesa e institucioneve shtetërore dhe mungesa e një qeverie të drejtë dhe të barabartë për qytetarët ka sjellë që ka pasuar 5 veta dhe ka varfëruar shqiptarët çdo ditë dhe më shumë. Dhe iu ka dhënë shansin oligarkëve të krimit të organizuar të pasurohen në kurriz të shqiptarëve dhe shqiptarët
I ka degdisur jashtë vendit të tyre. Prandaj protesta e nesërme është një protestë në vazhdimësi të protestave jo të opozitës por të shqiptarëve. Dhe protestat që do të vijnë çdo ditë dhe më shumë do të jenë protestat kundër varfërisë dhe koalicioni opozitar do të jetë koalicion që do të rimëkëmbë ekonominë shqiptare dhe do të jetë ai koalicion që do t’ japë shansin dhe mundësinë shqiptarëve për të pasur më shumë punë, për të mbajtur fjalën politikanët. Sepse janë mësuar në kaq vite që politikanët nuk e mbajnë fjalën. Por ka ardhur koha që politikanët të japin llogari përpara popullit dhe ta kenë frikë atë. Jo të ketë populli frikë politikanët.
Zonja Kryemadhi protesta e nesërme është e shtata e radhës nga opozita. Ndërkohë nga ana tjetër kryeministri Rama e ka mbushur Parlamentin me deputetë. Kjo është ajo që ka prodhuar aksioni opozitar le të themi?
Në fakt ilegjitimiteti i Parlamentit tashmë për ne është bërë mëse normal, sepse këtu paradokset janë kthyer në normale. Por dua të them diçka, që nëse deputetët që hyjnë në Parlament me subvencion nga Partia Socialiste, duke eliminuar subvencionin për bujqësinë dhe për fermerët shqiptarë, duke kaluar paratë e fermerëve për të ulur TVSH-në e qumështit, për të ulur TVSH-në për prodhimet e tyre bujqësore dhe për t’i krijuar mundësi për infrastrukturë dhe donacion fermerëve, por donacionet e tyre kalojnë si donacione për deputetët e blerë. Për këtë Zoti e ruajttë Edi Ramën dhe ata që bashkëpunojnë me Edi Ramën. Por nga ana tjetër unë do të thoja që nëse këta deputetë do të kthenin 400 mijë shqiptarët që kanë ikur nga kushtet e vështira dhe mungesën e kafshatës së bukës, nëse këta deputetë kanë hyrë në mënyrë kontrabandë në Parlament do të krijojnë mundësinë që të rrisin rrogat, të ulin çmimin e energjisë elektrike, të ulin taksat e shqiptarëve, kjo do të ishte një gjë shumë e mirë.
Por përkundrazi, futja e këtyre deputetëve do të shtojë akoma më shumë, sepse sot kemi institucionin e kadastrës që do t’u grabisë pronat shqiptarëve. Sot kemi rritje të taksave të pronës. Sot kemi rritje të çmimit të energjisë elektrike. Sot kemi rritje të taksave të ambientit. Dhe të mos harrojmë vetëm ndërtuesit po të pyesim sot në Tiranë, aq para sa paguajnë për hapjen e një grope pallati, aq para paguajnë edhe për dherat që derdhin në fill lande që janë pronë dhe paratë nuk shkojnë as në xhepin e Bashkisë së Tiranës, as në xhepin e buxhetit të shtetit, por shkojnë në xhepin e pushtetarëve, apo në xhepin e deputetëve sot të blerë të këtij Parlamenti ilegjitim.
A po përgatitet opozita konkretisht për zgjedhjet parlamentare?
Sigurisht që po përgatitet. Ka filluar puna në të gjithë Shqipërinë. Madje sot një nga vendimet që do të marrim do të jetë edhe grupi i ngritjes së Vetting-ut të kandidatëve, ku në LSI do ta drejtojë zonja Klajda Gjosha, ku kandidatët e LSI-së do të vetohen. Pra ne vetë do t’iu bëjmë një Vetting për të mos pasur më kandidatë dhe politikanë me të kaluar të errët, me konflikt interesi, e interesat e tyre personale, për të mos përdorur mandatin që i japin qytetarët për interesat e tyre personale. Por për të qenë një mandat që u shërben politikave, që i shërben qytetarëve, shqiptarëve, i shërben zhvillimit dhe rritjes ekonomike në Shqipëri.
Sigurisht që jam e bindur që edhe partitë e tjera të frontit opozitar janë në këtë proces, sepse edhe ato e kanë filluar. PD-ja do të shtrihet në fazën “Një anëtar, një votë”,por mund të pyesni edhe ata. Ne do të bëjmë procesin e Vettingut, por gjithashtu edhe përzgjedhjen e kandidatëve që do të vijnë nga strukturat e partisë, e jo vetëm nga strukturat e partisë. Do të jetë një bashkëbisedim gjithëpërfshirës dhe me grupe interesi të qarqeve të caktuara.
Çfarë reagimi kanë ndërkombëtarët mbi këtë aksion?
Unë mendoj që reagimi i ndërkombëtarëve fillimisht ka qenë për stabilitetin, por më pas kur kanë parë stabilitetin e shtetit të kapur ose stabiliteti i krimit të organizuar është kthyer në destabilitet për vendet e rajonit, kanë reaguar menjëherë. Vuçiçi gjithmonë tregohet më i mençur se Rama dhe më i shpejtë se sa ai. I shpalli zgjedhjet e parakohshme për të mos e thelluar më tej krizën dhe për të mos e dëmtuar më tej partinë e tij. Besoj që edhe PS-ja duhet të reagojë më shpejt, sepse çdo ditë që kalon më shumë, e thellon më shumë krizën, e thellon më shumë vështirësinë ekonomike të shqiptarëve dhe njëkohësisht rrit gjithmonë e më shumë mospërkrahjen e qeverisë së kapur nga një grup kriminal nga shqiptarët.