• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

“Afrohuni dhe shtini!”/ Fjalët e fundit të Sokol Sejkos para pushkatimit

19:23 : 06/03/2019
në NDRYSHE

Sot, 45 vjet nga pushkatimi i djaloshit 24 vjeçar Sokol Sejko/ Akti burrëror para togës së pushkatimit. Si ishin çastet e fundit të jetës së djalit të Teme Sejkos, një prej familjeve çame të masakruara nga komunizmi…

Mesnatën e 6 marsit 1974, në një vend sekret që nuk u mësua kurrë, diku në Berat, para një toge puashkatimi, kishin nxjerrë një djalë të ri 24-vjeçar për ta ekzekutuar. E kishin dënuar me vdekje. Të gjithë instancat më të larta, deri tek presidiumi i Kuvendit Popullor, e kishin miratuar dënimin e tij me vdekje. Ishte një prej gjyqeve të montuara të diktaturës. Duket se arsyeja e vërtetë e dënimit të tij me vdekje ishte hakmarrja që vijonte mbi familjen Sejko, që nga pushkatimi i dy vëllezërve çamë Teme dhe Taho Sejko e më tej, një varg tragjedish nuk do të reshtnin.

Por ky dokument i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i siguruar nga familja Sejko, dëshmon se edhe pse në një valë të gjatë e të pambarimtë të masakrave të regjimit mbi këtë familje, Sokol Sejkonë çastet e fundit të jetës, dëshmoi se ishte një djalosh trim, krenar e i papërkulur. Ai kishte përjetuar vdekjen e të atit Teme Sejko, pa mundur ta takojë e t’i mësojë as varrin, më tej zhdukjen e xhaxhait Taho Sejko edhe ai pa varr, vdekjen e xhaxhait tjetër Sulo Sejko, po nën presionin e dhunës së diktaturës, apo edhe të gjyshes së tij zemërshkrumbuar me tre djem të sakrifikuar…
Atë mesnatë para pushkatimit, siç e dëshmon edhe ky procesverbal Sokol Sejko, pa iu dridhur qerpiku në fjalët e tij të fundit, do i drejtohej togës së pushkatimit në formë sfiduese: “Afrohuni edhe pak dhe shtini!”…

Detajet e këtij procesverbali janë të dhimbshme. I zbardhur i plotë sipas origjinalit, ai publikohet sot nga “Kujto.al”, për të sjellë në vëmendje aktin guximtar të këtij djaloshi që e pa vdekjen në sy e nuk ju tremb regjimit komunist.

Lexo edhe:

Shorti i Ligës së Konferencës/ Partizani me fat, Vllaznia “peshkon” ekipin letonez

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

Process-Verbal

Mbi ekzekutimin e Sokol Teme Sejko

Në qytetin Berat, sot në orën 24:00 të datës 6 mars 1974, unë Orhan  Frashëri, prokurori i rrethit Berat, në prezencë të zv/kryetarit të Degës P.Brendshme Berat, Refat  Nenaj dhe të mjekut ligjor Andon  Koka komunikova të dënuarit Sokol Teme Sejko se kërkesa e tij për faljen e jetës i është refuzuar dhe Presidiumi i Kuvendit Popullor të R.P.Sh. me vendim nr.166/1 datë 1 mars 1974 të Gjykatës rrethit Berat që është lënë në fuqi me vendim nr.176 datë 9 shkurt 1974 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për dënim me vdekje (pushkatim). Për këtë ju pyes juve Sokol Teme Sejko se cila është fjala juaj e fundit. I dënuari me vdekje Sokol Teme Sejko tha: “Nuk kam shumë gjëra për të thënë, ashtu siç nuk më takuat kur unë isha 9 vjeç me babain tim kur u ekzekutua, po ashtu nuk më takuat edhe mua me njerëzit e familjes time.”

Dhe i dënuari Sokol Teme Sejko duke ju drejtuar skuadrës së ekzekutimit tha: “Afrohuni dhe pak dhe shtini!”……..

Më datë 6 mars 1974 në ora 24 në vendin e caktuar u bë ekzekutimi me pushkatim i Sokol Teme Sejkos dhe mjeku anatomo-patholog Andon Koka mbasi ekzaminoi kufomën e Sokol Teme Sejkosvërtetoi vdekjen……………
Zv.Kryetari i Punëve të Brendshme Berat
Refat  Nanaj
Firma

Prokurori i rrethit Berat
Orhan  Frashëri
firma

Mjeku ligjor
Andon  Koka
Firma

/KUJTO.AL/

Lajme të lidhura

SPORT

Shorti i Ligës së Konferencës/ Partizani me fat, Vllaznia “peshkon” ekipin letonez

16:19 : 17/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

16:17 : 17/06/2025
SPORT

Champions/ Hidhet shorti i raundit të parë kualifikues, njihuni me rivalin e Egnatias

16:14 : 17/06/2025
SPORT

Dështon transferimi i Dakut te Zeniti, agjenti i sulmuesit zbulon çfarë e prishi marrëveshjen

16:08 : 17/06/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga zjarri kodra me pisha e Krastës në Elbasan

16:01 : 17/06/2025
BOTA

OKB: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

16:00 : 17/06/2025
Para

Talenti korçar Jorgo Pëllumbi: Dua të “vjedh” nga Radas e Vangjeli

TË GJITHA

Shorti i Ligës së Konferencës/ Partizani me fat, Vllaznia “peshkon” ekipin letonez

16:19 : 17/06/2025

Shqipëria dhe Serbia evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli

16:17 : 17/06/2025

Champions/ Hidhet shorti i raundit të parë kualifikues, njihuni me rivalin e Egnatias

16:14 : 17/06/2025

Dështon transferimi i Dakut te Zeniti, agjenti i sulmuesit zbulon çfarë e prishi marrëveshjen

16:08 : 17/06/2025

Përfshihet nga zjarri kodra me pisha e Krastës në Elbasan

16:01 : 17/06/2025

OKB: Qendra nëntokësore iraniane Natanz u godit nga sulmet izraelite

16:00 : 17/06/2025

Analiza/ Trump duhet të marrë një vendim që çdo president modern e kishte frikë

15:58 : 17/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com