• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Nga politikanët tek Vipat/ Martesa e parë u dështoi, me të dytën gjetën karar

12:58 : 27/03/2019
në SHOW BIZ

Sipas një studimi 45% e martesave të para janë të destinuara të dështojnë. Kush nuk bën pjesë në këtë përqindje, është me fat. Ndërsa të tjerët e kanë gjetur lumturinë në martesën e dytë.”Çiftet nuk shkojnë drejt martesës së dytë pa u menduar mirë, por peshojnë mirë të mirat e të këqijat”, thotë studimi. Sigurisht ky fenomen ndodh edhe mes VIP-ave dhe të shumtë janë ata që janë martuar dy herë e të cilët “Xing.al” jua sjell më poshtë.

Tuna – Këngëtarja u martua në vitin 2010 me biznesmenin Rilind Reka, një martesë që bëri bujë në media e që dyshja e festuan me një dasmë madhështore.

Mirëpo vetëm 1 vit më pas, Tuna dhe Rilindi u ndanë dhe vetë këngëtarja në një intervistë deklaroi se ata të dy kishin shumë mospajtime.

Lexo edhe:

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

Në janar të vitit 2017 Tuna u martua sërish por këtë herë dasma e saj me Patris Berishën u organizua sekret. Këngëtarja zgjodhi të mos bënte bujë me martesën e dytë dhe gjithçka u zbulua nga mediat.

Sot Tuna ka krijuar familjen e saj të lumtur me Patrisin dhe janë prindër të një djali.

Alban Dudushi – Moderatori vite më parë ka qenë i martuar me aktoren Nigda Dako me të cilën ka një vajzë. Albani dhe Nigda u ndanë pas 8 vitesh martesë.

Sot moderatori është i martuar me Bieta Sulon, gjithashtu moderatore. Nga martesa e tyre ata sollën në jetë një djalë i cili është 2 vjeç.

Silva Baltadori – Edhe sipërmarrësja e njohur Silva Baltadori është martuar dy herë. Ndonëse nuk dihet shumë për martesën e saj të parë, martesën e dytë Silva e deklaroi publikisht.

Ajo u martua së fundmi me inxhinierin hollandez Heijneman dhe është shprehur se ndihet shumë e lumtur krah tij.

Valon Behrami – Futbollisti shqiptar u nda nga bashkëshortja e tij e parë Elena Bonzanni në shkurt të vitit të kaluar pas 12 vitesh bashkë. Dyshja kanë dy vajza nga martesa e tyre.

Pak muaj më vonë, Behrami u martua për herë të dytë, me skiatoren zvicerane Lara Gut, transmeton Xing.al.

Gena – Këngëtari shumë i dashur për publikun, Gena është martuar dy herë gjithashtu. Martesa e tij e parë ka ndodhur shumë vite më parë dhe nga ajo martesë Gena ka dy vajza.

Sot këngëtari është i martuar me Lorenën, me të cilën ka 10 vite dhe siç kanë treguar në intervista, kanë rënë në dashuri me shikim të parë.

Edi Rama – Martesa e parë e kryeministrit ka qenë me aktoren e mirënjohur Matilda Makoçin. Aktorja bukuroshe ja rrëmbeu zemrën Ramës në kohën kur ishte pedagog në Akademinë e Arteve dhe piktor i njohur. Fryt i dashurisë së tyre është Gregori. Rama dhe Makoçi u ndanë në vitin 1991.

Në vitin 2010 Rama deklaroi se do martohej për herë të dytë, këtë herë me Linda Bashën. Dasma e Ramës dhe Lindës me 500 të ftuar ishte kryefjala e mediave asokohe. Rama dhe Linda kanë një djalë me emrin Zaho.

Fatos Nano – U martua në moshën 24-vjeçare me Rexhina Fatollin të cilën e njohu në gjimnaz. Pas 27 vitesh martesë çifti u divorcua në vitin 2001.

Nano u martua sërish në vitin 2002 me Xhoana Nanon. Nga martesa e parë Nano ka dy fëmijë, Sokolin dhe Edenë ndërsa nga martesa e dytë një djalë, Klajdin, transmeton Xing.al

Kastro Zizo – Martesa e parë e Kastros ka qenë me Jola Parapanin me të cilën ka një djalë, Dankanin. Çifti i dhanë fund martesës së tyre në vitin 2010 për shkak se Kastros iu publikuan disa foto ku shfaqej duke kërcyer me një brune.

Martesa e dytë e këngëtarit ishte me Erleta Hotin me të cilën ka një vajzë.

Inva Mula – Martesa e parë e sopranos ka qenë me këngëtarin Pirro Çako, martesë nga e cila ata kanë një djalë. Inva dhe Pirro u ndanë në vitin 2009, një ndarje që bëri bujë asokohe.

10 vite më parë, sopranoja u martua për herë të dytë me biznesmenin e njohur Ethem Ramadani. Inva dhe Ethemi kanë një vajzë nga martesa e tyre, transmeton Xing.al

Eduard Selami dhe Ilva Tare– Ish-kryetari i PD-së, Eduard Selami ka qenë i martuar vite më parë me ish-Miss-in Pegi Vreto. Nga martesa e tyre ata kanë tre fëmijë.

Po ashtu edhe Ilva Tare ka qenë e martuar me jordanezin Majd Nuri Shafiq. Në vitin 2008 Ilva u nda nga bashkëshorti. Sot Eduardi dhe Ilva janë të martuar dhe prindër të dy fëmijëve.

Edona Llalloshi- Këngëtarja e njohur nga Kosova ka qenë vite më parë e martuar, por kjo martesë nuk funksionoi dhe Edona deklaroi ndarjen. Në vitin 2010 Edona u shfaq në publik me bashkëshortin e ri, Gazmend Fejzullahun. Çifti janë prindër të dy fëmijëve.

Jehona Sopi – Këngëtarja dikur ka qenë e martuar me vëllain e Teuta Selimit, Agronin. Mirëpo kjo martesë shkoi drejt divorcit. Jehona prej vitesh tashmë është e martuar me Lavdim Koshutovën dhe kanë një vajzë.

Sabri Fejzullahu – Përpara martesës me bashkëshorten e disa viteve e që është e njohur për publikun, Nerën, Sabriu ka qenë i martuar me një tjetër grua, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur. Sabriu është shprehur se ndarja nga gruaja e parë ka qenë shpëtim. Sabriu ka dy fëmijë me gruan e parë dhe dy fëmijë me gruan e dytë, Nerën./Xing.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

13:34 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

13:16 : 08/06/2025
SPORT

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025
AKTUALITET

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

13:09 : 08/06/2025
AKTUALITET

U bllokua në plazhin e Akuariumit pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan/ VIDEO

12:55 : 08/06/2025
SPORT

Partizani me sytë nga sfida e “playoff-it” në Spanjë, në lojë janë qindra mijëra euro

12:45 : 08/06/2025
Para

Tjetër shkarkim/ Largohet Drejtoresha e Tatimeve, ja kush e zëvendëson (EMRI)

TË GJITHA

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

13:34 : 08/06/2025

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

13:16 : 08/06/2025

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

13:09 : 08/06/2025

U bllokua në plazhin e Akuariumit pas dëmtimit në këmbë, shpëtohet turisti amerikan/ VIDEO

12:55 : 08/06/2025

Partizani me sytë nga sfida e “playoff-it” në Spanjë, në lojë janë qindra mijëra euro

12:45 : 08/06/2025

“U kap ‘mat’ duke abuzuar me pushtetin”, PD kërkon largimin e Anuela Ristanit nga detyra

12:39 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com