• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

De Biazi: Motivimi i lojtarëve, mundësia për të veshur fanellën Kuq e Zi

13:10 : 11/06/2016
në SPORT

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Xhani De Biazi rrëfen se i ka analizuar me kujdes kundërshtarët në Europian dhe tashmë kuqezinjtë janë gati për përballjen e parë ndaj Zvicrës.

“Sigurisht! Njohja e kundërshtarëve të ndihmon të kuptosh kush janë ekipet e forta dhe ekipet e dobëta”,¬ka thënë tekniku italian në një intervistë të dhënë për FSHF¬në.
De Biazi foli shkurtimisht edhe për përfundimin e kontratës së tij në 2017¬ën, duke thënë se aktualisht është i fokusuar tek finalet e “Euro 2016”¬s.

Intervista e plotë:
Vlerësimi për ju ka arritur majat. Si arrini ta menaxhoni këtë promovim ndaj jush?
Për vite me radhë unë kam jetuar në botën e futbollit, dhe tashmë mundem në mënyrë të balancuar të menaxhoj momentet negative dhe pozitive të profesionit tim. Sigurisht, popullariteti dhe thashethemet amplifikohen kur bëhet fjalë për ekipin kombëtar, më e rëndësishmja është të jesh gjithmonë i vetëdijshëm që gjërat mund të ndryshojnë, por përkushtimi duhet të jetë gjithmonë i lartë.

A ka kombëtare apo klube te tjera qe duan t’ju kontraktojnë? Si ndiheni rreth kësaj çështjeje?
Në vitet e fundit kam pasur oferta pune nga disa federata por edhe nga klube, por përkushtimi dhe fokusi mbetet tek Kombëtarja Shqiptare e Futbollit.

A bie dakord Znj. De Biasi me mënyrën e menaxhimit të kohësdhe planeve tuaja?
Paola, gruaja ime, më ndjek nga afër edhe pse jo fizikisht, por ajo e di mënyrën time të të punuarit dhe e di që kjo më kushton shumë kohë. Ajo është gjithmonë në dijeni të planeve dhe qëllimeve të mija.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

Përse zgjodhët të drejtonit kombëtaren shqiptare ?
Çfarë ju motivoi për të ardhur këtu ? Unë po rikuperohesha nga një eksperiencë e keqe me klubin e fundit në Itali (Udinese) dhe doja ti provoja vetes dhe të tjerëve që nëse do të kisha mundësinë për të drejtuar një grup lojtarësh, do të arrija një synim mjaft të lartë.

A do ta zgjasni kontratën? A do ti drejtoni lojtarët edhe gjatë Kupës së Botës?
Kontrata ime skadon në 2017, dhe tashmë jam i fokusuar për Europianin. Gjerat e tjera nuk ma tërheqin vëmendjen…..

Ku qëndron forca e ekipit?
Ku mundet lojtarët të performojnë më mirë? Unë besoj se forca qëndron tek grupi! Shumë flitet për grupin, por për ne kjo është gjëja më e rëndësishme. Ekipi është ndërtuar mbi një grup që di të vuajë, por dhe i gëzohet fitoreve të shokëve, edhe kur nuk janë protagonistë në fushë. Besoj se kemi bërë më të mirën, me arritjen e kualifikimit dhe disa eksperienca negative na kanë ndihmuar të rritemi.

Në përgjithësi, si i motivoni lojtarët ?
Besoj se motivimi më i madh për djemtë tanë është mundësia për të veshur fanellën Kuq e Zi. Duke e ditur që shumë njerëz presin kaq shumë nga ata, lojtarët nuk do ti zhgënjejnë.

Ju nuk jeni një person që ja lini gjërat rastësisë. Si ju duken përgatitjet përpara Kampionatit Europian? Unë realisht besoj tek organizimi dhe përgatitja fizike dhe psikologjike për çdo ndeshje dhe çdo eveniment. Unë personalisht e zgjodha kampin stërvitor në Austri dhe Francë, duke i kushtuar shumë rëndësi dhe logjistikës.

A i keni analizuar kundërshtarët e grupit ?
Sigurisht! Njohja e kundërshtarëve të ndihmon të kuptosh kush janë ekipet e forta dhe ekipet e dobëta.

Pse zgjodhët Breetannian si vendqëndrimit tuaj ?
E zgjodha Bretannian për arsye klimaterike, sepse ne kemi logjistikë perfektë dhe një hotel ekskluzivisht tonin. Bretannia është toka e Galëve, një populli luftëtar, ashtu sikurse dhe ne.

A mund të na jepni një program ditor për në Francë?
Punë, punë , punë !!! A qëndrojnë familjarët pranë lojtarëve, apo preferoni që lojtarët të fokusohen vetëm tek ndeshjet?
Mendoj se familjet mund te vijnë në Francë për të parë ndeshjet. Jemi shumë pranë ndeshjeve dhe koha është e shkurtër për të punuar në fushën e lojës, por të bërë mbledhje teknike, për të pushuar dhe për t’u rikuperuar.

Turneu Europian po afrohet shumë shpejt. A ndiheni nervoz?
Nuk shoh arsye. Jam shumë i ngarkuar dhe po analizoj situatën shumë qartësisht. Më pas ndeshjet jetohen me pasion, së bashku me djemtë, që përpiqen të ndihmojnë me sugjerime dhe iniciativa.

A ekziston frika brenda ekipit për shkak të akteve terroriste?
Duhet të mendojmë për ndeshjet! Për të tjerat besoj se policia do të garantojë sigurinë maksimale përgjatë kampionatit.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025
AKTUALITET

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025
NDRYSHE

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025
AKTUALITET

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025
BOTA

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025
AKTUALITET

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025
Para

Thaçi në Lens, ngre flamurin shqiptar me Noizy, Mc Kresha e Destanin (FOTO)

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com