• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Hyjnë në fuqi ligjet për bllokimin e portaleve që shajnë qeverinë…

21:20 : 18/03/2019
në BOTA

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi legjislacionin që u mundëson autoriteteve të bllokojnë faqe të caktuara interneti dhe të japin dënime për “lajme të rreme” apo për materiale që ato i konsiderojnë si fyerje ndaj shtetit ose publikut.

Të dyja ligjet, që kritikët i shohin si pjesë të një përpjekjeje të Kremlinit për të rritur kontrollin mbi internetin dhe për të mbytur disidencën, u nënshkruan nga presidenti më 18 mars.

Legjislacioni i ri i lejon autoritetet të bllokojnë faqe të caktuara interneti ose llogari interneti që publikojnë ato që ata i konsiderojnë si “lajme të rreme” dhe penalizojnë ata që vendosin materiale, të cilat shihen si fyese ndaj zyrtarëve të shtetit, simboleve shtetërore ose shoqërisë ruse.

Dhoma e sipërme e parlamentit, Këshilli i Federatës, i miratoi projektligjet më 13 mars pasi dhoma e ulët, Duma e Shtetit, dha miratimin përfundimtar. Legjislacionin ishte propozuar më 7 mars.

Më 11 mars, Këshilli presidencial i Rusisë për Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe të Drejtave të Njeriut i kërkoi Dhomës së Sipërme t’ia dërgonte projektligjet përsëri Dumës për t’i ripunuar.

Lexo edhe:

Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në për armët bërthamore

“Putin më ka zhgënjyer!” Trump nga Londra: E ndjej detyrim të zgjidh luftën në Ukrainë

Këshilli presidencial, i cili shpesh injorohet nga Presidenti Putin, citoi Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe tha se liria e shprehjes nuk mund të kufizohet thjesht për shkak të dyshimeve nëse ajo që shprehet është ose jo e vërtetë.FAD4BB53-6A88-4AA4-AE2A-3C246FC5542C_w1023_r1_s

Ligji i ri autorizon prokurorin e përgjithshëm dhe zëvendësit e tij për të përcaktuar se çfarë përbën lajm të rremë, por pa një vendim gjyqësor, pas të cilit mediat shtetërore dhe mbikqyrësi i komunikimit Roskomnadzor të bllokonin faqet apo llogaritë në internet.

Për publikimin e “lajmit të rremë”, ligji përcakton gjoba deri në 100,000 rubla (1,525 dollarë) për individët, 200,000 rubla për zyrtarët publikë dhe 500,000 rubla për kompanitë.

Ligji thotë se gazetave apo portaleve të regjistruara zyrtarisht pranë Roskomnadzorit, do t’u jepet një shans për të hequr raportimet që konsiderohen si lajme të rreme, përpara se të bllokohen faqet e tyre të internetit.

Aty thuhet se faqet e internetit që nuk janë të regjistruara pranë Roskomnadzorit do të bllokohen pa paralajmërim.

Ligji gjithashtu parashikon gjoba deri në 100,000 rubla për fyerjen e autoriteteve ruse, agjencive qeveritare, shtetit, publikut, flamurit apo kushtetutës.

Shkelësit përsëritës do të përballen me gjoba më të mëdha dhe mund të burgosen deri në 15 ditë.

Roskomnadzori do t’u japë përdoruesve të internetit 24 orë për të hequr materialin që gjykohet nga prokurori i përgjithshëm ose zëvendësit e tij si fyes për shtetin ose shoqërinë dhe ata që nuk e bëjnë këtë do të bllokohen, thotë ligji.

Në janar, kur Duma e Shtetit miratoi projektligjet në leximet e tyre të para, politikani i opozitës ruse Ilya Yashin u shpreh me këto fjalë: “Këto janë projektligje të çmendura. Si mund t’i ndalosh njerëzit të kritikojnë autoritetet?” /VOA/

Etiketa: mbylljeportalePutin

Lajme të lidhura

BOTA

Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në për armët bërthamore

20:11 : 22/09/2025
BOTA

“Putin më ka zhgënjyer!” Trump nga Londra: E ndjej detyrim të zgjidh luftën në Ukrainë

17:12 : 18/09/2025
BOTA

Merz akuzon Putinin për sabotim: Do destabilizimin e Evropës

13:02 : 17/09/2025
BOTA

Zelensky thirrje Trumpit: Mbaj një qendrim të qartë kundër Putinit! Ai po teston NATO-n

17:08 : 16/09/2025
BOTA

“Putin dhe Zelensky e urrejnë njëri-tjetrin”/ Trump: Sanksionet e BE-së për Rusinë, të pamjaftueshme

12:02 : 15/09/2025
BOTA

Klasa e re politike e Rusisë: Kasapët e luftës, heronj të Kremlinit!

16:07 : 14/09/2025
Para

VIDEO/ Pasi tentuan ta qëllonin me bojë befason Veliaj, rrethohet nga roje privatë

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 28 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 27/09/2025

Vrasja e italianit/ Dhanë dëshmi kontradiktore, por Policia i lë të lirë Braçin dhe dy djemtë e tij

22:53 : 27/09/2025

“I rregullova të katërt”/ Aurel Hoxha flet për 4 në “Sky”, SPAK e akuzon vetëm për një vrasje

22:39 : 27/09/2025

INSTAT: Vajzat shqiptare, më të arsimuara se djemtë

22:19 : 27/09/2025

A e shkakton “Tylenol” autizmin? Eksperti nga Londra: Ja çfarë zbuluan studimet

22:06 : 27/09/2025

Lavrov: Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë BE-në apo NATO-n

21:55 : 27/09/2025

Kushtoi 3.7 mln euro/ Berisha nxjerr mashtrimin e Ramës për “Parkun Eden”: Kur gënjen, bën çdo gjë!

21:43 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com