Ish ministrja e Integrimit gjate qeverisjes se demokratëve, Majlinda Bregu, prej kohësh nuk ndanë të njëjtat qëndrime me PD-në. E pyetur në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në lidhje me qëndrimin kritik te PD-së kur Bregu u zgjodh në krye të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal se largimi nga kjo forcë politike nuk ishte vendim i saj.
Majlinda Bregu: Unë nuk kam dalë nga PD. Ne na nxorrën nga PD, një grup ku unë isha pjesë. Nuk besoj se kam folur kurrë në dëm të Shqipërisë, as ndonjë gjë jashtë vijës partiake apo asaj që unë mendoja se si duhet të ishte apo të jetë PD-ja. Por shumë gjëra nuk kanë më rëndësi dhe besoj se gjëja më e mirë është distanca dhe ca njerëz nuk më interesojnë më fare.
Dervishi: Njerëz të rëndësishëm…
Majlinda Bregu: Secili e di veten për të rëndësishëm, por unë po them që janë ca njerëz që nuk më interesojnë fare. Pak rëndësi ka për mua kush është dhe sot në qeveri dhe kush do të jetë nesër. Do të jem çdo ditë e fokusuar për të bërë më të mirën sikur ta shoh Shqipërinë edhe një minutë më afër Europës. E njëjta gjë vlen edhe për vendet e tjera të rajonit sepse jam e bindur që Europa është e vetmja siguri që mund t’u lëmë fëmijëve tanë.
E pyetur në lidhje me krizën politike në vend, Bregu tha: “Nuk do të doja kurrë ta shihja sot Shqipërinë në 2019-ën, me të njëjtën dinamikë zhvillimi si në ’97-ën”.
E vëreta e takimit mes Majlinda Bregut dhe eurodeputetëve, Bregu: Ishte koha kur ishin garantues të marrëveshjes së dekriminalizimit…
Ish- ministrja e Integrimi, Majlinda Bregu, e cila prej janarit mban pozicionin e Sekretares së Përgjithshme në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal foli në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi rreth lajmit që qarkulloi disa ditë për parë për një takim mes saj dhe eurodeputetëve Kukan e Fleckenstein.
Videoja që u shfaq në rrjet I takon tetorit te vitit 2015, kur Majlinda Bregu mbante postin e kryetares se Komisionit Parlamentar te Integrimit.
“Ishte periudha kur Parita Demokratike e kishte shumë përzemër dhe falenderonte Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukanin sepse ishin ata iniciatorët dhe garantuesit e marrëveshjes së dekriminalizimit, një nga fitoret kryesore të PD-së.
Por mesa duket kohërat ndryshojnë. Kush të është mik në një moment, rezulton që pas disa vitesh, kur s’të vjen për shtat të të bëhet edhe armik.
Të dy bashkë (Kukan e Fleckenstein) kanë qenë dhe janë dy nga personat më miqëor ndaj Shqipërisë”, tha Majlinda Bregu në RTSH.
Integrimi në BE, Bregu: Harrojeni datën e anëtarësimit
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu tha se integrimi I rajonit në BE varet nga përparimi që shënojnë vendet sa i përket konsolidimit të demokracisë, zbatimit të ligjit, luftës ndaj korrupsionit dhe forcimit të ekonomisë.
“Është më e rëndësishme ta përqëndrojmë vëmendjen tek transformimi që ndodh brenda nesh sesa tek rrugetimi si një process vetëm datash, se datën tashmë e kemi humbur si betejë”, tha Bregu në RTSH.
Ndërkohë Shqipëria pret qershorin për të marr vesh vendimin e Këshillit Europian sa I përket hapjes së negociatave të anëtarësimit.