• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Prangoset një tjetër pjesëtar i grupit të trafikut të drogës të Met Kananit

09:44 : 16/03/2019
në Lajmet e Dites
Met Kanani

Met Kanani

Një tjetër anëtar i grupit të Met Kananit ka përfunduar në pranga.

Në kuadër të operacionit “Precizioni” të nisur në vitin 2017, ka përfunduar në pranga 36 vjeçari me iniciale G.V. banues në Fier.

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e  Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj tij për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Nga operacioni i zhvilluar më 12 maj të vitit të shkuar, 18 persona përfunduan në pranga, kryesisht në Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë, Lezhë, Korçë dhe Shkodër.

Lexo edhe:

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

Kualifikueset e Botërorit/ Italia dhe Belgjika në fushë, njihuni me 6 sfidat e sotme

Sipas deklaratës së policisë në atë kohë, pjesëtarë të këtij grupi operonin në disa shtete të BE-së për trafikimin e drogave të forta, por edhe në Turqi dhe Maqedoni.

Në krye të grupit ishte Met Kanani i arrestuar nga autoritetet turke.

Sekuestrimi i tonelatave të drogës

Hetimet kanë nisur në shkurt 2017 dhe policia njofton dhe sekuestrimin e tonelatave të drogës të cilat janë trafikuar drejt BE.

Eduart Merkaj: “Arrestimi i këtyre personave, u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në bazë të materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në Shkurt të vitit 2017, ka regjistruar procedimin penal lidhur me veprat penale të ‘’Trafikimit të narkotikëve’’ kryer në bashkëpunim dhe ‘’Grup i strukturuar kriminal’’.

Arrestimet rajonin e Atikes Greqi

Në kuadër të veprimeve hetimore, me autorizim të Prokurorisë për Krime të Rënda, është shkëmbyer informacion me autoritetet policore të Greqisë, Turqisë,  Maqedonisë, Italisë me ndërmjetësimin e DEA-s, SELEC dhe oficerëve të kontaktit të vendeve respektive ku janë realizuar me sukses një sërë operacionesh policore dhe konkretisht:

Nga kryerja e aktivitetit kriminal të këtij grupi dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale me autoritetet e Hetimit Penal në Rajonin e Atikës në Greqi, më datë 4 prill 2017, është bërë arrestimi i shtetasve shqiptarë;

-Ermal Berxhi, 32 vjeç

-Astrit Gërbi, 56 vjeç

-Daniel Luka, 31 vjeç

-Luljeta Berxhi, 51 vjeçe

Këtyre shtetasve u janë sekuestruar: – 32.4 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, – 27.8 gram lëndë narkotike e llojit ‚‘‘Kokainë‘‘ – 5.845 euro.

– Në datë 21 korrik 2017, në Fier, janë sekuestruar 70 kg lëndë narkotike janë arrestuar 5 shtetas.

– Në datë 18 dhjetor 2017 në Vlorë, është bërë  arrestimi në flagrancë i shtetasit: Renato Agalliu, ku iu sekuestruan 77 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Në datë 26 janar 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore greke u bë sekuestrimi i sasisë prej 1,6 ton kanabis në Greqi, ku arrestuan 13 shtetas, nga të cilët 9 shtetas shqiptarë dhe 4 shtetas grekë.

Sendet e sekuestruara gjatë operacionit nga autoritetet greke janë:

-1.586 ton e 700 gram kanabis;

-2 gomone model YAMAHA HP me fuqi motorike 3×350 dhe 4×350;

-1 mjet tip “Toyota Avensis” me targë IMX-9454;

-7710 EURO;

-1 pistoletë model “Valther PPK-L”, kalibër 7,65 mm;

-1 pistoletë model “Pietro Berreta Garbone V.T, kalibër 7,65 mm;

-1 pistoletë bosh model “POHM”, kalibër 9 mm P.A.K;

-1 pistoletë ajër model “Walther”;

-61 fishekë kalibër 7,65,32 mm;

-37 fishekë bosh kalibër 9 mm;

-Telefona celularë.

– Në datë 23 shkurt 2018, në qytetin e Kavajës është bërë kapja në flagrancë e shtetasit Hajrulla Gjekaj, të cilit iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë me silenciator dhe me dorezë plastike të zezë, një qese plastike e bardhë me fishekë.

– Në datë 27 shkurt 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore maqedonase, në shtetin e Maqedonisë u bë kapja në flagrancë e shtetasit Mentor Muçka, në makinën e tij në cilësinë e provës materiale ju sekuestrua 85 kg lëndë narkotike e llojit  Cannabis Sativa,.

Gjithashtu, autoritetet maqedonase sekuestruan:

– Mjetin tip “Iveco Magirus”,

– 3 telefona.

Në datë 19 mars 2018, si rezultat i shkëmbimit të informacionit me autoritete policore në shtetin e Turqisë, u bë kapja në flagrancë e 11 shtetasve shqiptarë, nga ku u sekuestrua 1.1 tonë Cannabis Sativa.

Nga autoritetet policore turke në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 4 shtetas shqiptarë edhe 7 shtetas turq, mes tyre edhe kreu u grupit kriminal shtetasi Met KANANI.

Këtij grupi të strukturuar kriminal, pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis autoriteteve policore shqiptare me ato turke, gjatë vitit 2017 në 2 operacione të ndryshme në Turqi, u janë sekuestruar edhe 2.1 tonë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe janë arrestuar 7 shtetas turq dhe 4 shqiptarë, si dhe 2 shqiptarë të shpallur në kërkim.

Në Itali u janë sekuestruar 2.1 ton lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Këtij grupi më datë 20 prill 2018, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marijuanë dhe është arrestuar një shtetas si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër.

Gjate ekzekutimit të vendimit të gjykatës për arrestimin e personave të mësipërm, nga kontrollet e ushtruara janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Në banesën e shtetasit Tahir Saraçi, i cili u arrestua në flagrancë  u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 851 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Hetohen asetet 

Met Kanani njihet nga mediat turke si “Eskobari shqiptar” për shkak të famës që ai ka marrë si koka e një rrjeti të madh të trafikut të lëndëve narkotike përfshirë edhe heroinë e kokainë.

Nga operacionet e zhvilluara më herët edhe në Itali, Greqi, Turqi e Shqipëri, bandës i është sekuestruar mbi 8.4 ton kanabis me vlerë tregu 10 mln euro.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

09:25 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Italia dhe Belgjika në fushë, njihuni me 6 sfidat e sotme

09:23 : 09/06/2025
AKTUALITET

Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës, shkarkon 5 punonjës dhe drejtorin

09:20 : 09/06/2025
BOTA

Musk vazhdon “ofensivën” ndaj Trump, synon të krijojë parti dhe gjen aleatin e parë

09:08 : 09/06/2025
BOTA

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

08:52 : 09/06/2025
AKTUALITET

Pasi u mbulua nga tymi, Vlora lihet edhe pa ujë e pa drita në mes të sezonit turistik

08:48 : 09/06/2025
Para

VIDEO+FOTO/ Ja si policia kontrollon automjetet që udhëtojnë drejt Tiranës…

TË GJITHA

Hijet e një skandali, si u licensua punonjësi i asfaltit të Salillarit për të ndërtuar park fotovoltaik

09:25 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Italia dhe Belgjika në fushë, njihuni me 6 sfidat e sotme

09:23 : 09/06/2025

Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës, shkarkon 5 punonjës dhe drejtorin

09:20 : 09/06/2025

Musk vazhdon “ofensivën” ndaj Trump, synon të krijojë parti dhe gjen aleatin e parë

09:08 : 09/06/2025

Trump: Të hënën bisedime me Kinën për tarifat doganore

08:52 : 09/06/2025

Pasi u mbulua nga tymi, Vlora lihet edhe pa ujë e pa drita në mes të sezonit turistik

08:48 : 09/06/2025

Shpopullimi/ Një e treta e familjeve në Tiranë dhe Korçë me nga një person

08:35 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com