Edhe pse në media gjatë gjithë ditës së djeshme u raportua, se drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, ishte shkarkuar nga detyra 1 javë më parë, dhe nuk kishte lidhje me ngjarjen e djeshme tek ‘Petro Nini’, kryeministri Edi Rama dhe Rilindasit vijojnë të gënjejnë.
Në daljet e tij publike në rrjete sociale, Rama përgëzoi sjelljen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, i cili sipas kryeministrit liroi nga detyra kreun e Policisë së Tiranës, pas performancës së dobët të policisë tek Petro Nini.
‘I drejtë apo i padrejtë, qeveria nuk vendos për vendimet e Gjykatës. Ajo që ndodhi dje tek ‘Petro Nini’, policia ishte aty për të mbështetur përmbarimin për të zbatuar vendimin e Gjykatës.
Siç e nënvizoi ministri i Brendshëm, edhe pse prania e policisë ishte sjellje e ligjit, prania e saj nuk ishte aspak dinjitoze, duke krijuar skena të panevojshme, ku njerëzit shtriheshin në rrugë dhe policia nuk dinte çfarë të bënte. Reagimi dinjitoz i Ministrit të Brendshëm i cili doli në krahë të opinionit publik.
Ishte dinjitoz edhe reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, i cili reagoi duke shkarkuar Drejtorin e Policisë së Tiranës’, deklaroi Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2229135950479230/?__tn__=kC-R&eid=ARDu1jPoNEYzJv_v9imzo1J9P1c6CzFhqYa5ENrTM4St0nJvE9M5StsEnSqSwbs0VLwUMfGwEMEdoEVQ&hc_ref=ARSYjLcN5DTEjOQYfBlVa-VffFl4RZVDhDwEm7flauj3gyX-CWK0KMJCZFLufbj9BSE&__xts__[0]=68.ARAUoYcEeCGuP3oOnjZkdoMkP3vacqLyGtzhNFZc9DfNLIkzmrIVjeKW43GQ320GeAXhrJOnmK4yqjPTirUJhn6cKpo44qU-dgifIsdcCcbxoYawwLqAqHpRuosyfyI9Vz_27_7_WPTFxLII8DLt9ihPkSf9lv8F4KTfQo6ddI4dOC4g_mKE3wNg9-t5jYhVBq90yT-4KYpI9edBhZdtlT2ISTjx01FB62Y0Lr6NIhmzSwLHeq3NuMj0nydZETdwHn9jg_ReoaOi9XXPwTLwrwWX6GQ-IJpHfJzgwqpYYQvBk3plwXayRxXFc5SmDsJFNcWWHQLfZjLdCm2lGSRF12bCnPXkPZdWnUZ8W_dNcXH5_mwoi9cNAFIwIE-l













