• Kontakt
Wednesday, July 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E kaluara e errët e Jurgen Kurtit/ Dosja e prokurorisë për vrasjen e babait

09:06 : 19/03/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mbrëmjen e djeshme kryeqytetin. Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave, është qëlluar për vdekje në afërsi të banesës së tij në rrugën “Zef Jubani”. “Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta  është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.

Jurgen Kurti është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2016 u ndalua nga policia lidhur me vrasjen e të atit. Pas ngjarjes së rëndë ku mbeti viktimë i ati, emri i Jurgen Kurtit do të përfshihej në një tjetër krim, atë të ndodhur në Durrës, ku mbeti i vrarë Agim Arapi. Lidhur me këtë ngjarje u arrestuan edhe dy persona të tjerë, ndërsa për krimin u dënua vetëm njëri prej tyre. Kurti nuk u hetua, ndërsa vrasja u klasifikua si nga pakujdesia. Në fashikujt hetimor thuhet se thika e përdorur në konflikt mes viktimës dhe autorit është përdorur nga ana e viktimës dhe e ka poseduar ai e jo autori. Ndërsa dy personat e tjerë, Jurgen Kurti dhe K. E nuk janë hetuar më në vijim. Pavarësisht se në fillim, kur ngjarja u bë publike, janë ndaluar të tre si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Dosja e prokurorisë për krimin në familje

Në datë 04.04.2016,rreth orës 21.30 nga shërbimet e policisë gjyqësore është marrë njoftim se në vendin e quajtur  Njësia Administrative nr.5, rruga “Zef Jubani”, kishte ndodhur një vrasje brenda familjes dhe konkretisht ishte vrarë shtetasi Artur Kurti.  Më pas, në lidhje me këtë ngjarje në Spitalin e Traumës kishte shkuar një shtetas i dëmtuar me armë të ftohta, i cili është identifikuar si shtetasi Leonard Ristani. Në apartamentin ku kishte ndodhur ngjarja banonin shtetasja Sh. Kurti dhe djali i saj Jurgen. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rreth 1m para derës së hyrjes për në këtë banesë, në korridorin e përbashkët është gjendur i shtrirë me fytyrë nga dyshemeja kufoma e shtetasit Artur Kurti. Në brendësi te banesës, mbi sipërfaqen e dyshemesë së saj, janë gjetur njolla me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut. Në vijim të kqyrjes ndërmjet sheshpushimit të katit të V-të dhe sheshpushimit të katit të IV-ët është gjetur dhe sekuestruar  një  thikë  me bisht  me ngjyrë të kuqe me gjatësi rreth  29 cm, e cila në sipërfaqen e saj kishte mbetje me ngjyë të kuqe si ajo e gjakut. Gjatë kqyrjes së kufomës së shetasit Artur Kurti,  është konstatuar një plagë në gjoks dhe një plagë në fytyrë.

Lexo edhe:

Burreli shton konkurrencën në sulm, prezanton blerjen e re

Në lekë apo në euro, si i ruajnë paratë shqiptarët?

Në vendin e ngjarjes janë gjetur shtetaset Sh. Kurti (bashëshortja e viktimës) dhe shtetasja L.P (komshija i tyre).Ndërsa shtetasi Jurgen Kurti ishte në spital, pasi shoqëruar dajën e tij Leonard Ristani, i cili ishte plagosur në ngjarje.

Është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi Leonard Ristani i cili shpjegon se motra e tij Sh. Kurti, pas një bashkëjetese shumëvjeçare me bashkëshortin e saj Artur Kurti, kishte mbi katër muaj që kishin vendosur të ndaheshin për problem të ndryshme dhe motra e tij së bashku me djalin ishin larguar nga banesa ku kishin jetuar së bashku për t’u zhvendosur në një banesë tjetër në rrugën “Zef Jubani” e cila po ashtu ishte në bashkëpronësinë e tyre. Gjatë kësaj periudhe ndarjeje, sipas tij, kunati i tij duke qenë se konsumonte alkol shkonte tek banesa ku jetonte motra e tij dhe kryente veprime të ndryshme duke dhunuar derën e jashtme të banesës si dhe duke fyer dhe ofenduar bashkëshorten e tij me tone të larta. E njëjtja gjë ndodhi edhe më datën 04.04.2016, ku rreth orës 19.00, shtetasi Leonard Ristani është telefonuar nga motra e tij,  e cila i kishte thënë se bashkëshorti i saj Arturi kishte shkuar përsëri tek dera e jashtme e banesës dhe kishte dëmtuar derën fizkisht duke i rënë me shkelma si dhe duke sharë, fyer dhe ofenduar bashkëshorten e tij. Në këto kushte shtetasi Leonard Ristani ka shkuar në banesën e motrës së tij. Në kohën kur ka shkuar në këtë banesë, shtetasi Artur Kurti ishte larguar  dhe në banesë ndodheshin  motra e tij Sh….,shoqja dhe komshija e saj, L.P. dhe nipin e tij, Jurgen Kurti. Viktima ka marrë në telefon Sh…. dhe telefonin e ka marrë Leonardi dhe është përgjigjur. Arturi ka filluar ta fyejë dhe ofendojë Leornardin në telefon dhe i ka kërkuar ta priste tek banesa.  Më vonë ka shkuar aty viktima dhe  ka trokitur, ku derën e ka hapur Leonardi. Viktima ka dashur të hyjë brenda dhe Leonardi nuk e lejonte. Në ato momente viktima ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur me të Leonardin, i cili ka bërë përpjekje për tu mbrojtur, duke arritur t’ia marrë thikën nga dora dhe e ka goditur viktimën i cili ka rënë në tokë dhe më pas ka gjetur vdekjen.

Është pyetur shtetasi Jurgen Kurti ka deklaruar se rreth orës 19.00 ka rënë dera e banesës së tyre dhe ka degjuar babain e tij Arturin të bërtiste, shante dhe ofendonte nënën e tij,  por ata nuk e kanë hapur derën dhe ai ishte larguar nga banesa. Pasi është larguar babai i tij nga banesa, nëna e tij ka njoftuar në telefon vëllain e saj (njëkohësisht dajon e tij) shtetasin Leonard Ristani, i cili ka mbërritur aty. Në banesë në këtë moment ndodhej vec nënës, dajës edhe  shoqja e nënës e quajtur K…. Në këtë moment ka marrë në telefon viktima dhe telefonin e ka ngitur Leonardi të cilin ai e ka sharë dhe ofenduar. Rreth 15 minuta pas kësaj telefonate ka rënë zilja e derës dhe për të shkuar dhe të hapte derën ka shkur Leonardi. Pasi ka hapur derën i ati i tij Arturi ka filluar të shtyhej me Leonardin dhe një moment i ati i tij ka nxjerrë një thikë të madhe me bisht të kuq dhe menjëherë Leonardi është tërhequr për në brendësi të banesës, pasi ndodheshin tek dera e jashtme. Sipas tij, me këtë thikë, viktima po godiste Leonardin, i cili është rrëzuar në dysheme dhe po godiste me këmbë për të mos lejuar Arturin t’i afrohej me thikë. Në këtë moment ka parë që babai i tij ka ecur dy-tre hapa për nga dera e jashtme dhe i gakosur në pjesën e kraharorit ka rënë në korridorin para derës së jashtme. Ai më pas  ka shoqëruar Leonardin për në spitali i Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. /Boldnews/

Lajme të lidhura

SPORT

Burreli shton konkurrencën në sulm, prezanton blerjen e re

19:19 : 30/07/2025
AKTUALITET

Në lekë apo në euro, si i ruajnë paratë shqiptarët?

19:14 : 30/07/2025
BOTA

Rasti i parë në botë, një 38-vjeçar në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

18:59 : 30/07/2025
BOTA

Zyrtari izraelit e thotë hapur: Mund të aneksojmë pjesë të Gazës

18:56 : 30/07/2025
SPORT

Champions/ Shkëndija përballet me Steauan në Bukuresht, formacionet zyrtare

18:46 : 30/07/2025
BOTA

BE do të nisë që nga tetori zbatimin e sistemit biometrik të hyrjes për vizitorët

18:37 : 30/07/2025
Para

Aftësitë në seks varen nga lloji i picës që konsumoni

TË GJITHA

Burreli shton konkurrencën në sulm, prezanton blerjen e re

19:19 : 30/07/2025

Në lekë apo në euro, si i ruajnë paratë shqiptarët?

19:14 : 30/07/2025

Rasti i parë në botë, një 38-vjeçar në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

18:59 : 30/07/2025

Zyrtari izraelit e thotë hapur: Mund të aneksojmë pjesë të Gazës

18:56 : 30/07/2025

Champions/ Shkëndija përballet me Steauan në Bukuresht, formacionet zyrtare

18:46 : 30/07/2025

BE do të nisë që nga tetori zbatimin e sistemit biometrik të hyrjes për vizitorët

18:37 : 30/07/2025

“Lirimi i hapësirave publike, show”/ Lubonja: Ndërtimi i kullave dhe resorteve po shkatërron gjithçka

18:29 : 30/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com