Në autostradën Lezhë- Mamurras, në fshatin Gjormë, mjeti me drejtues shtetasin A.L.30 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A.L. 48 vjeç, banues në Tiranë.
Për pasojë është lënduar shtetasja, S.Ll.19 vjeçe,banuese në Mirditë dhe shtetasi E.S.,23 vjeç, banues në Lezhë, të dy pasagjerë në mjetin me drejtues A.L., të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën
.
Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.