Një i sëmurë me diabet, më shumë se një kufizim ushqimor, kërkon ndryshim të stilit të jetesës, i cili duhet orientuar jo drejt kufizimit të ushqimit, por drejt menaxhimit më të mirë të mënyrës së të ushqyerit, ku një rol të rëndësishëm luan përcaktimi i rregullt i vakteve dhe sasisë së ushqimeve që duhen ngrënë në secilin vakt. Dieta ka shumë rëndësi në mjekimin e diabetit.
Disa persona me diabet arrijnë vlera normale të sheqerit në gjak kur ndjekin dietën specifike të rekomanduar për çdo person me diabet. Dieta e personave diabetikë varet nga metabolizmi bazal, nga koeficienti i masës trupore BMI i cili përcaktohet nga pesha dhe gjatësia e personit)si dhe nga aktiviteti i tij fizik.
Një person diabetik duhet të konsumojë 3 vaktet kryesore dhe 2-3 vakte të ndërmjetme. Shumë e rëndësishme është që vaktet të merren pothuajse në të njëjtën orë çdo ditë dhe hapësira nga vakti në vakt të jetë e njëjtë.
Ja dieta që rekomandoj unë për diabetikët:
Dita e parë
Mëngjesi: Çaj jeshil, bukë e zezë, 1 copë djathë deleje
Dreka: Sallatë me fara soje dhe limon, 2 kokrra vezë të ziera jo shumë, perime dhe thjerrëza me erëza, sallatë jeshile, 25 gr bukë e zezë
Pasdite: Komposto molle ( pa sheqer të shtuar)
Darka: Sallatë me lakër të kuqe, 1 fetë proshutë pa dhjamë, pak fistiqe, 1 gotë kos pa yndyrë
Dita e dytë
Mëngjesi: Lëng molle, drithëra me krunde dhe qumësht soje
Dreka: Supe krem bizelesh, fileto merluci 100 gr, sallatë jeshile, 25 gr bukë e zezë
Pasdite: Kumbulla dhe lajthi
Darka: Copëza pule me salcë djegëse 100 gr, perime të stinës gjysmë të pjekura, 25 gr bukë e zezë, një copë djathë, 1 kokërr dardhë
Dita e tretë
Mëngjesi : 1 kokërr vezë e zier, 25 gr bukë e zezë, çaj jeshil
Paradite : Gjysmë kokrre qitro
Dreka: Fileto viçi në zgarë 100 gr, makarona al dente me kërpudha, sallatë jeshile, kivi dhe qitro
Pasdite: Fara tërshërë me çokollatë
Darka: Supë me karota, presh dhe selino të bardhë, salmon krudo, pure bizelesh 90 gr, 25 gr bukë e zezë,1 lugë salcë kosi
Dita e katërt
Mëngjesi: 1 fetë bukë thekre me 1 copë djathë dhie, 1 gotë lëng molle
Paradite: 1 portokall
Dreka: Sardele të shoqëruara me gjethe dafine dhe erëza, pule me fasule të bardha, sallatë jeshile
Pasdite: Qitro dhe kivi
Darka: Bollgur 90 gr dhe sallatë domatesh, mish lepuri 100 gr në furrë me kërpudha e parmixhiano, 25 gr bukë e thekur, komposto me bajame, fistikë e boronica
Dita e pestë
Mëngjesi: Një vezë e zier, një fetë të thekur, lëng portokalli
Paradite: ½ banane
Dreka: Mish i bardhë pule 100 gr, kungull i mbushur me qepë e domate,sallatë me fasule të kuqe dhe speca
Pasdite: Fruta të kuqe
Darka: Supë me perime, 25 gr bukë e zezë, mish viçi me perime të stinës
Dita e gjashtë
Mëngjesi: Kos me rrush të thatë, çaj jeshil
Paradite: 2 kajsi
Dreka: Mëlçi viçi, sallate perimesh,1 fetë bukë e thekur
Pasdite: Muesli-ushqim i përbërë nga tërshërë,fruta të freskëta dhe të thata
Darka: Sallatë rukola, avokado, kastravec, ullinj, mashurka, fileto peshku në avull
Dita e shtatë
Mëngjesi: Omëletë me një vezë, 1 një karotë te grirë dhe një kungull të njomë, 25 gr bukë e thekur
Paradite: Komposto kumbulle të thata
Dreka: Lulelakër, spinaq & brokoli të ziera shoqëruar me sallatë jeshile, krem karamel
Pasdite: Lëng qitroje dhe kivi
Darka: Ragu me mish qengji dhe domate gjysmë të pjekura, salcë kosi 1 lugë