• Kontakt
Friday, June 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK shkel afatin për zbardhjen e vendimit ndaj Donika Prelës

16:49 : 22/03/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING
Donika Prela

Donika Prela

Vendimi i konfirmimit në detyrë të Donika Prelës u shpall në 5 shkurt, por megjithëse kanë kaluar 30 ditë zyrtare pune nga data e njoftimit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk e ka publikuar ende vendimin me shkrim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkel afatet ligjore për zbardhjen e vendimit për Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin shpalli më 5 shkurt konfirmimin në detyrë të Prelës si dhe njoftoi se vendimi me shkrim do të komunikohej brenda 30 ditëve.

Afati maksimal i zbardhjes, pa llogaritur ditën e njoftimit të vendimit është plotësuar të enjten më 21 mars, por KPK nuk e ka zbardhur ende atë në faqen e vet zyrtare. Afati 30 ditor për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është detyrim ligjor që buron nga pika 7 e nenit 55 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar”.

E kontaktuar nga BIRN, KPK nuk sqaroi mbi arsyet e vonesës së zbardhjes se vendimit.

Lexo edhe:

Horoskopi, 14 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit

Donika Prela drejton Prokurorinë e Krimeve të Rënda prej majit të vitit 2018 si e komanduar nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku. Prela është gjithashtu kandidate për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK.

Konfirmimi i Prelës kaloi përmes një sërë akuzash publike, kryesisht nga Partia Demokratike e cila e akuzoi atë si të njëanshme. Akuzat publike të deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj  e detyruan KPK-në që ta shtynte njoftimin e vendimit nga data 29 janar më 5 shkurt.

Prela po ashtu pati një seancë dëgjimore jo të lehtë. Ajo u përball me pikëpyetje mbi të ardhurat e bashkëshortit dhe transaksionet me pasuritë e paluajtshme në seancën dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 22 janar. Prela u mbrojt duke dorëzuar në Komision dokumente shtesë mbi të ardhurat familjare.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela replikoi edhe me vëzhguesin e ONM-së, Theo Jacobs, i cili ngriti dyshime për mospagimin e taksave nga bashkëshorti për një pjesë të të ardhurave.  Jacobs e krahasoi dosjen e saj të vetingut me shijen e keqe të një ilaçi të kapërdirë pa ujë në mëngjes, por që kalon në kohën e drekës.

Prokurorja Prela u përgjigj se ajo dhe bashkëshorti i saj kishin jetuar në Shqipëri dhe jo në ndonjë vend të BE-së, ku marrëdhëniet e punës fillojnë dhe mbarojnë në mënyrë të ligjshme.  “Bashkëshorti im ka nënshkruar një kontratë dhe i është përmbajtur detyrimeve të saj. Legjislacioni shqiptar ngarkon me përgjegjësi punëdhënësin për detyrimet dhe nuk ka asnjë dispozitë që tregon se tatimi në burim mund të paguhet në mënyrë vullnetare,” tha Prela.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda  u ngarkua me barrën e provës edhe për burimet financiare të një të afërmi të bashkëshortit, i cili u kishte dhënë 15 mijë euro hua për blerjen e një apartamenti në vitin 2007 si dhe dha sqarime mbi denoncimin e një qytetari lidhur me apartamentin ku banon aktualisht, i blerë për 110 mijë euro në vitin 2018.

Pas komandimit të saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Prela ka qenë disa herë në qendër të sulmeve kryesisht nga opozita që e akuzon për pengim apo mbyllje të hetimeve ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të shumicës qeverisëse.

/Reporter.al/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 14 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 13/06/2025
BOTA

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit

22:55 : 13/06/2025
BOTA

Irani raketa drejt Izraelit! Ushtria amerikane krah izraelitëve, ndërveprim në përballimin e sulmeve

22:46 : 13/06/2025
SPORT

Spastrime te Milani, Igli Tare “zhduk” serbin nga kuqezinjtë

22:39 : 13/06/2025
AKTUALITET

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

22:38 : 13/06/2025
BOTA

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

22:31 : 13/06/2025
Para

U përfol si Presidente e ardhshme, Topalli 'përshëndet' me foto nga liqeni

TË GJITHA

Horoskopi, 14 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 13/06/2025

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit

22:55 : 13/06/2025

Irani raketa drejt Izraelit! Ushtria amerikane krah izraelitëve, ndërveprim në përballimin e sulmeve

22:46 : 13/06/2025

Spastrime te Milani, Igli Tare “zhduk” serbin nga kuqezinjtë

22:39 : 13/06/2025

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

22:38 : 13/06/2025

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

22:31 : 13/06/2025

Hakmarrja e Iranit ndaj Izraelit/ 40 persona të lënduar, dy prej tyre në gjendje kritike

22:31 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com