• Kontakt
Saturday, June 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Jam gati të jap më të mirën për Skënderbeun”/ Sibo: Kundër Kukësit vetëm për fitore

18:24 : 06/03/2019
në SPORT

Te Skënderbeu për të fituar sërish Uatfordin, por tani në ekipin e parë. Kjo është dëshira e Kuasi Sibos, mesfushorit ganez, që luan prej janarit në radhët e korçarëve.

Në një intervistë të dhënë për gazetën “Panorama Sport”, Sibo ka bërë analizën e kalimit te Skënderbeu nga kampionati armen, por është ndalur edhe tek aventura e tij në radhët e Uatford U-23. Për Sibon, e rëndësishme është që të tregojë vlerat e tij te korçarët dhe mbi të gjitha të ndihmojë ekipin e Skënderbeut në këtë sezon. Më pas do të mendojë edhe për të ardhmen.

Sibo, nga Armenia në Angli e më pas në Shqipëri…

Po është e vërtetë, nga Gana ku luaja me ekipin Çetah kam kaluar fillimisht në Armeni ku kam zhvilluar një sezon të mirë. Pavarësisht moshës së re, jam bërë pjesë e ekipit në formacionin bazë dhe jam i lumtur për paraqitjet që kam bërë atje, pasi në këtë skuadër më pikasën në Angli, ku u bëra pjesë e Uatfordit që më çoi për shkak të moshës në kampionatin U-23. Mund të them se është momenti kulminant i karrierës sime, pasi Premier Ligën e ëndërrojnë të gjithë.

Si u transferuat në Korçë?

Lexo edhe:

Horoskopi, 14 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit

Me Skënderbeun jam lidhur përmes menaxherit që më ka njohur me këtë ekip. Edhe Uatfordi kishte mbyllur në parim huazimin dhe unë pranova pasi mora vesh se bëhej fjalë për një skuadër cilësore që kishte luajtur edhe në Europa Ligë. Mund të them se “CV”-ja e Skënderbeut më bëri menjëherë për vete. Në Angli luaja në Premier Ligën U-23 dhe normalisht kalimi në një ligë profesioniste më bënte mjaft mirë për zhvillimin e karrierës sime.

Tani që jeni në Korçë, si ndiheni?

Sapo mbërrita te Skënderbeu jam ndjerë mirë, pasi ekipi më ka bërë menjëherë pjesë të tij. Kam gjetur këtu një grup djemsh fantastikë që më kanë mbështetur jashtëzakonisht shumë.

Sa ndryshime ka mes futbollit që ju luanit më herët dhe në Shqipëri?

Të them të drejtën futbolli në Shqipëri është në një nivel më të lartë se në Armeni. Është futboll më i shpejtë dhe më fizik se atje. Ndërsa me Anglinë, ndryshimet janë të dukshme, pasi ka më shumë cilësi edhe te kampionati U-23. Gjithsesi, nga ana fizike nuk është se ndryshojnë edhe aq shumë.

Keni ardhur për të qëndruar gjatë apo sa të mbarojë huazimi?

Unë kam ardhur këtu për të lënë shenjën time, për të ndihmuar ekipin drejt objektivave sezonalë dhe për të kapur sërish Anglinë në një të ardhme. Nuk mendoj aspak për vijimin në fund të sezonit, pasi është çështje mes klubeve. Unë mendoj vetëm për të tashmen dhe u takon klubeve të vendosin për mua. Nëse Skënderbeu kërkon të më mbajë dhe arrin akordin me Uatfordin, atëherë jam gati të qëndroj me qejf, pasi e shoh si vendin e duhur për t’u rritur dhe për të dalë sërish në futbollin e rëndësishëm europian.

Këtë javë keni një ndeshje me Kukësin, çfarë ju kanë thënë shokët? Është një ndeshje e vështirë?

Po, duke qenë se Kukësi është në vendin e dytë, bëhet fjalë për një ekip cilësor. Kam dëgjuar që është një lloj derbi edhe ky dhe jam i karikuar në maksimum për ta luajtur. Besoj se nga informacionet që kam marrë bëhet fjalë për një takim mjaft interesant, të fortë dhe të bukur.

Është një ndeshje që Skënderbeu do ta luajë për ta fituar?

Pa dyshim që po. Ne në çdo sfidë hyjmë për të fituar dhe kjo është e ditur tashmë. Nuk kemi marrë rezultatet e duhura në këto javë dhe kjo na ka mërzitur shumë. Por, në ndeshjen me Teutën besoj se bëmë kthesën e duhur edhe në aspektin psikologjik. Kështu që jemi gati për këtë takim.

Sibo është gati të shënojë sërish?

Unë jam gati të jap më të mirën për skuadrën dhe kjo nuk ka më të voglin dyshim. Jemi fillimisht për të mirën e ekipit dhe për të bërë që Skënderbeu të ecë përpara, më pas për aspektin personal. Ne veprojmë si grup dhe vetëm kështu mund të ecim përpara./PanoramaSport

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 14 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 13/06/2025
BOTA

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit

22:55 : 13/06/2025
BOTA

Irani raketa drejt Izraelit! Ushtria amerikane krah izraelitëve, ndërveprim në përballimin e sulmeve

22:46 : 13/06/2025
SPORT

Spastrime te Milani, Igli Tare “zhduk” serbin nga kuqezinjtë

22:39 : 13/06/2025
AKTUALITET

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

22:38 : 13/06/2025
BOTA

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

22:31 : 13/06/2025
Para

Shifrat e Eurostat që rrëzojnë propagandën e Ramës: Shqiptarët të dytët në botë për marrjen e nënshtetësisë evropiane

TË GJITHA

Horoskopi, 14 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 13/06/2025

Çfarë është “Flamuri i hakmarrjes” dhe pse u ngrit në Iran pas sulmit të Izraelit

22:55 : 13/06/2025

Irani raketa drejt Izraelit! Ushtria amerikane krah izraelitëve, ndërveprim në përballimin e sulmeve

22:46 : 13/06/2025

Spastrime te Milani, Igli Tare “zhduk” serbin nga kuqezinjtë

22:39 : 13/06/2025

Fati i Berishës vendoset në vjeshtë? Këlliçi: Do bëjmë një analizë të thellë…

22:38 : 13/06/2025

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

22:31 : 13/06/2025

Hakmarrja e Iranit ndaj Izraelit/ 40 persona të lënduar, dy prej tyre në gjendje kritike

22:31 : 13/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com