• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

10 provat e blerjes së votës

18:55 : 11/03/2019
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Enton Abilekaj

Deri dje e tregonin përgjimet, sot e tregon opozita e re në parlament, se çfarë ka ndodhur ditët përpara 25 qershorit 2017 në shtëpitë e varfra të shqiptarëve. Ata që do të kalojnë të mërkurën korridorin e turpit, mes policëve që i mbrojnë nga votuesit, shërbejnë si provë e qartë e deformimit të vullnetit të atyre që protestojnë.

Shkoi 10 numri i deputetëve të rinj. Ata që të mërkurën do të kalojnë mes kordonit të policisë për t’u mbrotjur nga protestuesit opozitarë, do të ulen në vendet e opozitës dhe do të bëjnë sikur. Pa thënë asnjë “Ave Maria”, jo në emër të “Babait, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë”, por në emër të nevojës urgjente të Edi Ramës për fasadë, do të pagëzohen opozitë e re.

Sigurisht që këtë nuk e beson as Edi Rama, sigurisht që nuk e besojnë as ata vetë që janë opozitë. Sepse po të ishin nuk do kishin dalë kundër vendimit të opozitës.

Edhe po të dilnin kundër vendimit të opozitës, nuk duhet të pranonin të merrnin mandatet në shkelje flagrante të nenit 164 të kodit zgjedhor që thotë fjalë për fjalë: “Mandati i deputetit, i fituar sipas neneve 162 dhe 163 të këtij Kodi, ndërpritet vetëm për shkaqet e parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës.

Lexo edhe:

Chris LaCivita: Shqipëria nuk mund të lejojë më një mandat tjetër të Edi Ramës

“Veliaj po më sheh nga qelia”/ Stresi në mitingun e PD: I thashë Noizyt je në partinë e gabuar

Nuk përbëjnë shkak për ndërprerje të mandatit marrëveshjet apo deklaratat paraprake individuale apo kolektive për heqje dorë nga mandati.

Në rastin e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, deputeti deklaron në mënyrë publike përpara komisionit përkatës të Kuvendit refuzimin për të bërë betimin ose heqjen dorë nga mandati.

Në këtë rast Kuvendi, jo më vonë se 30 ditë, njofton KQZ-në për krijimin e vakancës”. Nese do të ishin opozitarë do të kishin kërkuar mbledhje të menjëhershme të komisionit të mandateve për të shqyrtuar ligjshmërinë e shpalljes së vakancës.

Edhe nëse do ta pranonin mandatin që ua dha maxhoranca në shkelje të Kodit, duhet të ishin aty që ta kundërshtonin Ramën, t’i tundin përpara syve përgjimet e publikuara të Prokurorisë, t’i kërkonin të tërhiqej nga aventura e Asamblesë së eëruar me vota të blera dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve të lira.

Nëse do të ndanin të njëjtat shqetësime me opozitën nuk do ta lejonin procesin funeber të dukej seancë parlamentare, nuk do vraponin bashkë me rilindasit për tiu shmangur zemërimit të protestuesve.

Nuk janë opozitarë se kanë frikë nga protesta e opozitës njësoj si maxhoranca. Nëse do të ishin opozitarë nuk do të pranonin kordonet e turpshëm të policisë qe mbrojnë të zgjedhurit nga zgjedhësit.

Ata janë aty me dëshirën e Ramës, të pagëzuar nga Rama. Ata janë aty për ngazëllimin e një njeriu të poshtëruar nga opozita e vërtetë, që po mundohet të themelojë një opozitë pa vezë dhe pa bojë, por me kokën ulur dhe me gojën mbyllur.

Kjo e shpjegon arsyen pse Kuvendi, në shkelje të Kodit Zgjedhor, nxitoi t’i sjellë në vendet bosh të opozitës. Të gjitha këto dihen, maxhoranca i joshi deputetët e opozitës të kalonin në anën e tij.

Disa me para, disa me interesa të tjera, disa duke u përkedhelur ëndrrën e parealizuar për tu bërë deputet. Në mes të kryeqytetit, mu në atë që quhet tempulli i Demokracisë, në mes të ditës, përpara kamerave dhe syve të gjithë shqiptarëve, Edi Rama joshi 10 burra dhe gra, mori 10 vota përfaqësimi.

Po ditët e fushatës elektorale, në mes të natës, atje ku nuk ka as kamera sigurie, madje as drita nëpër shtigjet e fshatit, ku askush nuk sheh dhe ku njerezit vuajnë për bukën e gojës?

Cfarë ka ndodhur? Deri dje e tregonin përgjimet, sot e tregon opozita e re në parlament, se çfarë ka ndodhur ditët përpara 25 qershorit 2017 në shtëpitë e varfra të shqiptarëve. Ata që do të kalojnë të mërkurën korridorin e turpit, mes policëve që i mbrojnë nga votuesit, shërbejnë si provë e qartë e deformimit të vullnetit të atyre që protestojnë.

Zbardhën para kohe dosjet 339/1 dhe 184, u treguan shqiptarëve se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama për pushtet fals dhe opozitë false.

Featured image of article: 10 provat e blerjes së votës

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Chris LaCivita: Shqipëria nuk mund të lejojë më një mandat tjetër të Edi Ramës

20:37 : 09/05/2025
AKTUALITET

“Veliaj po më sheh nga qelia”/ Stresi në mitingun e PD: I thashë Noizyt je në partinë e gabuar

20:35 : 09/05/2025
AKTUALITET

Mbyllja e fushatës, deputeti britanik: Mbështeteni PD-në për një të ardhme të madhe

20:25 : 09/05/2025
SPORT

Mbrojtësi i Kombëtares e mbyll me klubin portugez: Momenti të provoj një aventurë të re

20:16 : 09/05/2025
BOTA

Avioni merr flakë në Londër, pasi piloti ngatërroi të majtën me të djathtën

20:09 : 09/05/2025
AKTUALITET

Partia Mundësia mbyll fushatën! Shehaj: Kemi filluar të shkundin politikën shqiptare

19:51 : 09/05/2025
Para

E vërteta e shkarkimit të Kastriot Skënderajt/ Sandër Lleshi kërkon t’u shesë ‘sapunin për djathë’ shqiptarëve!

TË GJITHA

Chris LaCivita: Shqipëria nuk mund të lejojë më një mandat tjetër të Edi Ramës

20:37 : 09/05/2025

“Veliaj po më sheh nga qelia”/ Stresi në mitingun e PD: I thashë Noizyt je në partinë e gabuar

20:35 : 09/05/2025

Mbyllja e fushatës, deputeti britanik: Mbështeteni PD-në për një të ardhme të madhe

20:25 : 09/05/2025

Mbrojtësi i Kombëtares e mbyll me klubin portugez: Momenti të provoj një aventurë të re

20:16 : 09/05/2025

Avioni merr flakë në Londër, pasi piloti ngatërroi të majtën me të djathtën

20:09 : 09/05/2025

Partia Mundësia mbyll fushatën! Shehaj: Kemi filluar të shkundin politikën shqiptare

19:51 : 09/05/2025

Mashtrimi/ “Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

19:50 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com