Mesfushori anësor i Skënderbeut, Dejvi Bregu është mungesa e madhe e “ujqërve” në këtë vit që prej janarit, pasi 23-vjeçari u dëmtua në ndeshjen miqësore kundër Tiranës në muajin janar.
Por, duket se koha e pritjes për bardhekuqtë po vjen drejt fundit, pasi lojtari është drejt rikthimit.
Vlonjati, i cili është një pikë mjaft e rëndësishme e bardhekuqve, ka filluar prej disa javësh të punojë pjesërisht me grupin, dhe ka deklaruar se shpreson të jetë i gatshëm kundra Kukësit.
“Unë tani po rris gjendjen fizike, pasi vij nga një periudhë e gjatë jashtë fushave për shkak dëmtimi. Do të bisedoj me stafin mjekësor dhe shpresoj të jem i gatshëm për ndeshjen kundër Kukësit” – tha 23-vjeçari.