• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Rama i dërgon letër Nokës për muxhahedinët: Presim të vijnë 1900 brenda vitit 2016

08:34 : 09/06/2016
në POLITIKE

Lexo edhe:

Kandidatja dhe vëzhguesit e ‘Mundësia’ u përplasen me numëruesit, policia i nxjerr jasht KZAZ

KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Do të numërohen edhe zarfet e ardhura nga Greqia

Kryeministri Edi Rama, përmes një shkrese zyrtare i është përgjigjur interesit të nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka, për çështjen e muxhahedinëve.

Letra është dërguar nga Kryeministri më 22 prill të këtij viti dhe sqaron angazhimin e qeverisë për t’i dalë në krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të zhvendosur anëtarët e komunitetit iranian që jetonin në Irak.
Në letrën sqaruese, kreu i qeverisë bën me dije se numri i muxhahedinëve të ardhur nga viti 2013 e deri më tani shkon në 1001 anëtarë, ndërkohë që sipas pritshmërive të qeverisë, brenda vitit 2016 pritet të vijnë edhe 1900 muxhahedinë të tjerë. Gjatë letrës së tij, kreu i qeverisë jep edhe detaje lidhur me pranimin e këtyre grupeve dhe bashkëpunimi me organizatat partnere. Sipas Ramës, shtetasit iranianë kanë ardhur në grupe të përbërë nga 20¬120 persona dhe aktualisht gjenden të strehuar në banesa kolektive. Pas hyrjes së muxhahedinëve, qeveria ka vënë në dijeni menjëherë Shërbimin Informativ Shtetëror. Qeveria garanton se të gjithë personat e këtij komuniteti të ardhur në Shqipëri, janë integruar më së miri, kanë mësuar gjuhën dhe disa prej tyre kanë filluar edhe punë.
Letra
I nderuar zoti Noka,
Siç besoj se jeni në dijeni, edhe për shkak të detyrës që ju keni mbajtur gjatë mandatit të qeverisë së mëparshme, vendi ynë ka pasur një angazhim të kahershëm për të gjetur një zgjidhje për çështjen MEK. Duke pasur parasysh kushtet ekstreme dhe situatën e tensionuar që rrezikonte jetën e një komuniteti shtetasish iranianë, anëtarë të organizatës MEK që jetonin në Irak, Qeveria shqiptare e gjykoi të udhës të vendosej në krah të aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të ndihmuar në evakuimin urgjent të këtij komuniteti nga Iraku, përkohësisht drejt Shqipërisë.
Nga viti 2013 e deri më sot, numri i personave të ardhur në Shqipëri është 1001, ndërkohë që sipas pritshmërive tona do të jenë edhe 1900 persona të tjerë që do të mbërrijnë brenda vitit 2016. Ata kanë ardhur në grupe të vogla, të përbërë nga 20 deri në 120 vetë dhe aktualisht janë strehuar në banesa kolektive në periferi të Tiranës. Të gjithë këta persona, pjesë e organizatës MEK, vetëfincohen, ndërsa autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim të ngushtë me organizata të ndryshme ndërkombëtare, si UNHCR, IOM apo RMSA. Në momentin që këta qytetarë hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, autoritetet informojnë Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Policinë e Shtetit. Këto institucione informohen edhe për çdo lëvizje tjetër të anëtarëve të MEK apo për ndryshime të mundshme të adresës së qëndrimit në Shqipëri.
Deri më sot, vetëm një prej këtyre qytetarëve është larguar drejt Francës, sigurisht i regjistruar në sistemin TIMS, i pajisur me leje kalimi. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka lëshuar asnjë dokument udhëtimi për këta qytetarë.
Ndërkohë, çdo anëtar i organizatës MEK i ardhur në Shqipëri është pajisur me leje qëndrimi, si dhe kartë shëndetësore. Secili prej personave të mbërritur deri më tani në vendin tonë është marrë mbi baza humanitare dhe do të trajtohet sipas kuadrit ligjor në fuqi. Deri më sot, asnjë prej qytetarëve anëtarë të MEK nuk ka aplikuar për nënshtetësi shqiptare. Dëshiroj t’ju informoj se qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat e nevojshme, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë të huaj, për të qenë në lartësinë e duhur në këtë operacion humanitar të rëndësishëm.
Vlen të theksohet se deri më sot, 1001 qytetarët e ardhur në vendin tonë janë integruar më së miri në komunitet, duke mos shënuar asnjë lloj incidenti serioz. Ata kanë mësuar gjuhën shqipe dhe disa prej tyre kanë filluar punë.
Duke ju falënderuar për interesimin tuaj,
Edi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kandidatja dhe vëzhguesit e ‘Mundësia’ u përplasen me numëruesit, policia i nxjerr jasht KZAZ

14:59 : 13/05/2025
AKTUALITET

KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Do të numërohen edhe zarfet e ardhura nga Greqia

14:53 : 13/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

14:31 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i Europës/ Rrugët që do bllokohen të enjte dhe të premte

14:19 : 13/05/2025
AKTUALITET

“Statuti do të respektohet”/ A do japë dorëheqje? Ja si përgjigjet Berisha

14:14 : 13/05/2025
Lajmet e Dites

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

14:10 : 13/05/2025
Para

A janë ndarë Nora me Robertin?! Ja rrëfimi i burrit të saj

TË GJITHA

Kandidatja dhe vëzhguesit e ‘Mundësia’ u përplasen me numëruesit, policia i nxjerr jasht KZAZ

14:59 : 13/05/2025

KAS rrëzon vendimin e Celibashit: Do të numërohen edhe zarfet e ardhura nga Greqia

14:53 : 13/05/2025

VIDEO/ Merret peng dhe dhunohet me makinë i riu në Tiranë, arrestohet autori

14:31 : 13/05/2025

Tirana “paralizohet” sërish, shkak samiti i Europës/ Rrugët që do bllokohen të enjte dhe të premte

14:19 : 13/05/2025

“Statuti do të respektohet”/ A do japë dorëheqje? Ja si përgjigjet Berisha

14:14 : 13/05/2025

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

14:10 : 13/05/2025

Berisha nuk njeh zgjedhjet, lajmëron protestë në të njëjtën kohë me Samitin e BE

14:01 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com