Në një datë kaq të rëndësishme për të gjithë mësuesit dhe arsimin në përgjithësi, për cdo njeri është fat nëse gjen ende gjallë dhe në krye të detyrës mësuesin e parë.
Për këtë kreu i opozitës Lulzim Basha me sa duket ka qëlluar me shumë fat.
Ditën e sotme ai ka shfrytzuar për të suprizuar mësuesen e tij të parë në një takim të papritur për të.
“Shoqëria jonë u ka një borxh të madh brezave të tërë të mësuesve që sot në pensionet e tyre nuk mbyllin muajin. Ne duhet dhe do të bëjmë më shumë për mësuesit sot dhe nesër që të kenë paga me dinjitoze, kushte më të mira për mësimdhënie dhe trajtim dinjitoz. Sepse mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm”,- tha Basha.