• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Muc Nano tani edhe kritikë arti: Një artist mund të jetë qen bir qeni, ama…

15:42 : 09/03/2019
në NDRYSHE, SHOW BIZ

Lexo edhe:

Ismajli tërheq vëmendje në merkato pas rënies së Empolit, 3 klube po ndjekin shqiptarin

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Mediat britanike raportuan se BBC kishte vendosur të mos transmetonte më asnjë këngë të Majkëll Xhekson deri në transmetimin e dokumentarit ku dëshmitarë okularë rrëfejnë për abuzimet që u ka bërë nga ylli i POP-it.

Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës transmetohet dokumentari “Leaving Neverland”, në të cilin dy dëshmitarë tregojnë abuzimet që i janë bërë nga Majkëll Xhekson, kur kanë qenë të vegjël, në Mbretërinë e Bashkuar BBC radio 2 nuk do të transmetojë më këngët e yllit të POP-it. Sipas mediave britanike vendimi është marrë një javë më parë, në pritje të transmetimit të dokumentarit kontrovers dhe në Britaninë e Madhe. Por menjëherë pas publikimit të këtij BBC ka përgënjeshtruar tymnajën e lajmeve mediatik.

Për Mustafa Nanon, reagimi i medias prestigjioze nuk ka qenë i duhuri, pasi sipas tij nuk mund të censurohet një gjeni. Ai e ka trajtuar këtë çështje në Monologun që mbajti sonte në studion e emisionit të tij “Provokacija”.

Mustafa Nano: Ka njerëz që do donin shumë që, në rastin e një gjeniu, personi të ishte në lartësinë e personazhit. Dhe kur nuk ndodh kështu (për mua, si rregull nuk ndodh kështu), këta njerëz s’e kanë për gjë ta hedhin gjeniun në kosh. Për ta, një gjeni që bën një krim, që mbështet një regjim shtypës, që është një baba e bashkëshort mizor, që ka një shpirt të korruptuar, nuk është më gjeni.
Mua nuk ma mbush mendjen ky arsyetim. Një gjeni mund të jetë qen bir qeni, e prapëseprapë mund të jetë një gjeni. Madje, unë jam i prirur të besoj se gjenitë fqinjërojnë më shumë se të tjerët, për arsye që nuk jam në gjendje t’i shpjegoj, me perversionin. E keni lexuar librin Beethoveni dhe Revolucioni Francez të Fan Nolit? Nëse jo, duhet ta lexoni. Është një nga gjërat më interesante të shkruara nga Noli ynë. Aty ai merret, përveç të tjerash, edhe me staturën e ulët morale të kompozitorit të madh gjerman. Dhe nuk e ka bërë këtë, besoj unë, për të baltosur Beethovenin. Pse do ta baltoste? E ka bërë për të na thënë, siç na e thotë vetë, se “njerëzit e mëdhenj janë njerëz si gjithë bota”, por edhe për të na thënë, këtë e besoj unë, se mund të qëllojë shpesh që gjenia e perversioni të rrinë bashkë.
Unë, edhe kur lexoj mbi gjeni që janë babaxhanë, të mirë, të virtutshëm, them me vete: është një përpjekje për t’i nxjerrë me pahir si mishërimin e virtutit, në mënyrë që t’i japin njerëzimit një role model, dhe kjo është një përpjekje e kuptueshme dhe e natyrshme, pasi njerëzimi nuk bën dot pa heronj, pa personazhe historikë të nxjerrë në dritë si njerëz me cilësi të rralla e të mira, ashtu si në përgjithësi nuk bën dot pa mite e legjenda.
Një gjë e tillë mund të jetë edukative, madje është edukative, sidomos për fëmijët, por ne njerëzit e rritur, ne që dimë të mendojmë, nuk është nevoja të besojmë gjëra të tilla, në një kohë që mund të bëjmë tjetrën: ta ndajmë personin nga personazhi. Mund ta denoncojmë e dënojmë personin, por le të mos i lëmë gjykimet morale mbi personin ta dëmtojnë personazhin. Një gjeni mbetet një gjeni, edhe pse mund të jetë një njeri i prapë e i lig. E jo vetëm një gjeni. Në përgjithësi, çdo arritje a shkëlqim në fushën e mendimit, të artit, të letërsisë, në daçi edhe të muzikës e sportit, nuk ka pse të bëhet pis a të zhvleftësohet për shkak të papërsosmërive morale të njeriut që i ka bërë këto arritje apo që e ka arritur këtë shkëlqim.
Këto arsyetime m’i solli në mendje një diskutim që po bëhet mbi qëndrimin që duhet mbajtur ndaj këngëve të Michael Jacksonit, tani që u zbulua, nëse mund të thuhet që u zbulua, se mbreti i Popit ka qenë një pedofil. Disa radio në Kanada e Australi kanë marrë vendimin që të mos transmetojnë më këngë të Jacksonit. U tha nga gazeta Times se edhe BBC-ja kishte marrë një vendim të ngjashëm, por ditën tjetër erdhi përgënjeshtrimi. “Ne nuk ndalojmë artistë”, thanë ata të BBC-së. Dhe shyqyr! Ç’kuptim do kishte ta ndaloje Michael Jacksonin?
Pse duhet që gjenia e tij të vuajë kusuret e perversioneve të tij? Pse ne të tjerët u dashka të mos shijojmë muzikën e tij, në një kohë që e kemi fare të thjeshtë ta ndajmë këtë muzikë nga jeta e tij e fëlligësht? Dhe kjo e fundit është e lehtë për t’u bërë. Dhe po bëhet. Askush nuk është dëgjuar të thotë këto ditë që Michael Jacksoni duhet të jetë një shembull moral. Përkundrazi, të gjithë marrin distancë prej sjelljeve, për të cilat atë po e denoncojnë. Por të ndalonim muzikën e tij për këtë shkak është si të anulonim ligjin e dytë të Newtonit, atë që thotë se Forca është baraz me Masën e shumëzuar me Shpejtësinë, në rast se historianët e biografët do të na provonin se Newtoni në një rast ka vrarë dy komshinj e në një rast tjetër ka vrarë dy kolegë. Kështu që, poshtë Michaeli, rroftë Jacksoni!/abcnews.al/

Lajme të lidhura

SPORT

Ismajli tërheq vëmendje në merkato pas rënies së Empolit, 3 klube po ndjekin shqiptarin

17:56 : 09/06/2025
BOTA

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

17:47 : 09/06/2025
RAJONI

Situata politike në Kosovë/ Andoni: Të gjitha palët kanë vepruar gabim që në fillim

17:35 : 09/06/2025
SPORT

Në Spanjë janë të bindur, këta janë dy fajtorët kryesor për humbjen në finalen ndaj Portugalisë

17:33 : 09/06/2025
AKTUALITET

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

17:14 : 09/06/2025
Para

Efektet mahnitëse të preshit, ja gjithë sëmundjet që kuron

TË GJITHA

Ismajli tërheq vëmendje në merkato pas rënies së Empolit, 3 klube po ndjekin shqiptarin

17:56 : 09/06/2025

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

17:47 : 09/06/2025

Situata politike në Kosovë/ Andoni: Të gjitha palët kanë vepruar gabim që në fillim

17:35 : 09/06/2025

Në Spanjë janë të bindur, këta janë dy fajtorët kryesor për humbjen në finalen ndaj Portugalisë

17:33 : 09/06/2025

Prokurori Hyrjet Lamaj kundërshton shkarkimin e tij në KPA

17:24 : 09/06/2025

FOTO/ Kader Kicaj mahnit me veshjen ekstravagante në festival

17:14 : 09/06/2025

Zyrtare/ Ndërpreu kontratën me Barcelonën, lojtari firmos në Madrid

17:14 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com