• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ana e errët e fushatës së Veliajt/ Propaganda me fëmijët, reagojnë prindërit

19:09 : 24/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Aktivisti i njohur Besjan Pesha, ka denoncuar me anë të një postimi në rrjete sociale, përdorimin e fotos së djalit të tij, pa leje nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ditën e djeshme me anë të një mitingu Erion Veliaj ka njoftuar se do të rikandidojë sërisht për Bashkinë e Tiranës, ajo që u vu re ishte shfrytëzimi i fëmijëve të vegjël  për këtë propagand politike.

Pesha është shprehur se është njoftuar nga miqtë e tij, për foton e përdorur nga Veliaj dhe se nuk i është marrë leje për tu përdorur.

Postimi i plotë

“Dje në mbrëmje një miku im më njoftoi se foto e tim biri ishte përdorur si imazh elektoral në ekranin gjigand të paradës qeveritare.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

Foto, siç dallohet qartë më poshtë, është shkrepur në 28 nëntor të 2015 ku im bir mbolli një ulli me rastin e pavarësisë.

Duhet të jesh shumë pervers që të rrëmosh arkivat personale të dikujt dhe të grabisësh prej aty fotot e fëmijës. Duhet të jesh sëmurë që më pas këto imazhe t’i përdorësh si fasadë për qëllime elektorale.

Duhet të jesh kleptoman që të mos mjaftohesh me vjedhjen e fondeve publike duke shpenzuar psh 5.8 mln euro për vetëm 600m te Bulevardi Zogu i Parë, apo me grabitjen e truallit publik si në rastin e Teatrit Kombëtar, apo me zhvatjen e lulishteve publike si në rastin e ish parkut të autobusave, apo të xhepave më të varfër si në rastin e biletës së autobusit, apo të jetëve të fukarenjve si në rastin e ambulantëve që lihen pa bukë në funksion të kioskave…e pra duhet të jesh sëmurë që të mos ngopesh nga gjithë këto bëma e gjëma e të shkosh e të vjedhësh edhe imazhet, freskinë, pafajsinë e fëmijëve të të tjerëve…”

Fotoja është marrë nga fotot e postuara nga vetë Pesha në profilin e tij personal të Facebookut dhe i përket datës 28 nëntor 2015. Në shkelje të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, Veliaj ka përdorur foton për aktivitet partikak.

Zoti Pesha shprehet se këtë çështje do ta çojë në gjykatë:

“Këtë rast do ta çoj në gjykatë. Do e çoj për veten time, për tim bir, por edhe për ti treguar rrugën gjithë atyre prindërve të cilët ose janë ndodhur ose me siguri do të ndodhen në një situatë të ngjashme. Uroj e besoj të gjej drejtësi!”

Besjan Pesha njihet për qëndrimet kritike kundër Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj.

Ky nuk është rasti i parë që Kryebashkiaku Veliaj përdor foto të fëmijëve të kritikëve të tij, pa leje, si për të treguar se pavarësisht kritikave e protestave edhe fëmijët e kritikëve po shijojnë punët e bëra prej tij.

Në dhjetor 2016, Veliaj postoi në faqen e tij në Facebook, foto të Neritan Sejaminit, – një prej kritikëve më të fortë kundër ndërtimit të paligjshëm të këndit të lojërave tek Liqeni Artificial, – bashkë me vajzën e tij, të cilët po merrnin pjesë në një aktivitet të organizuar nga shkolla në Parkun e Liqenit Artificial.

Fotoja u përdor për të treguar se dhe kritikët më të fortë të ndërtimit të këndit të lojërave, tashmë po e përdorin atë. Njësoj si në rastin e Peshës, fotoja është publikuar pa lejen e prindërve.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025
BOTA

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025
SHENDETI

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
SPORT

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025
BOTA

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025
Para

Një selfie në titanikun socialist pak para mbytjes

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

22:30 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com